
Qeveria merr vendimin për ministrinë e Brendshme, ja për çfarë bëhet fjalë

Krimi në familje, policia zbardh detaje të reja: Ja si ndodhi ngjarja

Grupi i PS, kërkesë Kuvendit për ndryshimin e rendit të ditës në seancën e 7 korrikut

AMP pezullon nga detyra 5 policë në Tiranë, dyshohet se...

“Amerikanët nuk falin”, Robert Papa paralajmëron “tërmet” për Edi Ramën: Janë fakte skandaloze

Mbyti të atin në kanal, arrestohet autori në Lushnje

Tronditëse/ Krim brenda familjes, djali vret babain

Çfarë do ndodhë nesër në protestë? Zheji del me paralajmërimin e frikshëm: Mund të ketë përplasje. Ka informacion se.../ Noka: Si kurrë më parë

“SPAK do të bëjë veprime që do të cenojnë...”/ Eksperti Ervin Karamuço nxjerr prapaskenat dhe paralajmëron ‘tërmet’ në politikën shqiptare

Shkruar nga SOT.COM.AL 13 Maj 2022

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço deklaron ajo që shihet dhe s’mund të përmendet si sukses është se vettingu na ka krijuar një hendek ku gjysmën e prokurorisë kemi aktualisht në punë.
“S’mund ti kërkojmë një efektivitet më të lartë kur një prokuror dje ka pasur 300 dosje dhe sot ka 600 dosje. Shumë prej kolegëve tanë përballen çdo ditë me një ngarkesë të jashtëzakonshme, por koha ecën dhe afatet e hetimeve janë të shkurtra dhe s’po flasim për cilësi por sasi. Ka një volum të jashtëzakonshëm që kalon fillimisht nga policia pastaj nga prokuroria. Në një vit ndodhin 35 mijë krime.”, tha ai.
Më tej Karamuço shtoi se mënyra se si u krijua SPAK ka nxitur dhe një debat me BKH, e cila sot përngjan me oficerët gjyqësorë që i gjen në të gjitha prokuroritë edhe pse sipas tij nuk ishte ky qëllimi.
“Ata nuk duan struktura autonome prandaj vjen kjo përplasje, por aktualisht për shkak se kemi shumë hetime që përfshin dhe personalitete politike, SPAK është hermetizuar. BKH s’mund të jetë një paradhomë e SPAK, madje duhet ti përngjajë më shumë FBI-së amerikane. Ne nuk mund të jemi gjithë kohën nën ombrellën e SPAK, sepse ka shumë raste që BKH duhet të hetojë dhe prokurorë të SPAK. BKH ka më shumë fuqi ligjore se ajo që po ndodh në të vërtetë, ndërsa sistemi e sheh si një formë për të ndërhyrë, por ti lëmë këta njerëz të bëjnë punën e tyre, dhe vit pas viti shohim kush e ka bërë punë dhe jo.”, tha ai.
I pyetur se për çfarë u ngrit SPAK, Karamuço tha se ka dy këndvështrime që janë ai qytetar dhe ai politik.
“Nga këndvështrimi qytetar, ai ka pritur arrestime të bujshme të mirëfillta për të shkulur njëherë e mirë atë fenomen që e kemi vuajtur prej vitesh, mosndëshkimin në sfera të larta, e shikon si mangësi dhe SPAK ka të drejtën për hetim. Nga politika kjo është vënë në alarm dhe prandaj ka nisur të lëvizë. Politika nuk po merr dot asnjë informacion se çfarë po ndodh brenda SPAK sidomos me dosjet e rënda dhe kjo e ka acaruar. Ajo që mund të them unë është se SPAK nuk monitorohet vetëm nga organet shqiptare por dhe nga të huaj të cilët vazhdojnë ta ndihmojnë me pajisje dhe logjistikën e nevojshme dhe si duket SPAK po krijon një koracë të fortë dhe bërthamën e përgjimeve e ka marrë më vete, dhe duke qenë më vete ka krijuar një qark të mbyllur dhe nuk mund të çosh dot asnjë shkresë edhe firmat i vendosin vetë çdo gjë brenda asaj godine. Nuk shikoj që SPAK të jetë përdorur nga askush dhe prandaj ka nisur të futet në diskursin politik sepse e shohin si një entitet të pavarur që s’mund të ndërhyjnë. Shumë shpejt do të shihni që SPAK do të ketë veprime që do të cenojnë të gjitha kahet politike. SPAK ka qenë i mbingarkuar dhe jo i njëanshëm sepse duam apo jo veprimet e tij krijojnë një turbulencë.”, u shpreh Karamuço.
Më të lexuarat


“Kemi informacion se po bllokohen qytetarët të vijnë në protestë”, Flamur Noka lëshon paralajmërimin e fortë: Do mbajnë përgjegjësi, ata që…

Çfarë do ndodhë nesër në protestë? Zheji del me paralajmërimin e frikshëm: Mund të ketë përplasje. Ka informacion se.../ Noka: Si kurrë më parë

Skandali i inceneratorëve, reagon ministrja e Ramës dhe bën deklaratën e papritur: Lojë politike e LSI-së në prag të...

Rama përjashtoi gazetarin, vjen reagimi i fortë i 6 organizatave ndërkombëtare: Përmbahuni! Hiqni menjëherë...

Lorenc Vangjeli tregon dy emrat e politikanëve të njohur të PD-së që Berisha iu ka ndaluar të shkojnë në protestë: Ata po rrezikojnë shumë. Ja pse nuk duhet të shkojnë...

“Rama i trembur nga faktet e reja”/ PD del me deklaratën e jashtëzakonshme: Sa herë i duhet të mbulojë një skandal, shpik një ngjarje “të madhe”!

“Faleminderit që na hoqët zhabat, po pse...”, deputeti demokrat bën reagimin epik

“Rama ka urrejtje personale ndaj...”, Balliu zbulon pengun e kryeministrit dhe plas deklaratën e fortë: Nuk u bë dot kurrë...

“Emra që i njeh e gjithë Tirana, do të tronditen pushtetet”, Lorenc Vangjeli lëshon 'bombën' dhe tregon çfarë do ndodhë së shpejti: Aferë më e madhe se Inceneratorët

“Unë s'i them Berishës, Bashës e Alibeajt se ç'bëj”/ A do marr pjesë në protestën e 7 korrikut? Saimir Korreshi zbulon vendimin e tij dhe shpërthen i revoltuar
