BREAKING NEWS

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon studimin: Vdekshmëria e koronavirusit është krahasuar me vdekshmërinë që sjell një aksident automobilistik. Lajmi i mirë është që…

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon
x

Politike

SPAK rrëzon alibitë, anëtarët e komisioneve të vetingut asnjë shkelje gjatë detyrës, ja detajet e hetimeve në prapaskenë për KPA e KPK

SPAK rrëzon alibitë, anëtarët e komisioneve të vetingut

Prej gati 3 vitesh, institucionet e vetingut kanë qenë gjithmonë një tabelë qitje nga kritikët e reformës në drejtësi. Janë të shumtë ata që nuk besojnë te vetingu, ndërsa nga brenda drejtësisë gjyqtarët dhe prokurorët që sulmojnë anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit janë të shumtë. Kemi disa raste padish në gjykatë, ndërsa ka dhe nga ata që i janë drejtuar Prokurorisë së Posaçme, duke pretenduar se anëtarët e KPA dhe KPK kanë shkelur ligjin me procedurat e ndjekura gjatë ushtrimit të detyrës. Por, Luan Daci është i vetmi që ka rënë në rrjetën e SPAK, pasi pjesa tjetër duket se kanë rezultuar të pastër. Për shkak të padive dhe ankesave, SPAK ka kryer verifikimin e plot 11 komisionerëve të vetingut dhe 10 prej tyre kanë dalë tërësisht të pastër. Një ndër prokurorët që ka kryer hetime është Altin Dumani, i cili ka kontrolluar punën e Entela Çiftes, Xhensila Pines dhe Brunilda Bekteshit, të denoncuara nga ish-gjyqtari Petrit Aliaj. Sipas tij, ato kanë vepruar korrekt me ligjin. Aliaj ju drejtua SPAK me argumentin se i kishin lënë vetëm tre ditë kohë për t’u mbrojtur dhe se e kishin fyer. Ish-gjyqtari në denoncim solli në vëmendje një vendim të mëparshëm të KPK ndaj një gjyqtari të konfirmuar në detyrë, ku gjatë kontrollit të tij u lexua një raport i DSIK. Ndërsa Edvin Kondili ka hetuar kallëzimin e bërë nga Rovena Gashi, që denoncoi gjyqtarët e vetingut Natasha Mulaj, Luan Daci, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuez dhe Ina Rama. Dyshimet e Gashit për hedhjen e shortit dhe caktimin e trupës ndaj saj u konsideruan të pabazuara nga prokurori i SPAK, i cili shkruan në vendimin e mos fillimit se kreu një sërë këqyrjesh në zyrat e KPA. Edhe kjo padi është rrëzuar. Po ashtu SPAK ka rrëzuar padinë e Alaudin Malajt ndaj Lulzim Hamitaj, Etleda Çiftja dhe Suela Zhegu, kjo e fundit e akuzuar nga gjyqtari se nuk kishte raportuar në formular dënimin e bashkëshortit. Pra, SPAK duket se i ka vënë kapak ligjshmërisë së anëtarëve të vetingut, duke i mbyllur gojën edhe politikës.

Kërkesat te ndërkombëtarët

Përveç padive në SPAK, kërkesa ka pasur dhe te ONM. Ish-gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Bledar Abdullai, i cili ka kërkuar nga ONM nisjen e procedimit disiplinor për anëtaren e KPA, Natasha Mulaj (Haklaj). Zonja Mulaj është kryetare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Sipas dokumentit, Abdullai në kohën kur ka qenë gjyqtar ka gjykuar çështje të disa personave që rezultojnë familjarë të Natasha Mulajt, siç është rasti i Zylfie Haklajt, të cilën ai e dënoi me 25 vite burg për vrasje. Abdullai kërkon që anëtarja e KPA të procedohet dhe këtë ja kërkon ONM ose në të kundërt do të bëjë kallëzim në SPAK për këtë çështje. Gjyqtari u shkarkua nga KPK dhe KPA la në fuqi vendimin më 20 qershor të 2019 duke shkarkuar përfundimisht Bledar Abdullain edhe pas ankimimit. Trupi gjykues i përbërë nga Luan Daci, Albana Shtylla relatore dhe anëtarë Ina Rama, Ardian Hajdari, dhe Natasha Mulaj lanë në fuqi vendimin, por për këtë të fundit Abdullai ka kërkesa. Po ashtu ai shprehet se rezulton se dhe për vëllanë e saj, Admir Mulaj ka dhënë një vendim. Natasha Mulaj (Haklaj) është gruaja e të ndjerit Sokol Haklaj, i cili u vra në 22 qershor të 1997 në pritën e Milotit, nga ku kanë vijuar dhe hakmarrjet e familjes Haklaj, pjesë e të cilave edhe Zylfie Haklaj, e cila vrau Rasim Lumneshin e Ilir Gosturanin. Kohët e fundit të shkarkuarit nga vetingu kanë nisur të ankohen për trupat gjykuese. Rasti i Luan Dacit është më i freskëti. Edhe pse Gjykata e Shkallës së Parë e pezulloi atë nga detyra, Apeli e riktheu në detyrë. Disa emra të tjerë kanë shkuar dhe në Gjykatën Kushtetuese. Rasti tjetër është ai i Besnik Canit, por padia e tij nuk u pranua. Pra duket se kemi një luftë të fortë mes atyre që janë shkarkuar dhe atyre që po i shkarkojnë.

Më të lexuarat