Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sot mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, zbardhet axhenda

Sot mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, zbardhet axhenda

Postuar: 11/01/2014 - 10:13

Zbardhet axhenda e mbledhjes së përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë që do të mbahet sot në orën 11.00 në Prizren. Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, ka zbardhur sot në mesditë axhendën që do të ndjekin dy qeveritë. “Ditën e nesërme (sotme), datë 11 janar 2014, ora 11.00 në qytetin e Prizrenit do të mbahet mbledhja e parë e përbashkët ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë. Pas ceremonisë së hapjes së mbledhjes nga dy kryeministrat  Hashim Thaçi dhe Edi Rama, do të vijohet me shqyrtimin e dokumentit për bashkëpunim dhe partneritet strategjik, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, i cili do të nënshkruhet nga dy kryeministrat. Mbledhja do te vijojë me shqyrtimin e disa marrëveshjeve ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për bashkëpunimin në lehtësimin e tregtisë, në fushën e transportit dhe infrastrukturës, bashkë-financim të pajisjeve mjekësore të maternitetit të Preshevës, si dhe jetësimin e bashkëpunimit në rrafshin konsullor ndërmjet dy vendeve tona. Mes dy qeverive do të bisedohet për avancimin e axhendave integruese të dy vendeve, themelimin e Komisionit të Përbashkët Teknik për përkthimin e legjislacionit të BE-së, si dhe bashkëpunimin në sferën e përafrimit të legjislacionit. Në mbledhje do të shqyrtohen dhe projekt-ide për bashkëpunim në fushat e Kulturës, Sigurisë, Energjisë dhe përmirësimit të standardeve te jetesës së shqiptarëve në rajon”, thuhet në njoftimin për media të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Ministrja kosovare për Çështjet Evropiane, Vlora Çitaku po ashtu ka bërë me dije se mbledhja e qeverive është parashikuar të mbahet diku tjetër, ndërsa Konferenca e kryeministrave në tjetër vend. “Mbledhja e përbashkët e dy qeverive do të mbahet në ‘Hotel Theranda’ dhe konferenca për mediat do të mbahet tek ‘Lidhja e Prizrenit’”, ka sqaruar ministrja kosovare, Vlora Çitaku. 
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/07/2019 - 16:37

Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko, e cila njëkohësisht është edhe kryetare e Grupit Ndërinstitucional të Punës ka njoftuar se qeveria po bën përgatitjet për hapjen e Kapitullit 24, nëse hapen negociatat me BE-në.

Postuar: 20/07/2019 - 16:17

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka reaguar sa i takon dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pos

Postuar: 20/07/2019 - 15:35

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të hetojë krimin elektoral të 30 qershorit.Opozita ka kal

Postuar: 20/07/2019 - 14:55

Kreu i LDE-së Arian Galdini ka reaguar lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i Kryem

Postuar: 20/07/2019 - 14:51

Pas aktit të dorëheqjes së parevokueshme të Ramush Haradinaj si kryeministër i Kosovës, ka ardhur

Postuar: 20/07/2019 - 14:50

Shkarkimi i Presidentit Ilir Meta duket se nuk do të jetë një proces aspak i lehtë për mazhorancë