
"Prapaskenat" e forta nga gazetarja e njohur, zbulohet faktori që mund të përmbysë rezultatin në Shkodër

Zbulohet lëvizja e Ramës! Gazetarja zbardh detajet: Ja deputeti që lë mandatin për t’u bërë kryebashkiak (Emri)

“Si u vu në lëvizje SHBA nga korrupsioni i Ramës”, ish-deputeti plas deklaratën e fortë dhe bën denoncimin e bujshëm

Heqja e kamerave, eksperti Karamuço zbulon gabimin e madh të policisë: Operacion i gabuar, ja çfarë duhej bërë

"Ishte njeriu i afërt i Vis Martinajt"/ Artan Hoxha zbardh detajet e forta nga atentati i Ylli Brahimit: Atentatorët bllokuan valët e kamerave

"McGonigal i bëri të gjithë matufë", Likometa reagon për korrupsionin e ish-agjentit: Ka përpjekje për të njollosur Edi Ramën në SHBA

Analisti zbërthen lëvizjen e dyshimtë të Bashës: Po luan me mendjen e Berishës, në momentin...

Ramës do t’i konfiskohen dhuratat nga FBI? Ish-deputeti zbardh detaje nga hetimi: Ja çfarë pritet të ndodhë

SPAK mbyll hetimet për inceneratorin e Fierit dhe rëndon pozitat e Alqi Bllakos, ish-deputeti akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, ja si u përlanë 4 milionë euro me punë të pabëra

Shkruar nga Sidorela BRAÇJA 6 Dhjetor 2022

SPAK ka mbyllur hetimet për inceneratorin e Fierit. Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputeti i PS-së Alqi Bllako dhe 19 persona të tjerë zyrtarë dhe biznesmenë, janë dërguar në gjyq nga SPAK për dosjen e abuzimeve me incineratorin e Fierit. Hetimet gati 3-vjeçare kanë evidentuar një dëm prej 4 milionë eurosh me pagesa për punë të pa kryera dhe rreth 60 milionë lekë dëm me skemën mashtruese të rimbursimit të TVSH-së të realizuar nga bosët e incineratorëve përmes blerjeve fiktive. Prokuroria e Posaçme dërgon në gjykatë dosjen e dytë për skandalin e incineratorëve, kësaj radhe për episodet e abuzimeve në qytetin e Fierit. Rreth dy javë më parë, GJKKO firmosi 11 urdhër-arreste për inceneratorin e Fierit, 10 ‘arrest në burg’ dhe 1 në ‘arrest shtëpie’. Për 5 prej tyre vendimi u ekzekutua, teksa 5 të tjerë janë jashtë territorit të vendit. Nga hetimet e SPAK rezultoi se janë pasqyruar shërbime që nuk janë kryer në vlerën e 4 milionë eurove, vlerë e paguar nga Autoriteti Kontraktor dhe e përfituar përmes mashtrimit nga shoqëria koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k. Nga hetimet e SPAK rezultoi se Klodian Zoto, me bashkëpunëtorët, organizuan dhe vunë në funksionim skema mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar, me qëllim fitimin për llogari të inceneratorit që ka konsistuar në përfitimin e kreditimit TVSH-së. Shoqëria ka realizuar blerje fiktive nga kompanitë e personave të përfshirë në vlerë totale prej 359.4 milionë lekë dhe dëmi i shkaktuar përmes TVSH-së në buxhetin e shtetit është 60 milionë lekë.
Të arrestuarit
Në pranga përfunduan Regan Merdani, Robert Shabani, Gentian Zifla dhe Enver Sheshi, ndërsa në kërkim janë Arber Denizi, Juri Ymeraj, Silvester Dreza, Arjola Kodra, Luran Dusha dhe Giuseppe Ciaffaglione. Në mesin e të arrestuarve është Arben Dervishaj, në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve të inceneratorit të Fierit, i cili ka miratuar dhe më pas dorëzuar në institucionet shtetërore raportet për punime fiktive të shoqërisë, për shërbime që nuk janë kryer dhe pajisje që nuk janë realizuar sipas kontratës. Gjithashtu, Arben Dervishaj ka marrë përfitime të parregullta nga Klodian Zoto, aksioner kryesor i inceneratorit, përfitime të udhëtimeve të tij private, biletave avioni, qëndrimet në hotele dhe të biletave të ndeshjeve të futbollit në stadium në Itali. Zoto me administratorët e inceneratorit kanë përdorur një skemë fiktive të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së shumave monetare. Ndërkohë, ashtu siç dyshonte që në mars SPAK thotë se ka faktuar se Alqi Bllako, në atë kohë punonjës në Ministrinë e Mjedisit, ka përfituar 14.9 milionë lekë përmes pagës së të atit, Edmond Bllako, duke u paraqitur si drejtor kantieri në inceneratorin e Tiranës me pagë 6 mijë euro, me pagesa nga 2018-a në 2020.
Më të lexuarat


Berisha sulmon Yuri Kim për heshtjen ndaj skandalit “McGonigal”, e krahason me ish-agjentin e korruptuar, kërkon nga FBI që ta hetojë

Çështja “McGonigal”, Kuvendi pranon kërkesën e PD për interpelancë urgjente me Ramën, PS merr masa për të parandaluar bllokimin seancave plenare nga opozita

KLP i jep mandat drejtuesi 3-vjeçar Kledian Llahos në Sarandë, emërohen në Tiranë 13 prokurorë për Apelin

Shkëlqim Cani përfundon në SPAK për privatizimin e një furre buke, ish-ministri "mbron firmën" kundër inceneratorëve

Rama sfidon ndërkombëtarët dhe opozitën, nënshkruan marrëveshjen me sheikun arab për ndërtimin e Portit Turistik të Durrësit, ja çfarë parashikon projekti

Tjetër bonus për pensionistët në pranverë, qeveria gati propozimet për rritjen e pagës minimale dhe mbështetjen e strehimit për mjekët, ushtarakët e policët që kanë një familje të re

Nga rritja e korrupsionit, te koncesionet, BERZH prezanton raportin e tranzicionit 2022-2023 për Shqipërinë dhe "kryqëzon" qeverinë

"Prapaskenat" e forta nga gazetarja e njohur, zbulohet faktori që mund të përmbysë rezultatin në Shkodër

“Rama është nën hetim”/ Çështja McGonigal, Flamur Noka zbulon pse po hesht Basha

“Si u vu në lëvizje SHBA nga korrupsioni i Ramës”, ish-deputeti plas deklaratën e fortë dhe bën denoncimin e bujshëm
