BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës:
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me
x
BREAKING NEWS

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga  “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga 
x
BREAKING NEWS

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se të dalë në gjyq për dy çështjet e tij penale, çfarë do të dalë nga goja e ish-agjentit të FBI për kryeministrin Rama, nga vizitat në Tiranë, takimet dhe deri te bisedat e fshehta...

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se
x
BREAKING NEWS

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali Berishën: Ja çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi ish-kryeministri në Kuvend

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë të gjitha vrasjet në Tropojë, si SPAK do e “varrosë” përfundimisht ish-kryeministrin me hetimet në dosjen e “Haklajve”, Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë
x

Politike

SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministrit i merret nën hetim pasuria pas sinjaleve të shërbimeve të huaja

SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministrit i merret nën hetim pasuria

Ish-ministri i Brendshëm, Samiri Tahiri ka rënë sërish në “radarët” e Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Kur ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj u shpall në kërkim nga SPAK, socialistët dhe bashkëpunëtorët e dy ministrave të Partisë Socialiste bënin shpesh krahasim mes tyre sa i përket akuzave. Ajo që thuhej e pranohej gjerësisht ishte se vërtet Saimir Tahiri bëri burg, por pasuria e tij nuk iu prek asnjëherë. Ndonëse prapa hekurave për një farë kohe, biznese të deklaruara e të padeklaruara të tij dhe enturazhit të ish-ministrit të Brendshëm që kanabizoi Shqipërinë me bekimin e kryeministrit Edi Rama, vijonin të punonin e rriteshin qetësisht. Ndërkohë për Arben Ahmetajn në shënjestër të SPAK është vënë edhe pasuria e tij. Zyrtarisht ndaj tij rëndojnë 3 akuza; mosdeklarimi i pasurisë, korrupsioni pasiv i zyrtarëve të lartë dhe pastrimi i produkteve të veprës penale. Por hetimit pasuror duket se nuk po i shpëton dot as Saimir Tahiri, i cili prej 4 muajsh la qelitë e burgut për ta kryer në shtëpi pjesën e mbetur të dënimit pas një vendimi të diskutueshëm të Gjykatës së Elbasanit. Një burim pranë SPAK i tha Lapsi.al se ndaj ish-Ministrit të Brendshëm ka nisur një verifikim pasuror. Organi i akuzës së Prokurorisë së Posaçme po mbledh informacione brenda dhe jashtë vendit për të gjurmuar pasurinë e Saimir Tahirit e për të parë nëse ka fshehje apo elementë të pastrimit të produkteve të veprës penale.

Paralajmërimi i SHBA

Por duket sikur një goditje e tillë e pritshme ndaj Tahirit u paralajmërua ditën kur ai la burgun dhe kur nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë nuk vonuan reagimet. Ja çfarë shkroi atëherë ish-ambasadorja Yuri Kim. “Shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Këto mënyra të vjetra nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s dhe aspirantëve të BE-së dhe ato duhet të refuzohen me vendosmëri. SHBA e konsideron korrupsionin si një kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare. Ata që merren me dhënien ose pranimin e kërcënimeve dhe nxitjeve – për shembull, për të ndihmuar miqtë e fuqishëm – duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja”, shkroi ambasadorja Yuri Kim. Në të njëjtën gjatësi vale ishte edhe reagimi i Ambasadës së SHBA. “Po e ndjekim me shqetësim lirimin e Saimir Tahirit dhe kërkojmë dokumentet e procesit”, thuhej në reagimin e selisë diplomatike, e cila kishte përfaqësuesit e saj në çdo seancë të gjyqit të Saimir Tahirit.

Skema

Ndërkohë vendimi i formës së prerë për dënimin me 3 vite e 4 muaj për “shpërdorim detyre” ndaj Tahirit u dha më 4 shkurt 2022. Ndërkohë 1 vit e 4 muaj më pas ish-Ministri i Brendshëm u lirua nga burgu pas dy ekspertizave mjeko-ligjore që arsyetonin përse ai nuk mund të qëndronte më pas hekurave për pjesën e mbetur të dënimit. Në njërën prej ekspertizës thuhej se Tahiri kishte probleme shëndetësore. Në tjetrën shpjegohej se bashkëshortja e ish-ministrit nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe për pasojë, nuk kishte kush të kujdesej për fëmijët. Mbase duke qenë edhe ata në dijeni të presionit amerikan, kishin parandjerë se dalja e parakohshme nga burgu nuk do të pritej mirë nga ndërkombëtarët e posaçërisht amerikanët, si investitori kryesor i reformës në drejtësi. Mbetet tani për t’u parë se si do t’i orientojë SPAK hetimet për pasurinë e Saimir Tahirit dhe se a do të kemi një proces të dytë në Gjykatën e Posaçme ndaj ish-Ministrit të Brendshëm.

Çfarë ka ndodhur?

Nga ana tjetër, kujtojmë se disa muaj më parë Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka dërguar rekurs në Gjykatën e Lartë për ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. SPAK-u kërkon dënimin për Tahirin në lidhje me akuzat për trafikun e drogës dhe të grupit të strukturuar kriminal. “Argumentet dhe provat e pranuara nga gjykata, cilësimi si shpërdorim detyre është i gabuar. Por duhet cilësuat vepra e kryer si trafikim në kuadër të grupit të strukturuar”, thotë ndër të tjera SPAK. Në datën 4 shkurt të këtij viti, Gjykata e Posaçme la në fuqi vendimin e shkallës së parë për ish-ministrin, me ndryshimin që Tahiri do të vuaj në burg dënimin me 5 vite heqje lirie. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Tahiri do të vuajë 3 vite e 4 muaj. SPAK kërkoi 12 vite burg për Tahirin dhe ish-drejtorin e policisë Jaeld Çela. Nga ana tjetër, mbrojtja kërkoi që Tahiri të shpallej i pafajshëm. Gjykata nuk ndryshoi dënimin për ish-drejtorin e policisë së Vlorë, Jaeld Çela i dënuar po me 3 vite e 4 muaj burg.

Më të lexuarat