BREAKING NEWS

“Shpërthimi u dëgjua në të gjithë Durrësin”/ Dalin detaje të reja të rënda nga atentati me eksploziv ndaj efektives së Policisë (DYSHIMET)

“Shpërthimi u dëgjua në të gjithë
x

Politike

Sot mbushen 29 vjet nga Lëvizja Studentore e Dhjetorit, kreu i FRPD shpërndan mesazhin: Jemi mirënjohës...

Sot mbushen 29 vjet nga Lëvizja Studentore e Dhjetorit, kreu i FRPD

Sot, kjo përkujtohet çdo vit në Shqipëri si Dita e Rinisë. Sot, mbushen 29 vjet nga Lëvizja Studentore e Dhjetorit dhe ka ardhur dhe një reagim nga kreu i Forumit Rinor të PD-së, Belind Këlliçi.

Në një postim në rrjetin social në Facebook, ai shprehet se i është mirënjohës brezit të shkuar të studentëve, që me forcë dhe kurajo i dha goditjen përfundimtare totalitarizmit në Shqipëri.

Postimi i plotë:

Sot kujtojmë ditën kur studentët e Dhjetorit 1990 u ngritën në protesta dhe revolta duke rrëzuar sistemin totalitar në Shqipëri. Fryma që lëvizja studentore solli në 8 Dhjetor, bëri që lëvizjes t’iu bashkoheshin edhe pedagogë dhe njerëz të tjerë. Kërkesat e tyre u pranuan nga Ramiz Alia, duke i hapur rrugën pluralizmit politik dhe lirisë së fjalës.

Ne i jemi mirënjohës brezit të shkuar të studentëve, që me forcë dhe kurajo i dha goditjen përfundimtare totalitarizmit në Shqipëri. Gëzuar Ditën e Rinisë!