
Ish-prokurori reagon për hetimin e iceneratorëve: SPAK thotë që s’di pronarin, shteti vijon të paguajë

“Gëlltita brisqe”/ I dënuari i rrezikshëm në burgun e Drenovës alarmon policinë

Gazetari i njohur zbulon informacionin e bujshëm: Ka ardhur një telefonatë me zërin e Vis Martinajt nga jashtë

Avokati zbulon zhvillimet e fundit për hetimet e Ahmetajt

Ish-prokurori: Ja çfarë ka sjell veçimi i Ahmetaj nga çështja e inceneratorit

A do të arrstohet Ahmetaj? Ish-prokurori plas 'bombën': Ja faktet

Gazetari del me deklaratën e fortë: Ja me cilin post drejtues kanë lidhje grupet kriminale

Bonus shtesë për pensionistët, publikohet VENDIMI i minutës së fundit

SPAK thellon hetimet për tragjedinë e Gërdecit, merr në pyetje Shkëlzen Berishën, ankth dhe frikë në radhët e familjes së ish-kryeministrit

Shkruar nga Elmas Bogdani 27 Janar 2023

Një aferë kriminale e 14 viteve më parë, më tragjikja që ka prodhuar korrupsioni i nivelit të lartë në historinë e pluralizmit shqiptar, me protagonistë në prapaskenë familjen “Berisha, që solli si pasojë 26 viktima, plagosjen mbi 200 personave dhe rrafshimin e rreth 300 shtëpive e bizneseve, ka vënë në lëvizje SPAK-un, i cili dje ka marrënë pyetje Shkëlzenin, djalin e ish-kryeministrit Berisha. Ai ka qëndruar për rreth një orë në SPAK. Një shkresë për të e dalë nga Ministria e Drejtësisë dhe komunikime intensive me persona të përfshirë ishin disa prej këtyre rasteve ka bërë SPAK-un që të mendojë se mund të jenë këto fijet që tregojnë lidhjen e tij me tragjedinë e Gërdecit. Shkëlzen Berisha ka theksuar se është pyetur për një shkresë dërguar nga ish-ministri i Drejtësisë asokohe Aldo Bumçi për ministrinë e Mbrojtjes, ku mes rreshtave ishte edhe emri i djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Shkëlzeni u pyet për bisedat edhe me Fatmir Mediun pas shpërthimit të Gërdecit dhe ka thënë se "ka folur për çështje familjare me të dhe nuk i zbulon". Ai është shprehur i habitur jashtë SPAK në prononcimin e tij për mediat, teksa tha se nuk e kupton se si ka mundësi që të njëjtët prokurorë që para 15 vitesh kur babai i tij ishte kryeministër mendonin se ai nuk kishte lidhje me këtë çështje dhe tani pas 15 vitesh mendojnë ndryshe për të. “Jam thirrur në cilësinë e një personi që ka dijeni për ngjarjen e Gërdecit. Unë s’kam lidhje me këtë ngjarje, kam përsëritur ato që thënë publikisht. Më bën përshtypje fakti se ë njëjta prokurori 15 vite më parë ka thënë që nuk i sheh të nevojshme këto deklarime”, tha ndër të tjera Shkëlzen Berisha.
Shkresa në Ministrinë e Drejtësisë me emrin e tij
Teksa foli për shkresën në ministrinë e Drejtësisë, për të cilën dëshmoi në SPAK edhe ish-ministri Aldo Bumçi, Shkëlzen Berisha mohoi të ketë lidhje me të edhe pse nuk mohoi takimet e zhvilluara në ministrinë e Drejtësisë. “S’kam asnjë lidhje me shkresën, Prokuroria duhet të thotë pas 15 vitesh kush e ka bërë atë shkrim. Mendoj që padiskutim prokuroria duhet të thotë e kujt është kaligrafia, nëse nuk është falsifikim. Në origjinal nuk ka asnjë shënim të tillë. Që unë të futem në ministrinë e Drejtësisë për të takuar miqtë e mi, nuk do të thotë të marr vendime për VKM”, u shpreh Shkëlzen Berisha. Ndër të tjera ai tha se do të vijë në SPAK sa herë Prokuroria e Posaçme ta kërkojë, si një detyrim ligjor, ndërsa u shpreh se nuk ndihet aspak i rrezikuar: “Çështja është politizuar përtej çdo limiti”, shtoi ai. Por jehonë dëshmisë në SPAK të djalit të Sali Berishës, dje i ka bërë edhe “Zëri i Amerikës”, i cili në një shkrim përmbledhës përmend gjithashtu shkresën e Ministrisë së Drejtësisë që asokohe drejtohej nga ministri Aldo Bumçi, e cila mund të rëndojë pozitat e Shkëlzen Berishës.
Shkresa “Për Shkëlzenin” dhe historia e faksit të Bumçit
Dokumenti është nisur nga zyra e ish-ministrit të Drejtësisë, Aldo Bumçi, në adresë së Ministrisë së Mbrojtjes.Faksi mban datën 13 mars të vitit 2007 dhe është shkresë e dërguar për të koordinuar punën për hartimin e vendimit të Këshillit të Ministrave: “Për procedurën e trajtimit të armëve, teknikës dhe pajisjeve të Forcave të Armatosura, të hequra nga armatimi dhe përdorimi”. Faksi i mësipërm, për të cilin ish-ministri i Drejtësisë ngulmon se është i falsifikuar, dyshohet se është protokolluar nga zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, duke i dhënë efektshmërinë e plotë ligjore, edhe pse ishte përcjellë nga zyra e ish- ministrit të Drejtësisë nëpërmjet faksit. Në këtë shkresë, Bumçi shprehet parimisht dakord me draftin për demontimin e municioneve ushtarake, ndërsa i rekomandon kolegut të tij të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, që në projektvendim të saktësohet se kush është kryetari i komisionit të tenderimit dhe të shmangen fjalët e huaja gjatë hartimit të projektit. Më 14 mars 2007, një ditë pas datës së faksit, Këshilli i Ministrave ka vendosur me iniciativë të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu të miratojë vendimin për procedurën e trajtimit të armëve, të teknikës, pajisjeve dhe municioneve të Forcave të Armatosura, të hequra nga armatimi dhe përdorimi.
Lëvizjet e SPAK tmerrojnë Berishën
SPAK po i thellon këto hetime pasi para pak javësh, edhe Aldo Bumçi, ish-ministër drejtësie në qeverisjen e Sali Berishës gjatë kohës që shpërtheu Gërdeci është marrë në pyetje nga SPAK. Për më shumë se 1 orë, Bumçi ka dhënë sqarime mbi shkresën zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, në cep të së cilës shkruhej “për Shkëlzen Berishën”. Pas 15 vjetësh, Bumçi është kujtuar të tregojë se nuk e ka shkruar ai shkresën, por që kemi të bëjmë me një falsifikim. Pra hetimi nga drejtësia e re e mbështetur fuqishëm nga amerikanët po shkon tek familja kryeministrore që ka lidhje me këtë krim të rëndë ekonomik e njerëzor. Berisha, që në emër të qeverisë pranoi dhe firmosi hapjen e fabrikës së demontimit, por as djali i tij, i cili tashmë është konfirmuar edhe zyrtarisht e privatisht nga dëshmitë e shumë bashkëpunëtorëve të tij në këtë biznes si kontrollues dhe përfitues kryesor prej këtij biznesi vrasës, nuk ishin thirrur deri më tani të ulen në tavolinën e drejtësisë, as për t'u pyetur. Por ky zhvillim pritet të sjellë zhvillime të forta, pasi thirrja e Shkëlzen Berishës është një sinjal i fortë se SPAK me presionin amerikan nga mbrapa do t’i shkojë deri në fund hetimit.Ndërkohë, thirrjen e djalit të tij në SPAK për të dhënë shpjegim në lidhje me çështjen e Gërdecit, ish-kryeministri Sali Berisha e lidh me faktin se SPAK po përdoret sipas tij, nga Rama për të hequr vëmendjen nga çështja me hetimet në SHBA me Charles McGonigal.“Përpjekje për të mjegulluar aferën Rama –McGonigal, Me instrumentalizimin e ‘SPAK-ut të partisë”, deklaroi dje për mediat Berisha nga oborri i Parlamentit. Megjithatë, duket qartë se familja “Berisha” është në ankth dhe panik.
Më të lexuarat


Ish-prokurori: Ja çfarë ka sjell veçimi i Ahmetaj nga çështja e inceneratorit

Zgjedhjet e 14 majit/ KQZ miraton listat e kandidatëve për këshillat bashkiak për 4 parti politike

Deputeti i PD-së zbulon nëse do të rikthehet në politikë Basha

Lëvizja e fundit! Rama do të bëhet “gazetar”

"Ishte një lojë bashkëpunimi me Ramën", deputeti zbulon strategjinë e PD dhe 'misionin' e Alibeajt: Nuk arriti të gjente kukulla që t’i përdorte si lolo

"Debati ka qenë i gjatë", Godole zbardh diskutimet në mbledhjen e PD: Pyetja që bëra për kandidatët e bashkive

Zyrtari i lartë europian ‘zbarkon’ në Tiranë, zbardhet axhenda

Jonila Godole tregon çfarë do të ndodh me Alibeaj pas 14 majit

Ambasadori i ri i SHBA: Ja cili është misioni im në Tiranë

Paratë ruse për Kryemadhin, Balla del me thirrjen e fortë: Bashkëshortja e ish-Presidentit, aksionere me politikanë rusë në parajsat fiskale
