BREAKING NEWS

Publikohet bilanci i COVID, Ministria e Shëndetësisë zbulon sa raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit

Publikohet bilanci i COVID, Ministria e Shëndetësisë zbulon sa
x

Politike

SPAK fundos ministra, Sekretarë të Përgjithshëm dhe drejtorë, Kraja lajmëron hapjen e dosjeve të tenderave, dhjetëra zyrtarë nën hetim

SPAK fundos ministra, Sekretarë të Përgjithshëm dhe

Ministra, Sekretarë të Përgjithshëm, drejtorë drejtorish, kryetarë bashkish dhe shumë funksionarë të përfshirë në abuzime tenderash rrezikojnë të fundosen nga Prokuroria e Posaçme. Kreu i SPAK, Arben Kraja ka lajmëruar dje se është shtuar ndjeshëm numri i dosjeve hetimore që kanë të bëjnë me abuzimin në tendera, duke futur në skaner shumë zyrtarë. Dje Kraja ishte në Komisionin e Ligjeve, ku propozoi që SPAK të shkojë në 20 prokurorë, për shkak të numrit të lartë të dosjeve hetimore. Ai u shpreh se SPAK është fokusuar ndjeshëm te tenderat dhe për shkak të volumit duhet staf më i gjerë. “Janë shtuar çështjet që kanë të bëjnë me prokurimet publike, pra shkeljen e barazisë në tendera. Është një numër jashtëzakonisht i madh rastesh që kërkon dhe volum pune”, tha ai. Deklarata e tij duhet se do të shqetësojë shumë emra, pasi SPAK ka në dorë disa dosje të rëndësishme ku të paditur janë ministra të qeverisë aktuale, ish-kryebashkiakë, kryebashkiakë dhe shumë funksionarë të tjerë. Vjedhjet më të mëdha në vend historikisht janë bërë përmes tenderave. Kontrolli i Lartë i Shtetit kur drejtohej nga Bujar Leskaj padiste çdo vit me dhjetëra zyrtarë, ndërsa raportoheshin miliona euro të zhdukura nga skandalet. Nëse SPAK vërtet do të hetojë me themel tenderat, atëherë pritet të ketë shumë surpriza.

Batërdia e tenderave

Kontrolli i Lartë i Shteti është institucion i cili monitoron institucionet dhe që ka zbuluar abuzime të pafundme me tenderat. Sipas të dhënave të siguruara nga gazeta për periudhën 2012 – 2019 ka pasur plot 6.2 miliardë euro dëme nga tenderat. KLSH ka konstatuar: Parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 254 miliardë lekë ose 2 miliardë euro; Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e subjekteve të audituara, në fushën e të ardhurave dhe shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve, si dhe shkelje të disiplinës buxhetore lidhur me likuidimin e shpenzimeve, keqmenaxhimin e fondeve të programuara, në shumën totale prej 521 miliardë lekë, afërsisht 4.2 miliardë euro. Në total KLSH ka konstatuar shkelje në shumën 774 miliardë lekë ose afërsisht 6,2 miliardë euro. Për të gjithë këto abuzime, KLSH në 8 vite paditi plot mbi 1 mijë persona, por shumica e tyre ia hodhën paq. Për shumë emra të njohur kallëzimet u bënë në Prokurorinë e Përgjithshme. Bëhet fjalë për periudhën deri në vitin 2017, kur ky dikaster drejtohej nga Adriatik Llalla. Si për çudi, shumica e kallëzimeve nuk shkuan në gjykatë. I vetmi që e pësoi ishte Spiro Ksera, ish-ministër i Punës. KLSH e kapi atë me abuzime me fondet dhe ai u dënua nga gjykata, por që përmes amnistive të fundvitit u lirua. Gjatë gjithë kohës kur prokuroria drejtohej nga Adriatik Llalla, i vetmi person që ka shkuar në gjykatë është Spiro Ksera, pasi të gjitha dosjet e tjera janë mbyllur. Por kreu i SPAK dje ka dhënë sinjale se çdo dosje që ka shkuar aty do të hetohet me themel dhe janë të rrekur emra shumë të njohur.