BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

SPAK gati strukturën për hetimin e pushtetarëve, ja 5 prokurorët që do të merren vetëm me hetimin e korrupsionit, nis ndarja e dosjeve

SPAK gati strukturën për hetimin e pushtetarëve, ja 5

Prokuroria e Posaçme ka bërë gati terrenin për të nisur hetimet në nivele të larta. Deri më tani, SPAK është marrë kryesisht me dosje kriminale, por tani një vëmendje e shtuar do i kushtohet luftës ndaj korrupsionit. Ditën e djeshme, Prokuroria e Posaçme zhvilloi mbledhje, ku prokurorët janë ndarë në 2 struktura, një për të hetuar korrupsionin në nivele të larta dhe një për të hetuar krimin e organizuar. Seksionet e reja u krijuan pasi u diskutuan probleme që lidhen me nevojën për rritje të efektivitetit të ushtrimit të ndjekjes penale në këtë prokurori, si dhe probleme organizative. Sa i takon hetimit të korrupsionit në nivele të larta, SPAK ka përcaktuar prokurorët që do angazhohen për hetimin e tyre dhe drejtuesin e këtij seksioni. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Prokuroria e Posaçme bën me dije se Edvin Kondili, Klodjan Braho, Enkeleda Millonai, Dritan Prençi dhe Sotir Kllapi do të jenë prokurorët që do të hetojnë politikanët e përfshirë në afera korruptive. “Sot me datën 01.06.2020 u zhvillua një mbledhje e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, ku u diskutuan probleme që lidhen me nevojën për rritje të efektivitetit të ushtrimit të ndjekjes penale në këtë prokurori, si dhe probleme organizative. Në përfundim: Duke vlerësuar faktin që specializimi për kategori të caktuara veprash penale është element thelbësor ndikues në rritjen e efikasitetit të ushtrimit të ndjekjes penale në përgjithësi; Nisur nga fakti se objekti i punës së Prokurorisë së Posaçme përfshin dy drejtime kryesore: ushtrimi i ndjekjes penale kundër krimit të organizuar dhe ushtrimi i ndjekjes penale kundër korrupsioni; Seksioni Kundër Korrupsionit: Edvin Kondili; Klodjan Braho; Enkeleda Millonai; Dritan Prençi; Sotir Kllapi”, thuhet në njoftim. Edvin Kondili u emërua edhe si Drejtues i Seksionit Kundër Korrupsionit, në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ndarja e dosjeve

Por tashmë me ndarjen e seksioneve, do nisë edhe ndarja e dosjeve që janë nën hetim nga SPAK. Të gjitha dosjet që do të hetohen nga Prokuroria e Posaçme për korrupsion në nivele të larta do të kalojnë në strukturën përkatëse. Tashmë çdo dosje që është pranë SPAK për korrupsion do të hetohet nga 5 prokurorët, Ervin Kondili, Klodjan Braho, Enkeleda Millonai, Dritan Prençi, Sotir Kllapi. Braho është prokurori i dosjes së zyrtarëve të lartë, Kondili i njohur si prokurori i kokainës së Maminasit po heton edhe dosjen e Teatrit Kombëtar.

Hetimi i krimit të organizuar

Ndërkohë që seksioni i dytë, ai i hetimit të krimit të organizuar është i përbërë nga 7 prokurorë. Struktura kundër krimit të organizuar brenda SPAK do të drejtohet nga Altin Dumani, i cili njëherazi do të jetë dhe zv.drejtues i SPAK dhe do të hetojë botën e krimit sëbashku me Vladimir Marën, Behar Dibrën, Ened Nakuçin, Doloreza Musabelliun dhe Elida Kaçkinin. Sipas SPAK eksperienca ndër vite e prokurorëve, kualifikimet dhe nevoja për një efikasitet të lartë ka sjellë këtë ndarje. Duke vlerësuar faktin që specializimi për kategori të caktuara veprash penale është element thelbësor ndikues në rritjen e efikasitetit të ushtrimit të ndjekjes penale në përgjithësi; Nisur nga fakti se objekti i punës së Prokurorisë së Posaçme përfshin dy drejtime kryesore: ushtrimi i ndjekjes penale kundër krimit të organizuar dhe ushtrimi i ndjekjes penale kundër korrupsionit.

Më të lexuarat