BREAKING NEWS

Mjekësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë të re doktoresha e njohur (Emri)

Mjekësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë
x

Politike

Sot rekord viktimash nga Covid-19, Lulzim Basha jep alarmin: Fatkeqësisht, numrat e vërtetë që fsheh Rama janë...

Sot rekord viktimash nga Covid-19, Lulzim Basha jep alarmin: Fatkeqësisht,

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha akuzon sërish qeverinë se po fsheh numrin e vërtetë të viktimave nga koronavirusi në Shqipëri. E ndërsa sot u shënua një shifër rekord, 19 fatalitete brenda 24 orësh, Basha thotë se fatkeqësisht, numrat e vërtetë që fsheh Rama janë shumë më keq.

“U takova sot me një grup nga mjekët tanë të mrekullueshëm. Ata janë në vijën e parë të luftës me COVID. I përgëzova për përpjekjen e tyre për të shpëtuar jetë. Mjekët tanë përballen heroikisht në këtë betejë, edhe pse nuk marrin thuajse asnjë ndihmë nga qeveria. Ata më përshkruan një realitet shumë shqetësues. Sot, një numër rekord vdekjesh janë regjistruar në Shqipëri që nga marsi. Fatkeqësisht, numrat e vërtetë që fsheh Rama janë shumë më keq.

Shqipëria hyri në krizën e COVID në një situatë të vështirë, pas 7 vitesh përgjatë të cilave Rama e gjunjëzoi ekonominë dhe rrënoi sistemin tonë shëndetësor. Qytetarët e Shqipërisë janë ata që po e paguajnë çmimin e papërballueshëm. Shqipëria ka nevojë për një qeveri funksionale që punon për njerëzit dhe kujdeset për ta. Është në dorën tonë ta bëjmë realitet këtë” shkruan Basha.