
Përçarja e thellë brenda PD-së së vulës, vjen reagimi i parë i deputetit demokrat pas dorëheqjes

Sot pretenca për Mediu, Gjykata merr vendimin e papritur për ish-ministrin

“Takoi bashkëpunëtorë në Durrës dhe...”/ Klodiana Lala zbulon lëvizjet e fundit të Vangjush Dakos pak para arrestimit nga SPAK

Thellohet përçarja e opozitës, kërcënohet Gaz Bardhi: Grupimi paramilitar po hedh në erë PD-në

Emrat/ Tensionet në PD, dy deputetë japin dorëheqjen nga Kryesia

SPAK arreston dy zyrtarë brenda Drejtorisë së Burgjeve

Nga ndërtimi i pallatit pa leje në qendër të Durrësit te tenderi me vlerë 22 mln lekë, Klodiana Lala zbardh dosjen e plotë që ‘fundosi’ ish-kryebashkiakun Vangjush Dakon

Mbledhja e Kryesisë/ Zbardhen emrat e deputetëve dhe anëtarëve që votuan pro dhe kundër hapjes së garës për kreun e PD

SPAK trondit Arben Ahmetajn, sekuestron vilat e bashkëjetueses dhe ish-gruas së tij në Hamallaj e Palasë, bllokohen fatura dhe sende personale, ish-ministri socialist në ankth

Shkruar nga Rigels Seliman 25 Mars 2023

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj po kalon ditë të vështira, ndërkohë që dje Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit i ka dhen një godite të fortë, duke e tronditur. Pas kontrollit të ushtruar pak ditë më parë, SPAK ka marrë vendimin për të sekuestruar 2 vila në kuadër të hetimit ndaj ish-ministrit të Financave dhe Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka vendosur sekuestro preventive për vilën në Palasë të ish-bashkëshortes së ish-ministrit, Albina Mançka si dhe vilën në Hamallaj në pronësi të bashkëjetueses Erjola Kodra, ku zoti Ahmetaj thotë se jeton. Më herët ish-gruaja e Arben Ahmetaj, ka deklaruar se vila nuk është pronë e saj. Gjatë marrjes në pyetje Maçka, ka pretenduar se vilën në Palasë ja ka lënë një shoqja e saj e cila jeton në Zvicër dhe pretendon se ka vetëm një banesë në ish-Bllok. Madje sipas asaj që doli dje në media, mësohet se dera e vilës në Palasë të Vlorës, një nga zonat më luksoze turistike në bregdetin e jugut, është hapur me forcë nga zjarrfikësja, ndërsa janë sekuestruar sende personale dhe fatura. Po ashtu, mësohet se janë sekuestruar fatura e dokumente në emrin e saj, që verifikojnë se banesa është në pronësi të saj. Ndërkohë mësohet se veprimet e agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit janë kryer me mbështetje të policisë së Vlorës. Mirëpo, kjo vendosmëri e SPAK për të zbardhur aferën e inceneratorëve dhe thelluar hetimet për Ahmetajn, ka zhytur këtë të fundit në ankth, pasi ai rrezikon seriozisht burgun për zullumet që ka bërë.
Çfarë ka ndodhur?
Ish-ministri socialist, Arben Ahmetaj është nën hetim nga SPAK për 4 akuza të rënda. Gazeta “SOT” mësoi ekskluzivisht se Prokuroria e Posaçme ka regjistruar ndaj tij me akuzat e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit, pastrimit të parave dhe përftimit të paligjshëm të interesave. Mësohet se SPAK ka bashkuar dy procedime ndarjen e fraksionit për inceneratorin e Elbasanit ku po hetohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion dhe pastrim parash pas kallëzimit qe i është bërë për vilën në Hamallaj. Nga ana tjetër, ish-ministri Arben Ahmetaj, i cilësoi të paligjshme kontrollet që janë bërë nga Byroja Kombëtare e Hetimit e SPAK në vilat në pronësi të bashkëjetueses së tij dhe ish gruas. Ahmetaj përmes një ankimi në GJKKO-në e Apelit thotë se e para kontrolli në një prej vilave minimalisht është anti kushtetues pasi nuk është marrë leje nga Kuvendi, duke qenë se ai është deputet dhe jeton aty. Sipas Ahmetaj njëkohësisht bashkëjetuesja nuk është informuar paraprakisht për të pasur praninë e një mbrojtësi ligjor. Në kuadër të hetimeve, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zbarkuar për kontroll në disa nga pasuritë në emër të ish-bashkëshortes së Arben Ahmetaj, Albina Mançka dhe të bashkëjetuese Erjola Hoxha. Gjatë kontrollit tek vila në zonën e Hamallajt, u sekuestruan 30 mijë euro dhe një sërë dokumentesh. Ndërkohë në shtëpinë e ish-bashkëshortes u sekuestruan vetëm disa dokumente.
Reagon Berisha
Por teksa ish-ministri socialiste ndodhet në udhëkryq, duke u përndjekur nga drejtësia dhe kundërshtarët politikë, ish-kryeministri Sali Berisha beson se deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj, i cili është nën akuzë për 4 vepra penale është larguar nga Shqipëria. Gjatë një konference për shtyp dje, Berisha theksoi se ish zv/kryeministri udhëtoi drejt Britanisë për marrëveshje me Ramën, i cili ndodhet për vizitë zyrtare. Sipas Berishës, Ahmetaj është kërcënuar nga kryeministri për të firmosur dokumente për inceneratorët dhe ish-ministri socialist ka dokumente të pakundërshtueshme që e faktojnë presionin ndaj tij. Ndërkohë Berisha, nuk kurseu as Edi Ramën, për të cilin tha se është përgjegjësi kryesor që dha fondet për sipërmarrjet e inceneratorëve. “Mediat njoftojnë se Tigri i Korrupsionit ka udhëtuar për në Londër, për një deal me Edi Ramën. Nuk mund të konfirmoj as të mohoj këtë udhëtim. Por edhe njëherë, siguroj shqiptarët se Arben Ahmetaj është një nga personat kryesorë të mega-aferës korruptive të djegësve. Por personi më kryesor, njëshi me distancë në këtë aferë, është personalisht Edi Rama. E kam përsëritur dhe e përsëris qindra herë, Edi Rama është njeriu që ka firmosur për kontratën me negociata të mbyllura në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit. Ai ka furnizuar fondin rezervë të Këshillit të Ministrave për sipërmarrjen e tij të djegësave. Edi Rama është përgjegjësi më kryesor, numër një, pasi tetë muaj përpara se të formohej sipërmarrja e Mërtirit dhe Zotos, i akordoi asaj me vendim të Këshillit të Ministrave, bonusin prej 8 pikësh, paçka se ministrja Felaj i kishte thënë se ndërmarrja nuk ekzistonte”, deklaroi ai. Po ashtu, Berisha sulmoi edhe Prokurorinë Speciale. “Edi Rama është njeriu direkt përgjegjës për djegësat sepse dokumentet faktojnë se ai i ka bërë presion Ahmetajt për të firmosur. Janë pra një seri rrethanash. Edi Rama është implikuar me thjeshtrën e tij në fushën e Porto Romanos. Një ditë vendosi që aty të ndërtohej një eko-park. Por jo vetëm kaq, por projektin e eko-parkut do e bënte si nënkontraktore, kompania ku punon thjeshtra e tij. Mirëpo SKAP-i është i partisë dhe është sot për sot, organi më i kapur në drejtësinë dhe gjithë shtetin shqiptar”, nënvizoi Berisha.
Më të lexuarat


“Mesazhi në 2019 ishte për dikë më lartë”, Artan Hoxha tregon pse Vangjush Dako është personazhi më i rëndësishëm politik, më shumë se ish-ministri i Brendshëm

Mbledhja e Kryesisë/ Zbardhen emrat e deputetëve dhe anëtarëve që votuan pro dhe kundër hapjes së garës për kreun e PD

Taulant Balla u paraqit sot në SPAK, zbulohet arsyeja

Bashkë me Vangjush Dakon, zbardhen 10 emrat e zyrtarëve që u arrestuan dje nga SPAK

Çfarë ndodhi? Taulant Balla pritet të ‘zbarkojë’ sot në SPAK

SPAK e mbylli pas hekurave, ja ku e kaloi natën e parë të burgut Vangjush Dako

“Ishte thikë pas shpine për PD”, Roland Bejko del i revoltuar pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë

Arrestimi i Vangjush Dakos nga SPAK, Andi Bushati 'zbërthen' reagimin e Ramës: Loja e fjalëve që bëri kryeministri...

“Me një gurë vrau tre zogj”, sipas Kreshnik Spahiut ja prapaskenat e forta që qëndrojnë pas arrestimeve të mazhorancës

Arrestimi i Dakos/ Baton Haxhiu zbardh skenarin dhe del me paralajmërimin e fortë: Ja çfarë do të ndodhë me politikanët që kanë dosje penale në SPAK
