BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët: Ja si paraqitet situata epidemiologjike në vend

Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët: Ja si paraqitet
x
BREAKING NEWS

“Le të shohim nga e ardhmja”, Edi Rama jep lajmin nga Egjipti: Ja çfarë do të ndodhë së shpejti

“Le të shohim nga e ardhmja”, Edi Rama jep lajmin nga Egjipti:
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pritet me ceremoni shtetërore në Egjipt, nënshkruhen tre marrëveshjet e rëndësishme

Edi Rama pritet me ceremoni shtetërore në Egjipt, nënshkruhen tre
x
BREAKING NEWS

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin. Ja çfarë ka ndodhur në kufi

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis
x
BREAKING NEWS

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, kush është emri i njohur që i besohet posti i rëndësishëm

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i
x
BREAKING NEWS

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të ardhurave, ja pronat që zotërojnë politikanët shqiptarë, nga Meta e Berisha, te Rama, Basha e deputetët

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të
x
BREAKING NEWS

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë “garda e vjetër” u përjashtuan prej tij, “Foltoren” po e përdor si mjet shantazhi

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë
x
BREAKING NEWS

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as në nëntor, presidenti vijon luftën në prapaskenë

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as
x

Politike

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata në PD në eksplozion e sipër, Basha e Berisha dinë shumë sekrete për njëri-tjetrin

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata

Ish-deputeti i PS, Spartak Braho ka komentuar dje zhvillimet politike në vend. Në një intervistë për emisionin “Breaking News” në “Top Channel”, ai ka folur për situatën në PD. Sipas Brahos situata në PD është në zhvillim e sipër, teksa shtoi se si Basha ashtu dhe Berisha dinë shumë sekrete për njëri-tjetrin. Lidhur me presidentin ai u shpreh se Meta është në buzë të greminës. Ndërkohë sa i takon dënimit të Adriatik Llallës, Braho tha se ai nuk duhej lejuar të largohej.

-Si ju duket kabineti i ri qeveritar?

Kabineti është fytyra e kryeministrit dhe ministrat janë pasqyrimi i asaj çfarë kryeministri dëshiron të arrijë. Veçanërisht duhet zbatim i rregullave dhe kontroll për çdo dikaster. Nuk preferoj të hyj në seleksionime të tilla, por unë do të kisha zgjedhur një tjetër kabinet po të isha. Kryeministri ka menduar se me atë kabinet do të arrijë objektivat për mandatin e tretë. Drejtimi nuk është i thjeshtë dhe situata është shumë komplekse, ai punët i merr i zgjidh dhe vetë sepse janë shumë objektiva për t’u arritur. I uroj punë të mbarë!

-Kur kryeministri do të vendoste kabinetin e ri parlamentar u fol edhe për emrin e z. Taulant Balla, duke qenë se të gjithë e shihnin si ministër të ardhshëm apo në një post të caktuar si për shembull kryetar Kuvendi. Si janë marrëdhëniet tuaja me z. Balla dhe pse mendoni se erdhi ky sfumim duke i hequr dhe postin e Sekretari të Përgjithshëm?

Marrëdhëniet e mia me Taulantin janë normale. Taulanti është njëri energjik i zoti, por vendosja e Lindita Nikollës si kryetare e Kuvendit ishte një zgjidhje e goditur. Mes Linditës dhe Taulantit, unë do të zgjidhja Linditën. Taulanti mund të ishte dhe diku tjetër, por them se bëri edhe një gabim. Ai dhe disa të tjerë vrapuan me etje të madhe për të grumbulluar vota personale që nuk kishin pse u duheshin. Kjo lloj ego mund ta ketë mërzitur kryeministrin.

-Priten debate mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim pasi janë të pakënaqur me detyrat që janë ndarë. Si mendoni për situatën?

Çudi e madhe! E kisha parashikuar. Ilir Meta hyri në rrugë pa krye dhe kuptohet se ajo që mban përgjegjësi kryesore për këtë është Monika Kryemadhi. Ajo e futi atë parti në qorrsokak, kështu pritej të shkonte historia e LSI. Nuk mund të vazhdonte në një aleancë ose koalicion një parti që e heq veten të majtë madje më afër të majtës, me një parti që tani e dominojnë ekstremistët e djathtë.

-Partia Demokratike është duke kaluar një situatë të vështirë, Basha-Berisha, po këtë situatë e kishit parashikuar?

Situata në Partinë Demokratike është në eksplozion e sipër. Partia Demokratike nuk arriti asnjëherë të bëhej parti. Ky është konkluzioni im. Partia Demokratike nisi si një lëvizje antikomuniste në vitet ‘90-‘91 pastaj parti e bëri Ramiz Alia siç bëri shumë parti të tjera. Po të shikosh përbërjen e PD në ato kohë, aty futeshin të tëra shtresat e shoqërisë. Të persekutuar, emigrantët, njerëzit e varfër, të lodhur e të këputur, madje kishte komunistë e ish-komunistë si Berisha atë periudhë, kishte e ca spiunë sigurisht në atë parti. E ashtu vazhdoi, dëgjova Berishën kur foli në Fier, ne e morëm programin tha me faks nga amerikanët e republikanët. Ashtu mbeti, nuk u kthye kurrë në parti vërtet demokratike me parime të qarta. Një parti që gjatë gjithë kohës godiste Berisha majtas e djathtas, hiqte kë donte e vinte kë donte. Berisha duhet të kishte ikur me kohë dhe jo vetëm të kishte ikur me kohë po ai do ishte në burg tani.

-Në një debat që ka patur Basha me Nokën në selinë e Partisë Demokratike, para disa ditësh, ka një moment kur Basha është shprehur se doktori e di shumë mirë çfarë ka në dosje sepse dhe unë edhe doktori e kemi parë. Çfarë mendoni për këtë?

Ata të dy janë produkt i një ambienti, dinë shumë për njëri-tjetrin. Basha vjen nga një arsimim i sponsorizuar nga Sorosi në Holandë, pastaj kaloi në struktura operative dhe gjurmuese në Kosovë. Përgatiti dosje për të gjithë luftëtarët e UÇK-së dhe në këtë aktivitet ai qe i shoqëruar nga vajza e Berishës, Argita. I dinë ata të tëra, ia dinë njëri-tjetrit gjërat shumë mirë. Natyrisht Saliu është mjeshtër për të mbledhur informacione sa racionale aq edhe irracionale. Pastaj ai e promovoi Bashën si një prurje të re, e solli ministër. Që për mua është përfshirë në shumë afera, vrasja e “21 Janarit”, Rruga e Kombit. Basha e Berisha të dy janë të dalë nga një inkubator politik, që do të thotë dinë shumë për njëri-tjetrin. Edhe Basha di shumë për Saliun, mos kini iluzionin se nuk di. Ajo që përmendët është një bllof i tij për ta trembur Saliun, por Saliu nuk është nga ata që trembet sepse ka kaluar shumë peripeci me aktivitetin politik dhe kriminal në shumë periudha të jetës së tij.

-Më bëri përshtypje pjesa që thatë se Berisha ka shumë informacione. Ndërkohë ai që njihet për shumë informacione jeni ju zoti Braho së bashku me çantën e zezë. Dua t’iu pyes, a keni informacion për ndonjë shpallje “non grata” nga radhët e LSI?

Do të kemi zhvillime të tjera. Mund edhe të kemi njoftime nga DASH. Por po ta keni vënë re, këto ditët e fundit të gjithë kanë rënë squk duke filluar nga Ilir Meta e me radhë. Nuk flet askush më sepse janë trembur. Kjo është aritmetika. Edhe Meta që dekretoi qeverinë s’kishte çfarë të bënte tjetër. Do të ketë zhvillime patjetër, nga LSI do të vazhdoj me PD, por mund të ketë edhe nga PS. Në PS ka patur disa persona që janë shpallur “non grata”, për shembull Tom Doshi, i cili e zgjidhi me delikatesë dhe me një formë guximi.

-Doja të dija cilat janë marrëdhëniet tuaja me kryeministrin Edi Rama sot?

Janë marrëdhënie të respektit reciprok. Kam dhënë dhe ndonjë këshillë nga eksperienca ime politike. Edhe pse nuk angazhohem me Kuvendin, jam militant i hershëm i Partisë Socialiste. Por nuk ia fal PS që ditët e fundit kur qe përvjetori i çlirimit të një krahine mjaft të lavdishme që është çliruar e para në Europë. Ka folur dhe BBC për çlirimin e krahinës së Skraparit dhe këtu nuk u kujtua njeri të paktën të bënte një përkujtim.

-Cilët janë 3 emra në 3 partitë kryesore që janë të korruptuar dhe ndoshta mund të kenë vështirësi përpara drejtësisë, nga LSI, PS apo PD. Si mendoni, përshembull në PD është Berisha ai që përflitet për këto?

Korrupsioni është vepër penale, unë jam jurist unë s’mund të akuzoj njeri direkt pa i përmendur provat, pa u thënë provat dhe faktet. Në mendje i kam, por nuk mund t’i them për shkak të respektit për profesionin tim.

-Ju folët për marrëdhënien me Ramën, po marrëdhënia me Metën si është sot dhe a duhej shkarkuar më parë apo do të shkarkohet tani?

Marrëdhënia me Metën i takon historisë tani se nuk kemi më marrëdhënie direkte. Faji është i tij, bëri gabime të mëdha. Ne hymë me tjetër ideal në LSI, unë jam një nga themeluesit e LSI, por e mblodha mendjen dhe shpejt e kuptova që kjo parti po rrëshqet. Dhe nuk ishte më për atë strategji që u vendos në Konferencën e Shkodrës. U bë një koalicion i të majtës me idenë e integrimit të Shqipërisë. U bë një deklaratë e fuqishme që ky koalicion do të vazhdonte pasi ishte një koalicion shumë i fortë. Nuk e kuptova pse e bëri atë shkarje Meta. Ai ka bërë gabim të rëndë politik për partinë e tij, por natyrisht edhe për veten e tij. Meta sot është në buzë të greminës dhe nëse do të ketë erëra të forta, do ta hedhin dhe do bjerë shumë poshtë. Po nuk pati erëra të forta do mbahet, por pa moralin për të qenë përsëri një drejtues politik apo i institucioneve publike.

-Pyetja e fundit ka të bëjë me drejtësinë, besoj e keni ndjekur dhe rastin e zotit Adriatik Llalla, në mbrëmje pati forca policore në shtëpinë e tij ku nuk e gjetën. Si mendoni, a është drejtësia duke lëvizur?

Jo. Adriatik Llalla sot duhet të ishte në burg. Çfarë lëvizi drejtësia dhe policia?! Drejtësia tani ka bërë hapa të rëndësishme. Reforma natyrisht është një reformë gati 90% e suksesshme, mund të ishte zhvilluar dhe më mirë, por me ndryshimet e reja kushtetuese mund të vejë realisht drejt objektivave që kërkohen. Të shpartallohet karteli i fëlliqur i gjyqtarëve dhe i prokurorëve që u kthyen në segmente shumë të dëmshme për shtetin. Kështu që në rastin e Llallës nuk kanë të falur. Duhej arrestuar më parë, mos të pritej dita e fundit se ai i di si funksionojnë këto punë.

Më të lexuarat