BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga politika dhe i nxjerr në shesh të gjitha: Azem Hajdari më tha se ‘o do ta vras Berishën, o do më vrasë’, Ilir Meta donte të ekzekutonte Becchettin për 2  milionë euro, ja si e helmuan me kafe amb...

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset eksploziv dy banesave, policia zbardh detaje

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset
x
BREAKING NEWS

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve të publikojë emrat e ish-sigurimsave që janë pjesë e Administratës Publike

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit
x
BREAKING NEWS

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës dosjen e spiunit, dekretimi i Begajt, flirtet me Ramën dhe ambasadoren Kim xhindosën kreun e “Foltores”

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës
x
BREAKING NEWS

Detaje nga plagosja në Fushë-Krujë/ Zbardhet shkaku pse nisi sherri mes autorit dhe 55-vjeçarit ku agravoi në përdorimin e armëve. Reagon Policia

Detaje nga plagosja në Fushë-Krujë/ Zbardhet shkaku pse nisi
x
BREAKING NEWS

Ballkani era “barut”, zbardhet plani djallëzor që po përgatit Vuçiç bashkë me Putin për Kroacinë, paralajmërohen trazira, ja si situata mund të përshkallëzohet në konflikt të armatosur

Ballkani era “barut”, zbardhet plani djallëzor që po
x
BREAKING NEWS

Skenari i frikshëm në tryezën serbo-ruse, “vijat e kuqe” mes SHBA-së dhe Rusisë mund të ndezin Kosovën, Putin kërkon gjakderdhje në Ballkan

Skenari i frikshëm në tryezën serbo-ruse, “vijat e
x
BREAKING NEWS

“Zelensky është si Hitleri”, Dmitry Medvedev del me teorinë e frikshme, ja si zyrtari i lartë rus po e përgatit terrenin për të marrë vendin e Vladimir Putinit

“Zelensky është si Hitleri”, Dmitry Medvedev del me
x

Politike

Spartak Braho: Berisha vrasës, ka thirrur protestën për hallin e tij dhe kundër SHBA, ja pse më 7 korrik rrezikon të përsëritet ‘21 janari’ dhe çfarë e lidh kreun e ‘Foltores’ me Metën

Spartak Braho: Berisha vrasës, ka thirrur protestën për hallin e

Ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa ka shpërthyer në sulme e akuza të forta në adresë të kryeministrit Edi Rama, ish-kryeministrit Sali Berisha dhe çiftit presidencial, presidentin në ikje, Ilir Meta dhe kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Teksa ditën e djeshme ishte i ftuar në nj studio televizive, zoti Braho akuzoi hapur ish-kryeministri Berisha se është një kriminel i ftohë që të vret dhe nuk të qan, ndërsa theksoi se protesta e nesërme është thirrur për hallin e “Foltores” dhe Metës, duke dhënë edhe arsyet se përse 7 korrik sipas tij, rrezikon të përsërit 21 janari i vitit 2011, ku gjatë një tubimi të mbajtur nga opozita e kohës, mbetën të vrarë 4 qytetarë të pafajshëm. “Berisha ka miting në datë 7 dhe në krye të mitingut del një që është non grata. Po ky milet që i shkon nga pas nuk është në terezi mendoj. Shqipëria mund të jetë në rrezik po nuk është Berisha që e nxjerr nga rreziku. Mos të ketë asnjë iluzione se Berisha është ndryshe nga ’92, nga firmat nga 21 janari, Berisha është po ai, Berisha është kriminel i ftohë sepse ai të vret dhe nuk të qan. Ai është shpallur non grata bashke me familjen e tija dhe kërkon që të nxjerr popullin në rrugë. Ironia e kësaj është që do shkoj edhe Meta me Kryemadhin atje, krahë për krahë. Të gjithë ata janë të prekur në interesa dhe është njësoj si ai fëmija që ka frikë në pyll dhe fillon e këndon ose bërtet për të nxjerr frikën edhe këta bërtasin ne jemi opozitë sepse kanë frikë nga drejtësia”, deklaroi ai.

Legalizimi i kanabisit, Braho sulmon Ramën

Më tej ish-deputeti i PS-së, Spartak Braho ka bërë disa akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, për të cilin thotë se ka qenë fumator droge deri vonë. Sipas tij në Shqipëri gjatë viteve  2015-2017 me Ramën në pushtet u bë nami, 300-400 milionë euro nga shitja e kanabisit shkruan në bankat e Zvicrës. “Te ky përdorimi vetjak ka parasysh edhe veten e tij, se ai fumator kanabisi e droge ka qenë në rininë e tij, e deri vonë. Por, le ta pijë, punë e tij. Ne jemi të papërgatitur për legalizimin e kanabisit. E para, ekonomikisht kjo përvojë, të cilën e kali Maqedonia, nga informacioni që kam unë është një sektor që ka dalë me humbje, nuk ka sjellë gjë. Por, kjo do masa të forta. Të lejosh kultivimin industrial, thotë ai, do të thotë të marrësh masa, të kesh një siguri të plotë. Se këtu për dy vjet, 2015-2017 këtu u bë nami, me qeverisjen e Ramës u bë nami, u kanabizua Shqipëria, dhe fitoi një kategori në atë periudhë. Ikën nga 300-400 milionë euro nga shitja e kanabisit, të atyre që e lejuan në bankat e Zvicrës. Në rastin konkret ne nuk jemi të përgatitur, me ligj, se duhet ndërtuar kuadri ligjor fillimisht. Është e parakohshme, e gabuar, në këtë fazë, dhe nuk ka përvojë pozitive. Përvoja maqedonase është skandal fare”, u shpreh ai.

Ish-deputeti sulmon qeverinë për Pallatin e Brigadave

Ndërkohë ish-deputeti Braho komentoi shumë çështje të aktualitetit, duke u ndalur dhe te lajmi se Pallati i Brigadave do të jepet me koncesion nga qeveria. Lidhur me këtë, ish-deputeti Braho tha se është një vendim i gabuar, pasi ai që e merr me koncesion Pallatin e Brigadave mund të bëjë disa investime dhe pas disa vitesh ka të drejtë ta privatizojë.  “Pallati i Brigadave u ndërtua rreth viteve 35-40 dhe u konceptua si simboli i madhështisë së mbretërisë, të mbretit Zog në atë kohë, me fonde shtetërore e donacione të Italisë. Qe një vepër arkitektonike shumë e goditur, shumë e bukur. Ka një histori të asaj, sepse lidhet me periudhën e luftës. Atje qeveritë, në kohën e fashizmit, bënin mbledhjet. Madje në një mbledhje qeverie arriti të binte dhe një predhë topi e brigadave të partizanëve. Ky i jep me koncesion dhe pastaj përfundojnë në disko. Kam dyshim. Nëse e merr me qira apo me koncesion, ai kur të ketë bërë dhe disa investime, ka të drejtë edhe ta privatizojë. Më vjen keq që një vepër me vlera të përfundojë kështu. Të gjitha pritjet atje janë bërë. Ku do vejnë të futen pastaj? Në Surrel? Pastaj duhet të marrë leje nga koncesionari. Është një histori ende me të panjohura”, tha ish-deputeti.

 Drejtësia e re, makthi i politikës shqiptare

Por ish-deputeti Spartak Braho ka folur edhe për reformën në drejtësi. Ai deklaroi se këtë vend e shpëton vetëm drejtësia nëse bën punën e saj. “Rama nuk e jep dorëheqjen, këtë vend e shpëton vetëm Drejtësia nëse bën punën e saj. Si e majta, si e djathta duhet të heqin dorë nga SPAK. Këtu kam parasysh një riorganizim për të hetuar këtë skandal. Duhet të përfshihen SHISH, Prokuroria e Posaçme, Krimi Ekonomik dhe të hetohen këto skandale”, u shpreh Braho. Ish-deputeti tha më tej se ka besim se do të ecë, pasi për të është e interesuar komuniteti ndërkombëtar, por vuri në dukje mangësitë. Ai tha se mund të ishte pasur më shumë kujdes, veçanërisht në metodologjinë e aplikimit të saj sepse ka mungesa, madje sipas tij, Prokuroria sot nuk ka as letër. “Reforma në drejtësi, mund të ishte pasur më shumë kujdes, veçanërisht në metodologjinë e aplikimit të saj, mund të kishte filluar ndryshe, spastrimet, kundër korporatës kriminale të gjyqësorit apo prokurorëve të korruptuar për të mos lejuar këtë problematikë. Megjithatë kam besim të fortë që reforma do të ecë sepse për atë është e interesuar komuniteti ndërkombëtar, SHBA-të dhe struktura të tjera të Europës. Ka filluar, unë kam durim sepse e njoh mirë drejtësinë dhe psikologjinë e drejtësisë. Është detyra kryesore e shtetit që të angazhohet për të mbrojtur gjyqtarët dhe prokurorët. Të plotësojnë kushtet. Prokuroria sot nuk ka letër, se s’ka fonde, por edhe kuadri mungon, nuk është e plotësuar. Prokuroria e përgjithshme është me mungesa dhe këto strukturat e tjera të krimit ekonomik dhe SHISH-it janë me mungesa, por kam besim se do të ecë”, citoi ai.

Braho kundër Hartës së re Gjyqësore

Ndërsa lidhur me hartën e re gjyqësore, ai u shpreh kundër, duke e cilësuar të keqe. “Reforma që ka të bëjë me hartën e re të gjyqësorit është e keqe, nuk është pozitive. E para nuk kaloi në procesin e konsultimit të gjerë. E para nuk e ka firmosur Ministria e Financave. Ky komuniteti i avokatëve nuk duhet injoruar, komuniteti i noterëve, institucionet përkatëse të drejtësisë nuk janë pyetur. Ajo që është më kryesorja, në Kushtetutë thuhet shprehimisht, shteti garanton të drejtat dhe detyrimet ndaj shtetasve të tij, ndaj qytetarëve. Nuk e di si është menduar, por të kesh një gjykatë apeli dhe ta ndjekë fshatari nga Kolonja apo nga Saranda një gjyq në Apelin e Tiranës është mbrapsht fare”, nënvizoi Braho.

Më të lexuarat