
Ra aksidentalisht nga pallati ku punonte, identifikohet 62- vjeçari që humbi jetën në Sarandë (foto)

Çfarë ndodhi? Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve shoqërohet në polici (emri)

Stuhi, erëra të fuqishme dhe breshër, parashikimi i motit për gjatë javës, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat

Tensionet në Veri, vjen reagimi i PDK pas deklaratave të Kurtit

Familjarët gjejnë pa shenja jete të moshuarin, dalin detajet e para (emri)

Rritja e menjëhershme e pagave, kreu i Konfindustrisë zbulon pasojat e rënda ndaj bizneseve

Analisti i njohur nuk përmbahet ndaj deputetes: Ti nuk e di me cilën parti je

'Ndizen' shpresat për azilkërkuesit shqiptarë në Britani, Home Office del me njoftimin urgjent

SPAK që e ka lënë në burg për shitblerje vote, KQZ del kundër, i jep mandatin Fredi Belerit dhe 11 kryetarëve bashkie

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Maj 2023

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dha vendimin dje për rezultatin e zgjedhjeve për 12 Këshilla Bashkiak dhe 12 mandate për kryetar bashkie. Mes tyre përfshihet edhe mandati i Himarës që e ka fituar kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë, Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg për shitblerje votash. KQZ vendosi që të miratojë rezultatin për Bashkinë Himarë, ku Fredi Beleri fitoi me 19 vota më shumë se kandidati i PS, Jorgo Goro, duke injoruar kështu vendimin e SPAK. Po ashtu u certifikua rezultati për kryetarët e bashkive Finiq (Romeo Cakuli), Selenicë (Nertil Bellaj), Dropull (Dhimitraq Toli), Kolonjë (Erion Isai), Devoll (Eduard Duro), Maliq (Gëzim Topçiu), Dimal (Juliana Memaj), Malësi e Madhe (Tonin Marinaj), Kavajë (Fisnik Qosja), Librazhd (Mariglen Disha), Pogradec (Ilir Xhakolli). Shpërndarja e mandateve sipas rezultatit zgjedhor u miratua edhe për subjektet politike të zgjedhjeve të 14 majit për Këshillat Bashkiakë të Bashkive: Himarë, Finiq, Selenicë, Dropull, Kolonjë, Devoll, Maliq, Dimal, Malësi e Madhe, Kavajë, Librazhd dhe Pogradec. Ndërkohë, nga Derviçiani, ku ishte i pranishëm në kuadër të festimeve për Javën e Kulturës Greke, konsulli grek në Gjirokastër Dimitrios Sacharidis reagoi dje për arrestimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Bejleri. Ai tha se Himara dhe njerëzit e tyre po kalojnë momente të vështira.“Jemi sot në këtë event që zhvillohet në një situatë jo të zakonshme. Dy nga patriotet tanë, Fredi Bejleri dhe Panajot Kokaveshi janë të burgosur. Njëri sikurse e dini, ka edhe probleme serioze me shëndetin. Në këto ditë, gjithçka tjetër mendojmë përveçse festimeve. Ndaj dhe sivjet organizimet janë më të kufizuara, krahasuar me vitin e kaluar. Në këto orë të vështira, mendimi ynë është me njerëzit tanë që po jetojnë këtë situatë dhe me familjet e tyre”, tha konsulli grek në Gjirokastër, Dimitrios Sacharidis. Të pranishëm në event ishin edhe kryebashkiakët e Gjirokastrës dhe Dropullit, si dhe deputeti i Vlorës Niko Guri.
Më të lexuarat


Tensionet në Veri, vjen reagimi i PDK pas deklaratave të Kurtit

Paralajmërimi për protesta, deputeti i njohur tregon 'zgjidhjen' se çfarë duhej të bënte opozita para zgjedhjeve

"BF" ankimoi rezultatin zgjedhor ndaj kësaj bashkie, KAS del me vendimin e fundit

Analisti i njohur nuk përmbahet ndaj deputetes: Ti nuk e di me cilën parti je

PD e Shkodrës i përgjigjet "dhëmbë për dhëmbë" deklaratave të Tom Doshit: Ja kur e ka zanafillën humbja e opozitës

“Pranuan bashkëpunimin me Metën”, deputetja zbulon "sekretet" brenda partisë: Ja kush e 'dërgoi' PD në katastrofë

Rinumërimi i votave përmbys rezultatin dhe i merr një tjetër këshill bashkiak PS-së (emri)

Lokalet/ Pas kërkesës së kësaj partie politike, KAS ndërmerr veprimin urgjent në Mallakastër

Tensione në veri të Kosovës/ Presidenti Begaj telefonatë urgjente me komandantin e KFOR-it, zbardhet biseda

Erion Isai del pas tre orësh nga godina e SPAK, zbulon çfarë dëshmoi
