BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x
BREAKING NEWS

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron fundosjen e Sali Berishës në SPAK për dosjen e vrasjeve në Tropojë: Është bërë si një qen i tërbuar që po përpiqet të hajë çdo person që i del përpara

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek ish-Kompleksi “Partizani” me të njëjtën skemë që ndoqi me Jamarbër Malltezin, zbardhen akuzat dhe dokumentet

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek
x
BREAKING NEWS

Në përgjimet e “SKY ECC” dalin gazetarë të njohur që bashkëpunojnë me krimin dhe politikanë që kanë porositur vrasje, gati të fundoset një ministër, ja prapaskenat e bujshme, flet Anduena Llabani

Në përgjimet e “SKY ECC” dalin gazetarë të
x
BREAKING NEWS

Provokon doktori i Bllokut Sali Berisha dhe sulmon ashpër LANÇ: Dita e Çlirimit dita më e zezë për shqiptarët, nuk ranë 28 mijë dëshmorë dhe pati vëllavrasje, janë shpikur beteja dhe janë trilluar histori mbi partizanët

Provokon doktori i Bllokut Sali Berisha dhe sulmon ashpër LANÇ: Dita
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa: Ja pse Sali Berisha nuk e pranon 29 Nëntorin si ditën e Çlirimit, është rreshtuar krah ballistëve dhe nazifashistëve, faktet rrëzojnë pretendimet e tij

Muharrem Xhafa: Ja pse Sali Berisha nuk e pranon 29 Nëntorin si ditën
x

Politike

SPAK rrëzon Fatmir Mediun, bie kërkesa për 90 dëshmitarët e mbrojtjes, GJKKO thërret Shkëlzen Berishën dhe 71 dëshmitarë të akuzës për aferën e “Gërdecit”

SPAK rrëzon Fatmir Mediun, bie kërkesa për 90

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pranoi ditën e djeshme zyrtarisht kërkesën e SPAK për thirrjen e Shkëlzen Berishës si dëshmitar në sallën e gjyqit në procesin ndaj Fatmir Mediut, i cili në kohën e shpërthimit të punishtes së municioneve në Gërdec ka mbajtur postin e ministrit të Mbrojtjes.

Kjo është hera e parë që Shkëlzen Berisha, djali i ish kryeministrit Sali Berisha do të thirret në GJKKO për të dhënë dëshminë e tij lidhur me demontimin e municioneve në punishten e Gërdecit, shpërthimi i të cilës më 15 mars 2008 shkaktoi 26 të vdekur dhe qindra të plagosur. Nga lista prej 90 dëshmitarë që kërkoi pala mbrojtëse e Fatmir Mediut gjykata ka hedhur poshtë thirrjen si dëshmitarëve të personaliteteve të huaja të cilat ishin në listë. Rezervimi i gjykatës për tu shprehur me vonë në lidhje me kërkesat e tjera të avokatëve të Mediut, kryesisht për pyetjen e ekspertëve që kanë kryer ekspertizën e parë të shpërthimit si dhe kryerjen e një eksperimenti nuk është pritur mirë nga avokatët e zotit Mediu.

18 tetor nis pyetja e dëshmitarëve

Sipas listës të dorëzuar nga prokurorët e çështjes në seancën e ardhshme më 18 tetor fillimisht do te pyetjen 15 dëshmitarët e parë, të thirrur nga SPAK, që janë nga kyesisht familjaret e viktimave të  tragjedisë ose personat që janë dëmtuar prej saj, nisur nga Zamira e Feruzan Durda, të cilët nga shpërthimi i Gërdecit humbën djalin. Gjykata përcaktoi se procesi për ish Ministrin e Mbrojtjes do te zhvillohet çdo të enjte ora 9. Gjykata gjithashtu caktoi dhe një ditë fikse se kur do të mbahet gjyqi ndaj Fatmir Mediut. Çdo të enjte ora 09:00. Procesi gjyqësor pritet të jetë i gjatë për shkak të listës së madhe të dëshmitarëve të cilët janë thirrur të dëshmojnë.

Reagon avokati i Mediut

Avokati i Mediut, zbuloi dje se privatisht mbrojtja e ish-ministrit ka kryer një ekspertim për shkakun e shpërthimit, dhe përsëriti se klienti i tij ka pasur rol politik. Ardian Visha tha se duhet t’iu jepet e drejta që të pyeten në gjykatë të gjithë dëshmitarët që kanë kërkuar. Sipas tij, gjykata po sillet në mënyrë subjektive. "Në listën e dëshmitarëve kemi një arsye madhore për të cilën i kemi thirrur këta dëshmitarë dhe duhet të na jepet e drejta për tu thirrur të gjithë subjektet për tu pyetur para gjykatës. Mbi aktet që gjykata vendosi të vendosë, do duhej të kishte marrë këtë vendim. Arsyet përse kemi kërkuar ri inspektim, gjykata do duhej të kishte një arsyetim refuzues. Këtë nuk e bëri që për ne është një moment i veçantë i një subjektivizmi i pamerituar. Në kërkimet tona Gjykata është e detyruar ligjërisht të shprehet me pranim ose rrëzim. Të gjithë kanë pranuar të vijnë si dëshmitar. Roli politik i ministrit s’ka të bëjë me gjithësia i atribuohet atij nga pikëpamja penale", tha Visha.  Visha sqaroi edhe përse kërkojnë riekspertim. Së pari janë thirrur 6 ekspertë të huaj ndërkohë kanë nënshkruar vetëm 3. Kjo është një problematikë e karakterit procedural. Së dyti, kemi një problem me konkluzionin e akt të ekspertimit që është i kontestueshëm, si i pamundur i realizueshëm në natyrë. Nuk është për në e vërtetë ajo që kanë nxjerrë ekspertët si shkak të ngjarjes së Gërdecit.

Pse akuzohet Mediu?

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve që është zhvilluar në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në fshatin Gërdec, në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona që kanë pasur cilësinë e ushtarakut kuadër komandues, ka nxjerrë disa akte nënligjore në kundërshtim me ligjin. Sipas SPAK, Mediu ka dëmtuar interesat e shtetit dhe ka favorizuar 2 kompanitë, 'SAC' dhe 'Albademil'. Për këtë çështje ai akuzohet për “shpërdorim detyre” referuar Kodit Penal dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

Si ndodhi tragjedia e Gërdecit?

Ishte data 15 mars (e shtunë), 2008 rreth orës 12:05, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në punishten e demontimit të armëve humbën jetën të paktën 26 persona, punëtorë të kësaj punishtjeje “vdekjeje” e fëmijë të zonës. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që shkatërroi 3000 banesa e biznese. Një “betejë” e gjatë dhe e ashpër po zhvillohet mes familjeve të viktimave, dhe drejtësisë. Fillimisht për këtë tragjedi prokuroria dërgoi 28 të pandehur në gjykatë, mes tyre edhe Mihal Delijorgjin, president i shoqërisë “Albademil”, Ylli Pinari, drejtor i kompanisë MEICO dhe Dritan Minxholli, administrator i fabrikës, të cilët janë liruar nga burgu pas kryerjes së dënimeve përkatëse. Ndërsa vijon gjyqi ndaj Fatmir Mediut, aktualisht kryetari i Partisë Republikane dhe deputet në Parlament.

Më të lexuarat