BREAKING NEWS

Regjistrohen 25 raste të reja me Covid, asnjë viktimë në Shqipëri

Regjistrohen 25 raste të reja me Covid, asnjë viktimë në
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë! Ndërron jetë ish-deputeti i njohur i Partisë Demokratike

Lajm i trishtë! Ndërron jetë ish-deputeti i njohur i Partisë
x
BREAKING NEWS

Italia deklasifikon 4 mijë dokumente, mes tyre akte top sekret të misioneve në Shqipëri, në ato vite kryeministër ishte Ilir Meta, priten të zbardhen emrat e ministrave dhe magjistratëve shqiptarë

Italia deklasifikon 4 mijë dokumente, mes tyre akte top sekret të
x
BREAKING NEWS

“Rrezikojmë të njëjtin tmerr...”/ Erion Braçe thirrje urgjente të gjithë shqiptarëve: Mos keni frikë! Çohuni!

“Rrezikojmë të njëjtin tmerr...”/  Erion
x
BREAKING NEWS

Degradon keq situata/ Vazhdojnë protestat masive kundër masave anti-Covid në Gjermani, mijëra njerëz zbarkojnë në rrugë, një burrë pësoi atak kardiak teksa u arrestua nga policia (DETAJET)

Degradon keq situata/ Vazhdojnë protestat masive kundër masave
x
BREAKING NEWS

THELLOHET TRAGJEDIA! Shpërthimi i bombolës së gazit brenda hotelit në Velipojë, pas 2 vajzave ndërron jetë edhe nëna. Ja si paraqitet gjendja e djalit të vetëm të familjes që ka mbijetuar

THELLOHET TRAGJEDIA! Shpërthimi i bombolës së gazit brenda
x
BREAKING NEWS

Alarmohen qytetarët në Elbasan, zbulohet një granatë në mes të rrugës, njoftohen me urgjencë forcat xheniere

Alarmohen qytetarët në Elbasan, zbulohet një granatë në
x
BREAKING NEWS

GJKKO nuk rihapi hetimin për Fatmir Mediun, SPAK bën një tjetër lëvizje

GJKKO nuk rihapi hetimin për Fatmir Mediun, SPAK bën një
x

Politike

Sot zhvillohet takimi i shumëpritur i ministrave të Jashtëm të BE-së, vendet skeptike për negociatat e Shqipërisë presin përgjigjen e Macron

Sot zhvillohet takimi i shumëpritur i ministrave të Jashtëm

 Ndërsa na ndajnë vetëm 4 ditë nga vendimi i Këshillit Europian për hapjen ose jo të procesit të negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në, sot zhvillohet takimi i ministrave të Jashtëm të BE-së.

Pas vendimit të Bundestagut gjerman i cili i hapi dritën Shqipërisë dhe Maqedoninsë së Veriut, tani përgjigja përfundimtare pritet nga Franca. Presidenti Macron i cili është pro ngadalësimit të procesit të zgjerimit të BE-së, po bëhet pengesa kryesore për të dyja vendet për të hedhur këtë hap vendimtar në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Nuk ka pasur një deklaratë të prerë nga Macron, apo nga ministrat francezë që të pozicionohen kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por në mediat ndërkombëtare këto javë është folur për një skepticizëm të vazhdueshëm nga Parisi zyrtar.

Në pozicion pritës këto ditë të fundit kanë qëndruar Danimarka dhe Holanda, dy vende që më herët kanë dalë hapur kundër hapjes së negociatave.

Në rastin më pozitiv, për Holandën ka qenë një qëndrim ndarës mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke hapur dritën jeshile për këta të fundit dhe “ngelur në klasë” Tiranën zyrtare.

Por insistimi i Gjermanisë dhe kancelares Merkel personalisht për një “Po” si për Shqipërinë edhe për Maqedoninë e Veriut, ka bërë që këto dy vende të hezitojnë të japin veton dhe duket se deri në orën e fundit do të presin Francën.

Në varësi të vendit që do të marrë Macron, do të ketë në krahë edhe këto dy vende, të cilat paraprakisht janë për një “Jo”, por nëse Franca do të thoshte “Po”, edhe ato do t’i bashkoheshin këtij votimi pozitiv. Çështja do të trajtohet fillimisht në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare, për të kaluar më pas në Këshillin Europian.