BREAKING NEWS

“Kam dyshimet e mia”, Klodiana Lala tregon me çfarë përballet policia kur shkon në Nikël: I gjen shtëpitë ‘xixë’…

“Kam dyshimet e mia”, Klodiana Lala tregon me çfarë
x
BREAKING NEWS

Vjen reagimi zyrtar nga policia për krimin e dyfishtë në Vlorë: Nipi vret xhaxhin, më pas edhe veten

Vjen reagimi zyrtar nga policia për krimin e dyfishtë në
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Kim: Ky është një mesazh i fuqishëm për kundërshtarët tanë. S’mund të kërkonim më shumë se kaq

Ambasadorja Kim: Ky është një mesazh i fuqishëm për
x
BREAKING NEWS

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet sekrete”/ Artan Hoxha nxjerr informacionin e rëndësishëm, flet me emra dhe zbulon ku fshihet vrasësi i Remzi Hoxhës: Krim shtetëror!

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet
x
BREAKING NEWS

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e grabitjes së biznesmenit në Krujë dhe bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të ketë viktima!

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj Shqipërisë, hyn në fuqi menjëherë që ditën e nesërme

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për ish-kryeministrin dhe ngre alarmin për lëvizjen e fundit të Bashës

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”,
x
BREAKING NEWS

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet
x

Politike

SPAK tjetër aksion të bujshëm, bastis zyrat e Kadastrës së Tiranës, arrestohen 3 zyrtarë, nën hetim disa të tjerë

SPAK tjetër aksion të bujshëm, bastis zyrat e Kadastrës

Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuara dhe Korrupsionit nga dita në ditë po tregon se është e vendosur për të luftuar me zero tolerancë politikanët dhe zyrtarët e korruptuar. Pas disa aksioneve të pak ditëve më parë që çuan në bankën e të akuzuarve, drejtues policie, 1 zv/ministre, prokurorë, zyrtarë vendorë dhe qendrorë, si dhe krerë dhe ish-krerë bashkish, dje në mbrëmje SPAK ka ndërmarrë një tjetër operacion të bujshme, ku ka bastisur zyrat e Kadastrës së Tiranës. Mësohet se operacioni i Prokurorisë Speciale është bërë në bashkëpunim me drejtorin e Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit, ndërsa është koduar “Ndërmjetësi”, që vinte pas një hetimi për tjetërsimi pronash dhe korrupsion, të konsumuar në zyrat e Kadastrës rajonale në Tiranë.

Arrestohen 3 zyrtarë të Kadastrës

Kështu, Gazmend Canaj, Admir Burri dhe Neritan Bablusha janë tre të arrestuarit nga SPAK mbrëmjen e djeshme në operacionin që bënë në Kadastrën e Tiranës. Në njoftimin e policisë , bëhet me dije se në operacionin e djeshme janë arrestuar 3 persona, 2 janë nën hetim, një i pezulluar dhe një person tjetër i shpallur në kërkim. “Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e SPAK në Tiranë, në kuadër të Procedimit Penal të vitit 2021, pas një punë intensive disa mujore, finalizoi me sukses operacionin policor “Ndërmjetësi”. Në kuadër të operacionit u bë ekzekutimi i urdhrave të lëshuar nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, e cila ka caktuar masë sigurimi personal “Arrest në burg” ndaj shtetasve: Gazmend Canaj, 49 vjeç, banues në Tiranë; Admir Burri., 44 vjeç, banues në Tiranë; Neritan Bablusha, 52 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pezullohet nga puna një tjetër

Më tej Polica e Shtetit bën me dije se personat nën hetim janë me iniciale B.H 59 vjeç dhe G.B 58 vjeç, ndërkohë që personi i pezulluar nga detyra është Panol At-Nikolla. Personi i shpallur në kërkim është me iniciale I.A, dhe dyshohet se ka bërë veprën penale të korrupsionit. “Po në kuadër të operacionit u bë ekzekutimi i masës se sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personave nën hetim: B.H, 59 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”; G.B, 58 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Gjithashtu, u bë ekzekutimi i masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Pezullimi i ushtrimit të detyrës apo shërbimit publik” ndaj personit nën hetim: Panol At-Nikolla, 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyre punonjës i Drejtorisë Vendore të ASHK Tirane Rurale 2”, thuhet në njoftimin e policisë.