BREAKING NEWS

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë
x
BREAKING NEWS

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët e tij japin lajmin e trishtë: Humbje e madhe! (EMRI+FOTO)

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët
x

Politike

SPAK merr në dorë dosjen e bujshme

SPAK merr në dorë dosjen e bujshme

Vrasja e biznesmenit Behar Sofia i ka kaluar SPAK-ut. Vendimi është marrë nga drejtuesja e prokurorisë së Tiranës, e cila vendosi të shpallë moskopetencën.

Prokuroria e Tiranës ka argumentuar se 4 të ndaluarit kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, ndaj dhe ia ka kaluar kompetencën strukturës së posaçme. Ende nuk dihet zyrtarisht se cili është porositësi i kësaj vrasje, por vahzdojnë hetimet intensive që tani do të jenë të drejtuara nga SPAK.

Në vendimin për moskompetencë është argumentuar se personat përgjegjës për vrasjen e Behar Sofisë kanë vepruar me role dhe detyra të ndara, duke plotësuar elementët juridik të akuzës së ?Grupit të strukturuar kriminal?, ndaj u kërkua që SPAK të vazhdojë procedurat për Ernejt Shytin, Skënder Vathin, Xhuliano Vishan dhe Leonard Xhixhan si dhe për të zbuluar personin që ka udhëruar dhe financuar vrasjen e biznesmenit Behar Sofia në 25 shkurt.

Autori i vrasjes Ernejt Shyti, u arrestua në Malin e Zi një javë pas atentatit. Ai u zbulua nga kamerat e sigurisë kur u largua nga vendi i ngjarjes mbi një biçikletë, vetëm dy minuta pas vrasjes.

Pas ndalimit në Malin e Zi Shyti tregoi se ofertën e parë për të kryer vrasjen e Sofisë e kishte marrë nga shoku i tij, Xhuljano Visha. Ky i fundit më pas e ka prezantuar me një person që e thërrisnin me nofkën ?Daja?, që më vonë rezultoi të ishte Skënder Vathi nga Fushë Kruja.

Më të lexuarat