
Operacioni i SPAK u dekonspirua? “Informatorë në polici e prokurori”, gazetari Artan Hoxha tregon prapaskenat dhe çfarë u fsheh: Bosët e krimit janë sinjalizuar që mos të jenë në banesat e tyre

Blenë karburante bashkë, Dumani rrëfen si u vra Ervis Deda nga miku i tij i ngushtë dhe borxhi me shuma marramendëse i pashlyer: Gjithçka ndodhi për një vajzë. Zbardhen detajet e rënda për vrasjen e bujshme

“E kishte tradhtuar me shokun e ngushtë”, Dumani trondit me rrëfimin e tij për avokatin e njohur të vendit tonë, tregon planin e frikshëm që i kishte përgatitur partneres: Na dha 120 mijë euro t’i vrisnim ish gruan

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe tregon çfarë pritet

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja çfarë i thotë për Nuredin Dumanin

“Ata që s’janë kapur janë emrat më sinjikativët”, Artan Hoxha zbulon detaje nga operacioni i SPAK: Bosët e krimit me buxhet të madh, kanë informator brenda sistemit në polici dhe...

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj se do kemi më mundësi të shikojmë Talo Çelën

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin Dumani ditën që u plagos: Nuk kemi pse ta mbajmë më të fshehtë

Spartak Braho reagon pas padisë nga “Foltorja”: Banda e Saliut është mërzitur sepse ju dekonspirova planin për të vrarë Alibeajn

Shkruar nga Aleksandra HOXHAJ 29 Janar 2022

Deputetët pranë ish-kryeministrit Sali Berisha ditën e djeshme kanë dorëzuar në Gjykatë, padinë e paralajmëruar për ish-deputetin socialist Spartak Braho. Ky i fundit para protestës së 8 janarit paralajmëroi vrasjen e deputetit Enkelejd Alibeaj. Ditën e djeshme Komisioni i Rithemelimit i është drejtuar Gjykatës së Posaçme duke paditur zotin Braho për shpifje. Ndërkohë në një prononcim për gazetën, Braho e ka cilësuar nul këtë padi teksa është shprehur se nuk e njeh Komisionin e Rithemelimit. Ish-deputeti socialist tha se njerëzit pro Berishës janë mërzitur se pse nuk u vra Alibeaj dhe prandaj bëjnë akuza të tilla për shpifje. Braho u shpreh se banditët e Berishës duhet të ishin ndjekur penalisht për çdo shfaqje dhune e shkatërrim prone. Sipas tij, Komisioni i Rithemelimit nuk ekziston dhe nuk njihet ligjërisht. “Nuk ekziston ligjërisht një subjekt i tillë. Pse janë mërzitur ata, që nuk u vra Alibeaj? Nuk legjitimohet ky komision të bëjë padi se nuk ka subjekt dhe objekt konkret të prekur për këtë lloj akuze shpifje!!!??? Kush është prekur konkretisht nga shpifja, Muli? Banditët e Saliut duhen të përgjigjen penalisht për dhunë, për kërcënim, për shkatërrim prone, akuza që po heton prokuroria. Shiko çfarë thotë veç të tjerëve Agron Gjekmarkaj për synimin dhe planet që donte të realizonte Berisha, Muli, etj. banditë: “Kishte plane gjakderdhje dhe arkivole që do të dilnin nga selia e PD”. Unë dhe shërbimet sekrete kemi thënë dhe paralajmëruar vetëm të vërtetën që u shmang dhe evitua. Për këtë janë mërzitur Komisioni i Rithemelimit? Budallenj dhe injorantë edhe nga ana ligjore. Vetë ata që ishin brenda në zyra si psh. Luli dhe deputetë të tjerë të PD si dhe ambasada amerikane i dënuan këto akte me synime goditjen, vrasjet e dhunën që realizuan”, tha Braho.
Braho: Berisha ishte gati për dhunë dhe gjak
Nga ana tjetër lidhur me deklaratat për ekzekutimin e deputetit Enkelejd Alibeaj, Braho edhe më herët është shprehur se deputeti bëri mirë që nuk ishte i pranishëm atë ditë në seli. Ish-deputeti socialist tha se Alibeaj nuk mund ta quajë atë deklaratë shantazh, pasi të gjithë e dinin qartë se ata që erdhën në protestë kishin ardhur për gjak dhe dhunë. Sipas tij, Berisha ka njerëz të infiltruar që punojnë në dy karrige. “Informacioni është informacion. Kam burimet e mia dhe jo në të tëra rastet bëhen publik me hollësira, por unë do të them diçka. Alibeaj ka bërë mirë që nuk shkoi atje. Mos të ngrihet si gjel deti tani nga Mallakastra dhe të thotë që ishte shantazh. Se konsideratat e tjera, në daç të PD, në daç të tërë deputetëve të PD-së që ishin të ngujuar atje, e panë qartë aty që kishin ardhur për dhunë, terror dhe gjak. Ajo që thashë unë ishte plotësisht e saktë dhe u realizua. A do t’i hapim letrat? Sali Berisha ka njerëz në grupin parlamentar të Lulzim Bashës, të infiltruar. Punojnë me dy karrige. Në heshtje janë të Bashës dhe në heshtje punojnë për Berishën dhe atë ditë është programuar që me çdo kusht duhet të hakmerremi, të krijojmë një alibi dhe ta realizojmë”, tha ai.
Më të lexuarat


Presidentit i ri/ “Opozita ka rënë në grackën e Ramës”, Gjekmarkaj: Do tallet me emrat e propozuar si me deputetët gjatë fushatës elektorale

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja çfarë i thotë për Nuredin Dumanin

“SPAK po prish bashkëjetesën e mafias me politikën shqiptare” Zheji: Po gris një marrëveshje të zezë mes shtetit, klaneve politike dhe klaneve mafioze

Paguat 700 mijë dollarë për foton me Trump? Shpërthen Ilir Meta ndaj gazetës austriake: Gjyqi ndaj tyre është i pakthyeshëm

“Ku janë zbardhur paratë, lojëra fati apo ndërtime?”, Lubonja flet për opeacionin e SPAK: Nëse çdo shtet ka mafien e vet, këtu mafia jonë ka shtetin e vet, prodhojmë 100 herë më shumë kriminelë se Brazili

Presidenti/ Spartak Ngjela kundër listës së Alibeajt: Është gabim. Ndërhyn Klotilda Bushka: Ka disa hapa, duhej një standard tjetër

Agron Gjekmarkaj zbulon figurat politike që do të donte për president: Opozita po bën propozime jo serioze

“Ata që s’janë kapur janë emrat më sinjikativët”, Artan Hoxha zbulon detaje nga operacioni i SPAK: Bosët e krimit me buxhet të madh, kanë informator brenda sistemit në polici dhe...

Mega-operacioni i SPAK/ Gazetarja bën deklaratën e bujshme: Të paktën tre prej emrave të njohur të krimit janë larguar jashtë, pati rrjedhje informacioni

“E mbështes PD-në vetëm nëse jepet një sinjal largpamës”, deputeti gjerman bën deklaratën e fortë: Nuk do të bashkëpunojmë me opozitën nëse...
