BREAKING NEWS

LSI del me bindje të plotë, paralajmëron zhvillime të reja: Do ndodhë së shpejti

LSI del me bindje të plotë, paralajmëron zhvillime të
x

Politike

“SPAK të godasë gjyqtarët dhe prokurorët, pavarësisht Vettingut”

“SPAK të godasë gjyqtarët dhe prokurorët,

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, i ftuar në A2 ka folur për situatën aktuale politike në vend sa i përket negociatave. Ai e quajti opozitën aktuale si lokomotivë drejt këtij procesi. Ish deputeti demokrat bëri thirrje gjithashtu se SPAK  të godasë këdo pavarësisht nëse ka kaluar apo jo Vettingun. 

“Gjyqtarë dhe prokurorë që largohen me prova për korrupsion qëndrojnë në shtëpi. Edi Rama është i vonuar për këtë gjë. Ne e kemi thënë këtë gjë që nga viti 2015. Edi Rama duhet të japë llogari sesi një numër gjyqtarësh dhe prokurorësh kanë kaluar Vettingun duke patur prova flagrante korrupsioni, por meqë janë të lidhur me Ramën kanë kaluar Vettingun. Duhet që SPAK, i pakapur nga Rama, të godasë këdo pavarësisht nëse ka kaluar apo jo Vettingun, por për të ka prova”.