Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Spahiu: Mos e mbaj monstrën Gruevski në pushtet, Shkupi djepi i shqiptarizmit

Spahiu: Mos e mbaj monstrën Gruevski në pushtet, Shkupi djepi i shqiptarizmit

Postuar: 11/07/2014 - 15:07

Qindra aktivistë të Aleancës KuqeZi dhe të përndjekurit politik u tubuan sot në Tiranë në të njëjtën orë me protestuesit e Shkupit. Protestuesit mbanin vetëm flamurë KuqeZi dhe simbole kombëtare duke mos lejuar asnjë flamur partiak apo simbole të huaja. Me thirrje patriotike protestuesit përshkruan një nga akset kryesore në kryeqytet dhe rrethuan ambasadën e Republikës së Maqedonisë. Kreshnik Spahiu dhe aktivistët rrethuan selinë e ambasadës Maqedonase. Me gjithë stuhinë dhe shiun e rrëmbyeshëm aktivistët protestuan për disa orë. Në tubim merrte pjesë lideri kuqezinjve Kreshnik Spahiu i shoqëruar nga liderët e ish të burgosurve politik.
 
 “Monstrat e politikës maqedonase kanë nisur nga burgosjet politike dhe dhuna shtetrore. Gruevski një ultra-nacionalist maqedonas nuk mund të qeverisi një shtet multi-etnik si Maqedonia. Qeveria monstër e Gruevskit duhet të largohet se nuk mund të mbaj me dhunë shqiptarët. Marrëveshja për të vendosur rendin publik dhe kushtetues në Maqedoni me ndihmën e policisë serbe është një formë diktati për të mbajtur shqiptarët të pushtuar nën regjimin mostër serbo-maqedonas. Policia serbe të largohet nga Maqedonia pasi në të kundër i lind e drejta policisë së Shqipërisë të garantojë jetën e shqiptarve. Kjo marrëveshje ose kërkon reciprocitet mes Maqedoni-Serbi-Shqipëri ose largim të menjëhershëm të policisë serbe. Lirimi i të burgosurve politik duhet të ndodh në mënyrë të menjëhershme përndryshe monstra Gruevski po shndërrohet në eksploziv për stabilitetin në Ballkan.
 
Aleanca KuqeZi fton të gjithë faktorin politik shqiptar që të flak flamurët e partive dhe të nënshkruaj në pakt kombëtar historik me gjithë liderët e Tiranës, Shkupit, Ulqinit, Preshevës dhe Prishtinës për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarve, pengimin e asimilimit të qyteteve etnike dhe historike shqiptare si dhe vendosjen e garancive paqësore, politike dhe diplomatike për stabilitetin, bashkimin dhe integrimin e shqiptarëve në rajon dhe Europë”. Aleanca KuqeZi po bën thirrje të vazhdueshme për të bashkuar gjithë partitë politike të majta dhe të djathta për një pakt dhe strategji kombëtare", u shpreh Spahiu.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/11/2019 - 23:55

Kamerat kanë kapur një moment të veçantë sot nga dalja e Presidentit të Republikës Ilir Meta nga

Postuar: 21/11/2019 - 22:42

Ish-deputeti i PD, Flamur Noka, i ftuar në “360 gradë”, ka deklaruar se Vettingun po

Postuar: 21/11/2019 - 22:02

Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kryeministri i ardhshëm i Kosovës ka

Postuar: 21/11/2019 - 21:53

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri publikoi sot një deklaratë për shtyp, ku

Postuar: 21/11/2019 - 21:50

I ftuar në emisionin “Open”, Albin Kurti deklaroi se ka patur gjithnjë debate të fort

Postuar: 21/11/2019 - 21:42

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kr