
Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me presidentin amerikan Joe Biden në SHBA, çfarë u diskutua

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri, aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali Berisha po sulmon prokuroren ‘e hekurt’ Enkeleda Millonai që po i heton dhëndrin për pastrim parash dhe skema që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga falja e tokave private dhe shtetërore, tenderët, te pista e helikopterit dhe hangar për avion privat

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën “Rama-McGonigal”, ja si skandali mund të shkaktojë tërmet në Tiranë dhe Uashington, Robert Papa zbardh të rejat e fundit

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën të qartë Berishës: Nuk ndryshojmë qëndrim për “non-gratat”, nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet në parti

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardhin detajet

Spartak Braho flet me emra: Ja të gjitha vrasjet që ka porositur Sali Berisha, si i eliminoi të gjithë dëshmitarët dhe pse të gjithë bashkëpunëtorët e tij do ta tradhtojnë

Shkruar nga Rigels Seliman 17 Mars 2023

Ish-kryeministri Sali Berisha për të shpëtuar veten nga dosjet që pritet të shpërthejnë së shpejti në SPAK, duket se sot që flasim është gati t’i vërë flakën vendit dhe t’i vrasë shqiptarët vetëm e vetëm që drejtësia të mos bjerë mbi të. Sepse, vesi del me shpirtin! Për të komentuar se ish-kryeministri është gati të bëjë çdo gjë për interesat e tij personale, ka folur ish-deputeti i njohur i Partisë Socialiste Spartak Braho. Në një intervistë për gazetën “SOT” Braho është shprehur se Berisha është një vrasës i lindur dhe si i tillë, bazuar në dëshmi dhe fakte, ndonëse me vështirësi kanë filluar të zbulohen, do të tregojnë haptazi se mbi të rëndojnë të gjitha vrasjet politike në Shqipëri. Pra në një farë mënyre Braho paralajmëron se në situatën në të cilën ndodhet tani Berisha, i izoluar nga ndërkombëtarët, nën presion nga drejtësia e re, pa përdorimin e fuqisë mbrojtëse të Partisë Demokratike, pasi Apeli ia hoqi nga duart, rrezikon të rikthejë një 97’ të dytë. Braho gjithashtu shprehet se nëse thirren të gjithë personazhet që përfliten si të implikuar në skandalet e Berishës, me presionin e drejtësisë, sipas tij të gjithë do ta lënë në baltë ish-kryeministrin demokrat, sepse ka një logjikë zhvillimi të ngjarjeve, e një logjikë përfundimi të tyre. Gjithashtu me dosjet e fundit që janë hapur në SPAK, Braho kërkon që gjëja më e rëndësishme në këtë mes është që duhet të pyetet me cilësinë e dëshmitarit vetë Sali Berisha dhe jo të lejohet tallja e tij me prokurorinë dhe shtetin.
-Zoti Braho, si i komentoni thirrjet e Berishës për revolucion dhe a mund të rikthehet kaosi i viteve 97’ në Shqipëri ?
Berisha është i marrë! Çfarë revolucioni do?! Pushteti merret me vota, me zgjedhje. Tentoi të bënte revolucion në ‘98 dhe iku me bisht në shalë. Do djegë, do shkatërrojë? Ta provojë një herë! Berisha do t’i japë zemër trumës, por s’e lejon njëri të bëjë revolucion Berisha. E keni parë sa ka mbledhur Berisha, 10 mijë vetë, por jo kushtet për revolucion. Me këtë kërkesë tregon se është i papërgjegjshëm, por edhe i rrezikshëm se hedh njerëzit në aventura. Turma kur del nga kontrolli i bën keq vetes dhe vendit. Tërë ngjarjet e rënda të ndodhura në Shqipëri, që nga viti ‘91 e deri në vitin ‘99 dhe do të vazhdojnë të ndodhin edhe në të ardhmen, këtu kam parasysh vrasjen e Arben Brocit e të tjerëve, tentativën për vrasjen e politikanëve të opozitës së atëhershme, vrasja e Çekinit, vrasja e A. Rustemit, synimi për eliminimin nëpërmjet grevës së urisë së Pjetër Arbnorit si dhe vrasja e Azem Hajdarit, kanë një ideator, Sali Berishën. Dëshmitarët dhe realizuesit si të vetmit që përbëjnë prova për të, Berisha ka parashikuar platformën e eliminimit fizik të tyre. I ndjeri Hajdari, Pjetër Arbnori dhe K.P. e njohin mirë skenarin e 2 prillit. Patjetër ka dëshmitarë të pakët por të rrezikshëm që duhen eliminuar fizikisht. Berisha e di mirë se urdhri për vrasjen e Çekinit në Shkodër dhe Rustemit në Vlorë dhënë prej tij është realizuar nga Gazidede dhe strukturat e tyre, prandaj ai vazhdimisht punon për eliminimin fizik te realizuesve të këtyre vrasjeve. A. Shehu ka deklaruar publikisht këtë. Ai e di mirë se kush e ka zbatuar urdhrin e tij për vrasjen e Hajdarit. Në dosjen e tij të ditës ai ka projektuar tërë zinxhirin e vrasjeve dhe eliminimeve fizike të tropojanëve që kanë shërbyer pranë tij, që i ka përdorur sipas nevojave të tij, i ka shfrytëzuar dhe inkriminuar kur ka dashur dhe që për ta ka rezervuar vetëm një fund: eliminimin e tyre, duke i hedhur kundër njëri tjetrit për të siguruar në këtë mënyrë zhdukjen e dëshmitarëve dhe provave të pakta që inkriminojnë vetë Berishën. Berisha është një killer i lindur dhe si i tillë, bazuar në dëshmi dhe fakte, ndonëse me vështirësi kanë filluar të zbulohen, do të tregojnë haptazi se mbi të rëndojnë të gjitha vrasjet politike në Shqipëri që nga 2 prilli deri tek vrasja e A. Hajdarit.
-A mund të vijë në pushtet me dhunë Sali Berisha?
Berisha asnjëherë nuk u pajtua me faktin e largimit të tij nga pushteti. Ndonëse më 6 mars të vitit 1997 largoi familjen në Brindizi të Italisë dhe përgatiti helikopterin për t’u larguar dhe vetë, hap të cilin çuditërisht e anuloi ne momentin e fundit, për shkak të një vonese të ish Kryeministrit Bashkim Fino. Ndonëse moslargimin e tij ai e ka shpjeguar me një absurd të tillë, se forca hyjnore që e detyroi të mos largohej, në thelb mos abdikimi i tij nga froni i presidentit është tepër i thjeshte, psikologjia e bajraktarit, e despotit për të mos lënë pronat dhe çifligun si dhe ndonjë porosi e urdhërdhënësve e marre në momentet e fundit nga një agjenci e huaj zbulimi, të cilës ai i shërbeu prej kohësh, e detyruan të mos largohej. Pas kësaj vazhdimisht ai ka menduar për rikthimin me çdo mjet në pushtet, kthim të cilin ka synuar gjithmonë ta realizojë. Vetëm duke hequr dorë nga iluzioni se Berisha mund të kthejë rrugë. Berisha duhet rrethuar me shufrat e hekurit që disponon shteti, për ta izoluar atë në kafazin e hekurt të dënimit historik.
-Çfarë mund të ndodhë nëse Berisha vjen në pushtet?
Nëse Berisha vjen dhe njëherë në pushtet atëherë sjellim në vëmendje atë që instaloi kur drejtonte Shqipërinë. I gjithë ish pushteti i Berishës, i ngjan një kupole mafioze me struktura të ngritura brenda e jashtë tij. Ashtu siç dihet tashmë, strukturat e shtetit u shkatërruan dhe u shpërndanë, por lidhjet e tij mafioze nuk janë shpërndarë dhe shkatërruar. Të pakënaqur me realitetin e ri politik, bandat mafioze kriminale, elementë kriminalë të nxjerrë nga burgu me amnistira anonime e dekrete nominale të Berishës të fshehur nga syri i publikut, SHIK-as kontrabandistë me lidhje brenda e jashtë vendit, janë e gjithë struktura e ngritur nga Berisha për qëllimet e njohura të mbrapshta dhe aktualisht të riaktivizuar e nxitur prej tij për të rigjallëruar krimin si të vetmin element që i ka mbetur për destabilizimin e jetës në vend.
Më të lexuarat


A do rihapet çështja e Kosovës në OKB? Rama: Përpjekje të kota, që nuk çojnë asgjëkundi

"Mos u angazhoni me non grata", Sula hedh poshtë Berishën: Nuk jemi mbledhur rreth tij, qëllimi është një opozitë funksionale

Me 97 vota pro, Kuvendi miraton vendimin e fundit

Presidenti Begaj takohet me Guterres: Mbështesim dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e bujshme: Ja pse Presidenti SHBA Biden refuzoi takimin me Albin Kurtin

Bardhi ngatërron karrigen, kërkon fjalën nga vendi i Bashës, batuta e Nikollës 'shkrin' së qeshuri deputetët e Kuvendit (Video)

Veliaj takohet me kryebashkiakun e New York: Kënaqësi të shohësh se si ka lulëzuar komuniteti shqiptar

“Grekët e fshehën që të mos të tregonte të vërtetën”, Spartak Ngjela trazon rrjetin me deklaratën e tij

Ndizet debati në Kuvend, Spaho-Nikollës: Lodhen shumë ata, po ju s’keni vota

Kodi i ri rrugor i rreptë me shoferët, 3 vite burg për...
