BREAKING NEWS

Gati të plasë  “Lufta e Tretë Botërore”, Suedia e Finlanda përgatiten për konflikt me Rusinë

Gati të plasë  “Lufta e Tretë Botërore”,
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe! “I pari në fushatën elektorale, i fundit u largua deri sa numëroi të gjithë votat”/ Ina Zhupa mes dhimbjes ndan lajmin e trishtë: Një nga djemtë më të mirë! Po na plas zemra

Humbje e madhe! “I pari në fushatën elektorale, i fundit u
x
BREAKING NEWS

Humbi jetën nga rrëzimi i tendës së kalçetos, i riu nipi i deputetit të njohur të PD-së, rrëqeth me mesazhin politikani dhe jep lajmin tronditës: Më fal Armando…

Humbi jetën nga rrëzimi i tendës së kalçetos, i riu
x
BREAKING NEWS

Tragjike/ Moti i keq i merr jetën të riut, ky është 22-vjeçari që vdiq mbrëmjen e sotme në Sarandë

Tragjike/ Moti i keq i merr jetën të riut, ky është
x
BREAKING NEWS

Emri/ Stuhia rrëzoi tendën e kalçetos në Sarandë, ndërron jetë në spital 22-vjeçari

Emri/ Stuhia rrëzoi tendën e kalçetos në Sarandë,
x
BREAKING NEWS

Tirana po ‘digjet’ nga temperaturat e larta, ndërsa në Sarandë shiu bën namin, ja mbathin pushuesit

Tirana po ‘digjet’ nga temperaturat e larta, ndërsa në
x
BREAKING NEWS

U vra me plumb në kokë/ Zbardhen detaje të reja, ja kujt i përkiste trupi i dekompozuar në Malin e Gramozit (Emri)

U vra me plumb në kokë/ Zbardhen detaje të reja, ja kujt i
x
BREAKING NEWS

Kryeministri holandez habit me deklaratën: Gati u kapëm fizikisht me Ramën në Sofje, Shqipëria ka probleme me...

Kryeministri holandez habit me deklaratën: Gati u kapëm fizikisht me
x

Politike

Spartak Braho: Rama-Manja po luajnë blofin me thirrjet ndaj SPAK për të hetuar Berishën dhe Metën, PS ka përgjegjësi politike për zyrtarët e korruptuar që kanë rënë në burg

Spartak Braho: Rama-Manja po luajnë blofin me thirrjet ndaj SPAK për

Ish-kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho ka komentuar dje situatën politike në vend dhe mega-operacionin e ndërmarrë nga SPAK, që çoi në arrestimin e 18 personave dhe shpalljen në kërkim të dhjetave të tjerëve. Gjatë një intervistë për gazetën “SOT”, Braho theksoi se zyrtarë të lartë janë të përfshirë dhe bashkëpunojnë me këto 8 banda, e po ashtu se ka shumë drejtues të lartë që janë të zhytur në korrupsion. Sipas Brahos, është e gabuar që kryeministri Edi Rama thotë se përgjegjësia e kujtdo që ‘përlyhet’ në korrupsion dhe botën e krimit mban përgjegjësi personale, sepse ka dhe përgjegjësi morale për ata që i emërojnë.

-Zoti Braho, ditët e fundit SPAK ka intesifikura luftën ndaj krimit të organizuar, ku janë goditur disa grupe të forta kriminale dhe janë vënë në pranga disa persona më rrezikshmëri të lartë si vrasës me pagesë dhe trafikantë droge. Keni një koment?

Para një jave kam kundërshtuar në mënyrën time bazuar në ligj që SPAK u sulmua në mënyrë të padrejtë nga të dyja krahët e politikës, por më i ashpër ishte sulmi që bëri kryeministri Edi Rama ndaj SPAK-ut. Unë them se SPAK nuk duhet që të sulmohet sepse është një strukturë e re dhe me pritshmëri të mëdha në punën që duhet që të realizojë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe së shpejti do të ketë emra të rinj, të cilat do të vërtetojnë që SPAK është duke punuar. Por, jo vetëm SPAK, por edhe struktura të tjera ligjzbatuese dhe më kryesore mbetet Policia e Shtetit. Drejtori i SPAK, zoti Kraja pak ditë më parë deklaroi se 80 për qind e personave që hetohen nuk e dinë që janë nën hetim dhe SPAK heton zyrtarë të lartë përfshirë ministra, deputet, kryetar bashkie, dhe këta janë në hetim por nuk e dimë. Operacioni me dhjetëra të arrestuar një pjesë e të cilëve ende janë në kërkim, e rëndësishme është se s’kanë se ku shkojnë dhe se shumë shpejt do të bien në rrjetën e drejtësisë. Unë mendoj se do ketë emra të rëndësishëm përsëri në hetimet që do të kryej SPAK deri në strukturat më të rëndësishme të shteti lokal apo qendror dhe ky është një sinjal pozitiv për shtetin.

-Kryeministri Edi Rama ka thënë se SPAK po godet majtas, mendoni se SPAK do të godas edhe djathtas?

Si i majtë apo i djathtë ai që shkel ligjin është i rrezikshëm. Padyshim duke qenë për shumë vjet në drejtim të shtetit e majta ka treguar që ka edhe drejtues që janë të zhytur në korrupsion, pushteti i ka këto aq më tepër që nuk ka pasur ndonjë luftë serioze për të luftuar korrupsionin. Edhe pse Rama ka bërë shpesh herë thirrje dhe ka thënë që secili duhet të mbaj përgjegjësi personale nuk është ekzaktësisht kështu. Unë them se përgjegjësia penale ende nuk është mbajtur nga personat, vetëm është thënë përgjegjësia është personale, për mua është personale kur është penale, por këta nuk u vunë vetë dhe nuk janë emëruar vetë sepse dikush i anonçoi dhe promovimi i këtyre që kanë hyr në rrugë të veprimtarisë kriminale është e shoqëruar me përgjegjësinë morale dhe politike të strukturave partiake. Kryeministri duhet që t’i zgjedh mirë ata që emëron, nuk mund ta kaloj me një justifikim të tillë dhe të thotë se përgjegjësia është e atyre, po ai nuk ka asnjë përgjegjësi.

-A janë para përgjegjësisë të gjithë ata që kanë abuzuar, apo ka ende emra të tjerë që do të dalin?

80 për qind e atyre që heton nuk e dinë ende që hetohen, një pjesë e dinë dhe nuk shfaqen më nuk janë më aq aktiv sa kanë qenë më parë.

-Dy kryebashkiak tha Rama janë në hetim nga SPAK. Si e komentoni këtë deklaratë?

Rama nuk i tha emrat që të thotë që nesër prapë që përgjegjësia është e tyre. Nëse ai ka informacione që ata janë të përfshirë në korrupsion pse nuk i heq nga posti në të cilin janë. Nuk është justifikim i pranueshëm politikisht, para pritshmërisë që ka elektorati dhe populli pse kush e mban Vangjush Dakon të shpallur “non grata”, nëse ai është Sanço Panço po Don Kishoti kush është atëherë.

-A po mbahet i njëjti standard me të shpallurit “non grata” në vendin tonë?

Standardin e mbajnë ata të cilët e kanë shpallur “non gratën” dhe jo politika shqiptare, i ka shpallur Departamenti i Shtetit amerikan. Para pak kohësh ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim u shpreh se deklaroi se asnjë person nga ata të cilët është shpallur “non grata” nuk u është hequr ky titull gjatë gjithë këtyre viteve dhe rendi diku tek 200 emra të shpallur “non grata”. Kështu që mos të kenë shpresë as Vangjushi, as Berisha dhe as të shpallurit e tjerë.

-Është kërkuar nga zoti Manja që të hetohet Berisha dhe pse jo edhe mbi presidentin Ilir Meta. Në dijeninë tuaj a ka nisur SPAK një hetim?

Pritshmëria për të hetuar Berishën është e madhe. Ai vazhdon që të sillet si Don Kishoti edhe në takimet që zhvillon janë shumë qesharake, unë them se ai pritet që të hetohet por nuk ka kuptim që të nxitur SPAK dhe të thuash heto Berishën. Unë them se ndikimi apo influenca ndaj organeve të drejtësisë për të hetuar, duke penguar hetimin është e dënueshme penalisht. T’ja thonë këshilltarët edhe Manja e di shumë mirë këtë sepse është prokuror i vjetër, të hetohet ky të hetohet ai, mendoj se janë deklarata që nuk duhen bërë sepse ajo është puna e drejtësisë. Hetimi bëhet me prova nuk bëhet ashtu, sepse është më e rëndë që një hetim të dështojë sesa të realizohet ajo që synohet. Tani ne duhet që ta lëmë SPAK që të bëjë punën e tij, pritshmërit për SPAK dhe për Byronë Kombëtare të Hetimit janë të mëdha, por kanë edhe ato problemet e tyre, as SPAK dhe as Byroja Kombëtare e Hetimit nuk kanë shkopin magjik, duhet drejtësi në hetime, profesionalizëm janë probleme hetimore të vështira. SPAK të bëjë detyrën e tij sepse populli pret shumë prej tij, SPAK duhet ta shqetësoj fakti që besimi tek SPAK ka rënë që do të thotë se opinioni pret më shumë. Politika duhet që ti mbaj larg duart nga drejtësia.

-A është SPAK dhe po ashtu organet e tjera të ligjzbatuese në vend të ndara nga ndikimi politik?

Nuk mendoj se janë të ndarë nga ndikimi politikë. Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë i emëron presidenti në SHBA që është përfaqësuesi i një force politike të caktuar, ka një kod të caktuar të tyre dhe i mbaj larg politikës dhe ndikimit të saj. Ashtu duhet të jenë edhe këtu të pavarur nga politika dhe të kenë formimin e duhur profesional

-Si ju duket procesi për zgjedhjen e presidentit të ri?

Presidenti duhet që të jetë një person që të përmbush të gjitha kushtet si president. Ne kemi një mënyrë të zgjedhurit të presidentit të keqe do e quaja. E kanë thënë edhe shumë të tjerë pse presidenti të mos zgjidhej nga populli, por në ndryshimet që u bënë në 2008 u prishën qëllimisht. Rëndësi ka njeriu mund të jetë i djathtë, i majtë zgjedhjet e fundit të presidentëve që kanë ardhur nga politika tregojnë se nuk kanë qenë president që duheshin në krye të vendit kanë qenë kukulla apo njerëz të çekuilibruar si presidenti Meta apo Nishani që më shumë kanë bërë dëm sesa kanë ndihmuar. Ne kemi shqyrtuar kthimet e ligjeve që ka bërë Meta dhe shumica e tyre janë rrëzuar për antikushtetuetshmëri dhe shumica janë kthyer kot për shkak të anësisë që ai mbante.

-Keni ju një emër për presidentin e ri, cili duhet të jetë?

Janë rekomanduar shumë emra dhe secili e ka një emër në rastin tim shikoj se lista e PD nuk ka ndonjë emër serioz, ka njerëz të implikuar në atë listë në ngjarje të rënda, ka edhe spiun në atë listë. Ideal do të ishte Daut Gumeni, por nuk besoj se e do e djathta. Unë parashikoj që një figurë e mirë mund të jetë e pëlqyeshme nga të dy krahët edhe nga ndërkombëtarët është Majlinda Bregu.

-Si mendoni se do të vijoj marrëdhënia e PD me SHBA në rast se zgjidhet ish-kryeministri Sali Berisha në krye të partisë?

Rithemelimi është i paligjshëm, ai duhet të bëjë parti tjetër sepse s’mund të marr ai PD. Berisha duhet të ishte në vend tjetër, ka ca dhoma që janë 3 me 3 që janë me numra 313, në Fier, në Peqin.