BREAKING NEWS

Shtohen telashet për bashkëshorten e Ilir Metës, ja dosja që tregon lidhjet ruse të Monika Kryemadhit dhe pagesat nga kompanitë e njerëzve të Vladimir Putinit

Shtohen telashet për bashkëshorten e Ilir Metës, ja dosja që
x
BREAKING NEWS

Armiqtë e SHBA, Berisha e Meta të lidhur ngushtë me Moskën, ja si koalicioni i “non gratave” po shkon në zgjedhjet e 14 majit me ngjyrat e flamurit rus

Armiqtë e SHBA, Berisha e Meta të lidhur ngushtë me Moskën,
x
BREAKING NEWS

Gjykata amerikane “fundos” ish-agjentin e FBI McGonigal, Juria e Madhe në Nju Jork kërkon konfiskimin e pronave dhe zbulon fakte të reja tronditëse për Agron Nezën

Gjykata amerikane “fundos” ish-agjentin e FBI McGonigal, Juria e
x
BREAKING NEWS

SHBA thirrje qeverive partnere të izolojnë Sali Berishën, kërkohet bllokim vizash për “listën e zezë” të Amerikës

SHBA thirrje qeverive partnere të izolojnë Sali Berishën,
x
BREAKING NEWS

Fondet për rindërtimin pas tërmetit, ligji për tatimin mbi të ardhurat dhe gjendja ekonomike shkaktojnë debate të forta në Kuvend, opozita akuza qeverisë për mungesë transparence dhe shpopullimin e vendit

Fondet për rindërtimin pas tërmetit, ligji për tatimin mbi
x
BREAKING NEWS

EMRI/ Arrestimi i Lefter Allës nga SPAK, zgjidhet kryetari i ri i bashkisë së Bulqizës

EMRI/ Arrestimi i Lefter Allës nga SPAK, zgjidhet kryetari i ri i
x
BREAKING NEWS

Po Adriatik Llalla ka marrë azil politik? Kreu i SPAK zbardh detajet: Po punojmë për...

Po Adriatik Llalla ka marrë azil politik? Kreu i SPAK zbardh detajet: Po
x
BREAKING NEWS

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e Alibeajt, koalicioni Meta-Berisha vijon garën për zgjedhjet e 14 majit, Celibashi kërcënon me sanksione ata që abuzojnë me simbolet e PD

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e Alibeajt, koalicioni Meta-Berisha
x

Politike

SPAK ngre stekën/ Ambasadorja e BE zbulon arsyen e fortë përse zbarkoi në zyrën e Altin Dumanit: Çështje të bujshme që janë hapur dhe nuk mbaron këtu

SPAK ngre stekën/ Ambasadorja e BE zbulon arsyen e fortë përse

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë Christine Hohmann, ka folur lidhur me takimin që ka pasur kohëve të fundit me kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani.

Në intervistën e saj të parë të dhënë në vendin tonë pas emërimit, Hohmann shprehu bindje për ashpërsimin e luftës ndaj pandëshkueshmërisë.

Përballë gazetares Erla Mëhilli në Euronews Albania, ajo tha se: “Korrupsioni është krim, pavarësisht kush e kryen. Askush nuk duhet të jetë jashtë sistemit gjyqësor. Nuk ka rëndësi rangu apo pozita e personit. Nëse kryen krimin e korrupsionit, duhet të përgjigjesh në gjykatë. Kjo është e rëndësishme. Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Ky është parimi bazë i drejtësisë në sistemin tonë. Ne bashkëpunojmë ngushtësisht me investigimin dhe e ndihmojmë SPAK-un të ndërtojë kapacitetet investigative dhe të përmirësojë punën, pasi është një strukturë e ndërtuar rishtas. Kjo ka të bëjë, siç e thashë më parë, edhe me krijimin e historikut. Kemi pasur disa çështje të bujshme që janë hapur, por duhet të sigurohemi që nuk mbaron këtu. Pra, sërish duhet të përqendrohemi te problemi i korrupsionit, te trafiku i influences dhe jo të gjykojmë nëse është një figurë e lartë politike apo jo aq i rëndësishëm sa duhet. Korrupsioni është krim dhe duhet çrrënjosur. Prandaj na duhet SPAK-u dhe gjyqësori në tërësi për ta luftuar”, u shpreh Ambasadorja e cila u pyet nga Mëhilli edhe për një vlerësim që mund të kishte për punën e SPAK:

“Nuk më takon mua ta them pasi gjyqësori është i pavarur nga influencat politike dhe nga ne. Kjo është detyrë e prokurorëve që punojnë në SPAK të trajtojnë çështjet, ndaj nuk do t’ju them të hetojnë këtë apo atë. Nuk është puna jonë. Por në dy vjet e gjysmë ekzistencë ka pasur një ndikim shumë të madh. Është një institucion shumë i ri dhe tani duhet forcuar dhe siç e dini BKH, struktura hetimore, është ende në ndërtim. Duhet të ketë më shumë efikasitet dhe këtu presim që të forcohen dhe të përmirësojnë krijimin e historikut duke bërë më shumë”, nënvizoi Hohmann.

 

Më të lexuarat