BREAKING NEWS

“Hakerat po shantazhojnë”, Eksperti i IT bën paralajmërimin e fortë: Publikimet janë mesazhe, sulmi kibernetik vazhdon

“Hakerat po shantazhojnë”, Eksperti i IT bën
x
BREAKING NEWS

“Dëm katastrofik i privatësisë”/ Eksperti i kriminalistikës ngre alarmin dhe bën paralajmërimin e fortë: Bisedat e 506 mijë shqiptarëve në WhatsApp janë nxjerrë në shitje

“Dëm katastrofik i privatësisë”/ Eksperti i
x
BREAKING NEWS

SKANDALI në Qatar/ FIFA nis hetimet ndaj kombëtares serbe, vjen reagimi i ministrit të Jashtëm: Hipokrizi, Kosova pjesë e Serbisë!

SKANDALI në Qatar/ FIFA nis hetimet ndaj kombëtares serbe, vjen
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e dy parlamenteve/ Vasili shpjegon pse braktisi seancën e përbashkët: Vëllezërit nga Kosova kanë paguar oligarkët për të ardhur në tokën amë! Ballkani Hapur tradhtia më e madhe

Mbledhja e dy parlamenteve/ Vasili shpjegon pse braktisi seancën e
x
BREAKING NEWS

“Protesta do mbahet para Kryeministrisë”, Berisha i bën thirrjen e fortë Bashkisë dhe e paralajmëron

“Protesta do mbahet para Kryeministrisë”, Berisha i bën
x
BREAKING NEWS

Presidenti Begaj merr vendimin, i jep nënshtetësinë shqiptare këngëtares Dua Lipa

Presidenti Begaj merr vendimin, i jep nënshtetësinë shqiptare
x
BREAKING NEWS

“Bojkotoi” seancën e përbashkët plenare, Berisha zbulon arsyen pse u largua nga parlamenti

“Bojkotoi” seancën e përbashkët plenare, Berisha
x
BREAKING NEWS

Rama merr fjalën në Kuvendin historik Shqipëri-Kosovë, deputetët e PD-së marrin vendimin e papritur! Çfarë ndodhi?

Rama merr fjalën në Kuvendin historik Shqipëri-Kosovë,
x

Politike

SPAK “shfryn” akuzat e Petro Koçit për marrjen e fondeve dhe kapjen e zyrtarëve nga krimi i organizuar në Fier

SPAK “shfryn” akuzat e Petro Koçit për marrjen e fondeve

SPAK nuk ka nisur procedimi penal për akuzat e ngritura nga deputeti socialist Petro Koçi. Pasi deputeti socialist Petro Koçi ka shpjeguar para hetuesve se deklarimet e tij për lidhjet dhe ndikimin e krimit të organizuar tek zyrtarët në Fier me qëllim përfitimin e fondeve publike, kanë qenë përgjithësuese, në pasqyrim të perceptimit të elektoratit, por se ai nuk di asnjë rast konkret, Prokuroria e Posaçme ka vendosur mosfillimin e procedimit penal. Deputeti i Partisë Socialiste, PS për Qarkun e Fierit, Petro Koçi bëri më 16 korrik 2021 një deklaratë publike me anë të cilës theksonte se në Fier “duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike. Me anë të një statusi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook dhe në një deklaratë për mediat, Koçi akuzoi se tenderët publikë në Fier po fitoheshin nga organizatat kriminale që operojnë në këtë zonë. Bazuar në këto deklarata publike policia referoi kallëzim më 26 korrik 2021 në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK që sqaroi atëherë se kishte filluar verifikimin e rastit. Rreth dy muaj më vonë, bazuar vetëm në një veprim hetimor, marrjen e deklarimeve të deputetit Petro Koçi në cilësinë e personit që ka dijeni mbi veprën penale, SPAK ka vendosur mosfillimin e procedimit penal. Në vendimin e mosfillimit të procedimit penal të nënshkruar nga prokurori Edvin Kondili pasqyrohen fillimisht deklaratat publike të deputetit Koçi për ndikimin e organizatave kriminale tek zyrtarët në institucionet e Fierit, si dhe për përfitimin e fondeve publike prej tyre. Bazuar në këto shpjegime të deputetit Koçi, SPAK konstaton se ai nuk disponon asnjë provë, asnjë informacion konkret, asnjë fakt dhe asnjë dëshmitar në lidhje me pretendimet e tij dhe për rrjedhojë konkludon se nuk provohet ekzistenca e ndonjë fakti penal, duke vendosur mosfillimin e procedimit penal. I pyetur lidhur me ndryshimet e deklarimeve publike me ato të dhëna në SPAK, Koçi këmbënguli se ishin të njëjta. “S’ka asnjë ndryshim mes deklaratave të mia në publik me ato në SPAK. Fenomenet janë ashtu si i kam denoncuar politikisht”, u shpreh Koçi.

Më të lexuarat