BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Spartak Braho zbardh detajet e “grushtit të shtetit” 1998, si Bujar Bukoshi mbështeti Berishën me njerëz të armatosur, roli i Pollos dhe si u kthye PD në depo municioni

Spartak Braho zbardh detajet e “grushtit të shtetit” 1998, si

Deputeti socialist Spartak Braho ka treguar detaje nga grushti i shtetit 1998. Në librin e tij “Masakroni Servet Pëllumbin”, Braho shprehet se ishte Bujar Bukoshi ai që ndihmoi Sali Berishën që të sulmonte Kryeministrinë. Sipas tij ka qenë një plan shumë i mirëmenduar sulmi. Nga ana tjetër në libër tregohet dhe seanca e pyetjeve-përgjigjeve me ish-kreun e SHISH, Gazidede në 1997.

Puçi i Berishës u mbështet nga Bukoshi

-Si i gjykoni ngjarjet e javës së kaluar?

Deri tani njihen publikisht vetëm ato sekuenca që kanë transmetuar televizionet. Kryesisht janë shfaqur politikanët si Berisha dhe një pjesë e kryesisë së PD. Kemi parë Mediun, Bushatin, Laçon, disa gazetarë dhe drejtues të medias si dhe disa dhjetra militantë të PD me në krye Lushën dhe Haxhinë. Por nuk është kjo e vërteta e gjithë grushtit të shtetit. Ajo çka dua në nënvizoj është se ajo që juridikisht u konsiderua kryengritje e armatosur ka një sfond më të gjerë njerëzish. Ish-gjeneralët që humbën gradat kanë pasur si rol konkret hartimin e planeve operacionale për të pushtuar me detashmente të armatosura godinat qeveritare. Prej më shumë se një muaji kishte filluar rekrutimi i njerëzve të besuar dhe armatosja e tyre. Ata janë instruktuar se si do të sulmoheshin këto godina. Ky fakt duket qartë në veprimet që ata bënë ditën e grushtit të shtetit. Këta ish-gjeneralë, të cilët janë të implikuar rëndë dhe në ngjarjet e marsit, janë përfshirë në grushtin e shtetit, duke e parë si të vetmen zgjidhje për të shpëtuar nga përgjegjësia që kanë për ngjarjet e vitit të kaluar.

-Kush janë këta ish-gjeneralë, z. Braho?

Një prej tyre ka qenë nga drejtuesit kryesorë të Akademisë së Rendit, ndërsa një tjetër është me origjinë nga Tropoja. Kolaudimin e operacioneve e bënë një ditë më parë kur sulmuan Kryeministrinë. Për efekte sekreti nuk dua të përmend emra, por ish-ushtarakët e lartë janë të kohës së Berishës, kanë pasur lidhjen e tyre veçanërisht ditën e fundit edhe funksionarë të lartë të Ministrisë së Rendit, asaj të Mbrojtjes dhe të Gardës. Në këtë kuptim dhe deklarata e Nanos e bërë në mbledhjen e Qeverisë “për të shpartalluar mbeturinat e grushtit të dështuar të shtetit brenda strukturave shtetërore” është evidente. Grupi i armatosur i njerëzve ka qëndruar gjatë gjithë kohës në mes të turmës që merrte pjesë në procesion. Ekzistojnë prova se një urdhër i dhënë i ka hedhur ata në sulm për të goditur me armë të të gjitha kalibrave Kryeministrinë. Më pas u sulmua një repart i Gardës së Republikës pranë Parlamentit, ku u morën armë dhe më pas u sulmuan të gjitha objektet e tjera. Edhe tërheqja e grupit të armatosur, pasi dogjën dhe shkatërruan, është bërë me urdhër dhe një pjesë e tyre u grumbulluan në selinë e PD, nën drejtimin e Genc Pollos. Tashmë janë të fiksuara në celuloid, por dhe me dëshmitarë, se jo vetëm para ditëve të grushtit të shtetit, por dhe gjatë ditëve në selinë e PD kanë hyrë disa ish-gjeneralë, ish-drejtues të SHIK dhe Ministrisë së Rendit. Në veprimet e koordinuara për grushtin e shtetit janë parashikuar dhe skemat për pushtimin e komisariateve dhe prefekturave në rrethe. Tashmë ekzistojnë dokumente dhe listat e njerëzve që do të caktoheshin në krye të këtyre institucioneve. Këto tentativa u bënë në të tërë rrethet në të njëjtën orë 13:00. Dua të kujtoj se zyrat e ndërtesës së Partisë Demokratike u mbushën deri me armë të rënda me porosi të Sali Berishës dhe Genc Pollos.

Spartak Braho zbardh detajet e “grushtit të shtetit” 1998, si

-Si shpjegohet atëherë që dështoi ajo që ju e quani grusht shteti?

Për shumë arsye. Më kryesorja është deklarata e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe ambasadores Lino, “s’do njihej një qeveri e dalë nga dhuna”. Në grushtin e shtetit ka pasur implikime dhe nga disa prej liderëve të Kosovës si Bujar Bukoshi, i cili e mbështeti Sali Berishën duke aktivizuar njerëz të armatosur në veprime konkrete. Dhjetë të arrestuarit kosovarë si dhe mjaft të tjerë që janë fshehur në Tiranë e dëshmojnë këtë fakt. Por atë ditë disa krerë të Policisë u treguan të mefshtë, pa iniciativë dhe të frikësuar. Ata (policia) duhet të kishte mësyrë drejt ndërtesës së zyrave të PD-së të mbushura me armë. Duhet t’i kishte sekuestruar dhe arrestuar si puçistë ata pak që kishin mbetur brenda. Ishte provë e qartë për një parti puçiste kriminale që kishte organizuar grushtin e shtetit, e cila duhej shpallur jashtë ligjit.

(“Zëri i Popullit”, 20 shtator 1998)

PD dhe Berisha, “një çetë kriminelësh, maternitet i krimit”

-Zoti Braho, duke patur parasysh ngjarjet e fundit politike, të cilat u konkretizuan me Lazaratin, nuk mendoni se po krijohet gjithnjë e më tepër bindja se shteti shqiptar është krejt i asfiksuar, kurse pushteti i sotëm po përjeton vdekjen klinike?

Unë mendoj se zhvillimet politike, të cilat, siç thoni ju, finalizohen me ngjarjet e Lazaratit janë zhvillime që kanë të bëjnë me procesin e tranzicionit që po kalon demokracia në Shqipëri, një tranzicion që po kalon stërzgjatur jo vetëm ekonomik, por dhe një tranzicion politik, shoqëror, psikologjik, një tranzicion që i ngjan një lindjeje të vështirë, të shoqëruar me dhimbje. Natyrisht shqiptarët kanë të drejtë të jenë të mërzitur, sepse ky proçes po zgjat shumë. Nuk jemi të përgatitur psikologjikisht për këtë zgjatje. Përsa u përket shkaqeve përse kjo demokraci në Shqipëri po ecën kështu përmes dhimbjeve dhe traumave të mëdha, unë mendoj se ndodh për disa shkaqe. Se pari, kjo gjendje ka të bëjë me etapat afatshkurtra dhe afatmesme në lidhje me rivendosjen e rendit dhe të qetësisë, që Aleanca për Shtetin dhe qeveria e zotit Nano shpalli që në programin e saj. Këto etapa të rivendosjes së rendit, megjithëse ishin parashikuar drejt në programin e saj, nuk gjetën siç duhet zbatim konkret. Kjo pikë e programit nuk është realizuar dhe nuk e ka justifikuar veten.

-Dhe pse ndodhi kështu?

Ekzistojnë shumë faktorë në lidhje me këtë. Një nga faktorët që mendoj unë është se drejtimi i institucioneve që sigurojnë rendin dhe qetësinë duhej t’u ishte lënë në dorë njerëzve më specialistë, më kompetentë.

-Nuk ju duket sikur Nano po lëviz pak përgjumësh?

Nga shumë shkaqe të krijohet përshtypja se Nano po tregohet indiferent, por reagon me ngadalësi, por nuk është kështu. Përsa u përket reagimeve të Nanos si Kryeministër, padyshim që ai mban përgjegjësi për situatën. Por Nano vepron në kuadrin e një qeverisjeje kolektive që ka ndërtuar koalicioni i Aleancës për Shtetin. Janë faktorë të tjerë, të brendshëm dhe të jashtëm që shpesh herë frenojnë veprimet energjike që duhet të ndërmarrë qeveria dhe ç’është më kryesorja qeveria i ka kthyer më shumë sytë nga problemet ekonomike, të cilat janë baza për zhvillimin normal të një vendi dhe ka lënë paksa mënjanë problemet e vendit. Padyshim që duhet krijuar një balancim më i drejtë sepse pa rend nuk ka zhvillim ekonomik, ashtu si dhe pa zhvillim ekonomik nuk plotësohen mjaft elementë për të rritur dhe forcuar ruajtjen e rendit.

(“Intervista”  23 shtator 1998)

NGA KRONIKA E SEANCAVE TË KUVENDIT TË SHQIPËRISË

Pyetje pa përgjigje (26 mars 1997)

Flet Bashkim Gazidede: Do të përpiqem t’u përgjigjem pyetjeve që më janë adresuar në lidhje me fjalën që mbajta. Së pari, zoti Ali Spahia pyet: A ka dijeni organi i SHIK-ut për gjendjen në ushtrinë shqiptare gjatë muajve të fundit dhe sidomos për aktivitetin e ish-ministrit Zhulali, për rolin e tij në revoltën e armatosur dhe ku ndodhet ai tani e çfarë aktiviteti zhvillon? Dhe pyetja e dytë: A ka të dhëna SHIK-u për aktivitetin e shovinistëve serbë ndaj Shqipërisë?

Përgjigje: SHIK-u, me ligj, nuk lejohet të ndërtojë punën në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Ministrinë e Brendshme, të cilat kanë dy shërbime të tyre, që quhen përkatësisht SHIU dhe SHIR-i dhe që varen nga ministrat përkatës. Natyrisht, për të gjitha problemet që i dalin SHIK-ut në veprimtarinë e tij dhe që lidhen me këto ministri, u raporton ministrave përkatës, u dërgon informacione dhe në raste të veçanta ndërton edhe punën e përbashkët me shërbimet përkatëse. Për të gjitha të dhënat që na kanë dalë në lidhje me problemet e ushtrisë, ne ia kemi dërguar informacionin me shkrim ish-ministrit të Mbrojtjes. Nuk mund të pretendoj që e njihja këtë gjendje të ushtrisë shqiptare. Se çfarë roli ka ish-ministri Zhulali në këtë revoltë, nuk e them dot me siguri, por gjatë kohës që kam qenë komandant operacioni, mund të them se ushtria shqiptare nuk vuri në dispozicion të këtij operacioni pothuajse asgjë dhe në këtë kuptim natyrisht që nuk mund të shmanget nga përgjegjësia edhe zoti Zhulali si ish-ministër, i cili kishte drejtuar reformën në ushtri dhe që në fund të fundit i kishte lënë në mëshirën e fatit të gjitha depot e armatimit të ushtrisë, ashtu siç nuk dua të shmang as veten nga përgjegjësia për ngjarjet që jeton sot Shqipëria. Për zotin Zhulali di që është jashtë shtetit, kam dëgjuar që është larguar nga Durrësi dhe ka shkuar në Itali, por nuk di se ku ndodhet sot dhe çfarë bën. Përsa i përket pyetjes së dytë të zotit Ali, SHIK-u ka të dhëna për aktivitetin e serbëve në drejtim të Shqipërisë. Nuk besoj se është as vendi, as koha që të prononcohem për këtë problem. Natyrisht, synimi i tyre është antishqiptar.

Zoti Pjetër Arbnori pyet: Ju na folët për plane të kaluara të qarqeve vorio-epirote, që synonin copëtimin e Shqipërisë. Mundësisht na flisni për qëndrimet e sotme të qeverisë greke, të kryeministrit Simitis, i cili ka mbajtur qëndrim korrekt në deklaratat e tij për gjendjen në Shqipëri.

Përgjigje: Në material nuk akuzoj qeverinë e sotme greke për situatën në Shqipëri, njëkohësisht nuk kontestoj as politikën e kësaj qeverie për stabilitetin në rajon.

Zotërinjtë Abdyl Xhaja dhe Hasan Halili i kanë pyetjet të përbashkëta.

Pyetja e parë: Pse informohet për herë të parë në Parlament nga ju dhe pas 5 vjetëve veprimtari?

Përgjigje: Natyrisht, unë raportoj në Parlament në atë kohë që më thërret Parlamenti. Jam thirrur edhe herë të tjera për probleme të ndryshme tematike, kam ardhur dhe kam raportuar. Sot u kërkova për të raportuar për gjendjen në Shqipëri dhe po raportoj. Nuk jam unë ai që vendos se kur duhet të vij në Parlament e për çfarë duhet të raportoj.

Pyetja e dytë: Informacioni që jepni sot, gjykoni se i shërben stabilizimit?

Unë gjykoj se sot çdo shqiptar duhet të bëhet i ndërgjegjshëm për rrezikun që i kanoset Shqipërisë, çdo shqiptar duhet të harrojë e t’i kapërcejë dallimet politike përballë kësaj situate, kur cenohet integriteti i Shqipërisë. Unë mendoj se njohja e kësaj situate i shërben stabilitetit të Shqipërisë, ndihmon Qeverinë e Pajtimit Kombëtar dhe sa më i ndërgjegjshëm të bëhet çdo shqiptar, aq më i lehtë është edhe përballimi i situatës.

Pyetja e tretë: Për sa informohet sot, cili është mendimi i vendeve të Bashkimit Europian dhe të SHBA-së, me të cilët ju keni bashkëpunuar në luftë kundër krimit të organizuar dhe trafikut?

Probleme të kësaj natyre në marrëdhëniet që unë kam pasur me shërbimet e tjera, i kam diskutuar disa herë. Se cili është qëndrimi i atyre, nuk mund ta shpreh unë, nuk mund të bëhem unë zëdhënës i asnjë shërbimi të huaj, përveçse i këtij shërbimi që kam drejtuar unë. Ato kanë format e tyre dhe i shprehin mendimet e tyre nëpërmjet qeverive të tyre, ministrive të Jashtme, pra nuk mund të shpreh unë mendimet e tyre përpara jush.

Zoti Vasil Ndreko ka adresuar dy pyetje. Pyetja e parë: A mos vallë më mirë do të ishte që i gjithë dokumentacioni juaj i seleksionuar për procesin e fajdeve t’i jepej Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, në mënyrë që ajo të realizonte plotësisht transparencën për këtë fenomen?

Përgjigje: Materialet që disponojmë për procesin e fajdeve, jemi përpjekur t’i vëmë në dispozicion të Qeverisë së mëparshme dhe mendoj se duhet të jenë të arkivuara në Arkivin e Kryeministrisë dhe që mund të përdoren edhe nga Qeveria e Pajtimit Kombëtar. Përveç kësaj, mendoj që, në qoftë se ka materiale shtesë, ne jemi gati t’ia vëmë në dispozicion edhe kësaj qeverie.

Pyetja e dytë: A ka të dhëna që Zhulali ka qenë një nga lojtarët e skenarit që paraqitët ju dhe në qoftë se po, cilat janë këto të dhëna?

Përgjigje: Natyrisht, nuk kam të dhëna, por gjendja në Shqipëri nuk mund ta shfajësojë Zhulalin, as ndofta edhe mjaft të tjerë; pak a shumë përgjegjësia është e të gjithëve, megjithëse përgjegjësia e tij si ish-ministër i Mbrojtjes mendoj se është e veçantë, por s’kam unë të drejtë ta gjykoj. Unë nuk kam pasur të dhëna që do të ndodhte në ushtri kjo që ndodhi. Natyrisht, fakti që nuk kam pasur të dhëna më ngarkon mua, në radhë të parë, me përgjegjësi. Fakti që u braktisën depot e ushtrisë ngarkon atë me përgjegjësi, në radhë të parë, si ish-ministër i Mbrojtjes, si dhe personat që janë përgjegjës sipas reparteve.

Zoti Kasem Dylgjeri pyet: Duke respektuar anën diplomatike të problemit, si shpjegohet që mendimi zyrtar i Departamentit Amerikan të influencohet nga opinionet e lobit pro grek në Amerikë?

Përgjigje: Mendoj se s’më përket mua të gjykoj për problemet politike dhe diplomatike, i kalon kompetencat e mia përgjigjja e kësaj pyetjeje.

Zoti Kozma Tavanxhi adreson dy pyetje. E para: Si mendoni ju, pse nuk u realizua kjo kryengritje e zonës së Jugut të Shqipërisë, e drejtuar nga qarqe të caktuara greke, në vitet ‘90-‘92, kur u rrëzua sistemi diktatorial dhe kur përkrahja e qeverisë së Micotaqisit ndaj këtyre qarqeve ishte më e dukshme, por u realizua në vitin 1997, kur sistemi demokratik ishte më i konsoliduar dhe këto qarqe shoviniste greke nuk kanë përkrahje të qeverisë së Simitisit? E dyta: Ka luajtur rol ndërrimi i disa drejtuesve kryesorë në disa vende perëndimore të fuqishme këto vitet e fundit në ngjarjet në Shqipëri dhe në përkrahjen më të vendosur të qarqeve të caktuara shoviniste greke?

Përgjigje: Natyrisht, ky është një problem për t’u analizuar me hollësi, por unë mendoj se në atë periudhë gjendja në Shqipëri nuk njihej siç u njoh sot dhe nuk ishin mjaft kushte të përshtatshme, si fenomeni i fajdeve, që i ndihmuan këto zhvillime. Natyrisht, ky problem meriton ndoshta një analizë të veçantë dhe unë s’mund të pretendoj se jam në gjendje t’i jap përgjigje kaq të shpejtë.

Zoti Robert Çeku adreson dy pyetje. Pyetja e parë: Problemet që trajtohen në raportin tuaj i gjykoj tepër delikate për situatën në Shqipëri. A gjykoni se reagimi mund të jetë më tepër negativ sesa pozitiv?

Përgjigje: Është pak a shumë përgjigjja që edhe e dhashë. Unë mendoj se në të gjitha partitë politike ka patriotë, ka shqiptare, siç ka edhe në të gjithë Shqipërinë. Natyrisht, duke kapërcyer dallimet partiake, për integritetin e Shqipërisë mendoj se njohja me situatën luan më tepër rol pozitiv sesa negativ.

Pyetja e dytë: Veprimtaria antishqiptare e disa qarqeve greke dhe greko-amerikane rezulton e dokumentuar nga raporti juaj. Pse nuk e keni denoncuar publikisht më parë dhe pse pikërisht sot?

Përgjigje: Unë mendoj se nuk është detyrë e SHIK-ut për të publikuar materiale. Këto gjëra bëhen në rrugë diplomatike, bëhen në rrugë shtetërore. Unë kam vënë në dijeni instancat përkatëse, pa shmangur, natyrisht, përgjegjësinë që më takon për parandalimin e një situate të tillë. Mendoj se mjaft probleme të tilla janë bërë në një farë mënyre publike qoftë me gjyqin e 5 shtetasve shqiptarë me kombësi greke, qoftë edhe në raste të tjera. Ata që e kanë ndjekur me vëmendje, besoj se kanë pasur mundësi të njihen me një rrezik të tillë.

Zoti Alush Shima pyet: Si qëndron fenomeni “Zhulali” në problemin që ngrihet nga ju?

Përgjigje: Ndoshta koha do të jetë ajo që do të qartësojë pozicionin e tij. Thashë që s’jam unë as prokuror, as gjykatës që të them se cila është përgjegjësia e tij konkrete, por përgjegjësi mendoj se ka.

Zoti Agim Fuga më adreson tri pyetje. E para: Mos vallë sot ne paguajmë faturat e tolerancës sonë lidhur me të ashtuquajturin problem të Vorio-Epirit?

Përgjigje: Mendoj se në përgjithësi ka pasur tolerancë gjatë periudhës së qeverisjes katërvjeçare. Nuk po them se toleranca është e dëmshme, natyrisht ajo duhet të jetë, por jo në zbatimin e ligjeve. Mendoj se në zbatimin e ligjeve ka pasur tolerancë, nuk u arrit ndoshta, sipas mendimit tim, të krijohet bindja se ligjet janë të detyrueshme për të gjithë dhe duhen zbatuar pa asnjë hezitim. Vetë demokracia s’është gjë tjetër vetëm se një sistem ku zbatohet me rreptësi ligji dhe ku përjashtohen veprimet arbitrare. Them që ndoshta këtu ka pasur diçka për të rregulluar.

Pyetja e dytë: A nuk do të ishte më efektive që ky raportim të ishte bërë më parë dhe jo sot në këtë gjendje të krijuar, kur ne analizojmë pasojën?

Përgjigje: Ndoshta po.

Pyetja e tretë: Thëniet e zotit Nikollas Bërns se “ne nuk do të lejojmë shpërbërjen e shtetit shqiptar”, mos vallë lë të nënkuptohet e kundërta?

Përgjigje: S’më takon mua të gjykoj për problemet politike, as të komentoj të tilla deklarata.

Zoti Hysen Selfo më adreson dy pyetje. E para: Nga raporti që paraqitët, deklaruat se për të gjithë aktivitetin tuaj dhe veçanërisht për veprimtarinë antikombëtare keni lajmëruar ose vënë në dijeni institucionet përkatëse. Dua të di: çfarë përgjigje keni marrë dhe në rast se kjo ka munguar, si keni vepruar ju?

Përgjigje: Unë nuk mund të pretendoj se puna e SHIK-ut ka qenë e përsosur. S’përjashtoj veten dhe as punonjësit e mi nga përgjegjësia që kemi edhe ne për gjendjen e krijuar sot, ashtu siç duhet të nxjerrin përgjegjësi të gjithë politikanët shqiptarë për këtë gjendje, të të gjitha partive politike, mendoj unë. Pastaj, se cili e ka më të madhe apo më të vogël përgjegjësinë, ndoshta koha do ta tregojë. Duhet të dini një gjë, që SHIK-u është shërbim informues, është institucion informues, nuk ka kompetenca ekzekutive, nuk ka të drejtë të arrestojë persona, nuk ka të drejtë të bëjë veprime të kësaj natyre: ekzekutive, po e përsëris, dhe unë mendoj se puna e SHIK-ut mbaron me informimin që u bën instancave përkatëse.

Pyetja e dytë: Në lidhje me firmat rentiere që falimentuan, ju kishit shumë të dhëna ose informacione. Atëherë, pse nuk vepruat në bashkëpunim me organet kompetente për të parandaluar aktivitetin e tyre?

Përgjigje: Thashë që detyra e SHIK-ut është informimi dhe mendoj se informimi nuk u ka munguar mjaft instancave. Për shembull, e kisha edhe në material, por harrova ta lexoj, që ne kemi pas shkëmbyer informacione sistematike me Guvernatorin e Bankës për këto probleme për një periudhë jo të shkurtër. Megjithëqë në fund të fundit nuk ishte detyrë e SHIK-ut, ne kemi denoncuar firmën “Arkond” dhe përfaqësuesit e kësaj firme ishin të arrestuar të paktën për një kohë të gjatë pikërisht për mashtrime të kësaj natyre. Ne kemi denoncuar gjithashtu fondacionin “Xhaferri”, megjithëse s’ishte detyra jonë për të hapur procese gjyqësore për ta.

Natyrisht, besoj se nuk kemi bërë gabim për këto, por pothuajse në të gjithë botën demokratike prokurorët hapin çështje kryesisht për probleme që mendojnë se s’janë në rregull. Unë mendoj se vënia në lëvizje e drejtësisë do të kishte qenë një ndër rrugët më efikase për këtë qëllim. Prokurorët duhet të kishin marrë iniciativën që të hapnin çështje penale për këto probleme, se pothuajse të gjithë shqiptarët i kanë njohur që ishin firma mashtruese, të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar që po luajnë bixhoz me paratë e tyre, por që fatkeqësisht çoi pastaj në këtë përfundim. Bile kur kemi denoncuar ata të firmës “Arkond”, jemi akuzuar në gjithfarë mënyrash prej shtypit shqiptar sikur po ndërhynim në probleme që s’na takonin.

Zoti Isa Sinani drejton dy pyetje. E para: Cili ka qenë pozicioni i ish-ministrit të Mbrojtjes, Safet Zhulali, me agjenturat e huaja, kur dihet që ishte ai i pari që u evakuua jashtë shtetit?

Përgjigje: S’kemi pasur ndonjë të dhënë konkrete për këtë gjë dhe s’mund të them gjë me përgjegjësi. Natyrisht, veprimi i tij është i rëndë. Rezultoi që reforma që ai bëri në ushtri, nuk qe efikase, ose qe e dështuar.

Pyetja e dytë: Shumë politikanë të opozitës shqiptare kanë bërë thirrje: “O burra, rrëmbeni armët, ja vdekje, ja liri” dhe sot ata u ulën në tryezën e partive me Presidentin. Cila është lidhja e tyre me agjenturat e huaja?

Përgjigje: Në bazë të ligjit “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, ne nuk ndjekim dot ministra, deputetë, kryetarë partish politike etj. Nuk kam ndonjë të dhënë konkrete dhe mendoj se nuk është këtu vendi ose sot për të gjykuar për këtë problem.

Zoti Jemin Gjana bën tri pyetje. E para: Cilat janë infiltrimet e kësaj veprimtarie antishqiptare në klasën e sotme politike shqiptare?

Përgjigje: Nuk e shoh të arsyeshme të përgjigjem për këtë pyetje.

Pyetja e dytë: Cili është implikimi i Ministrit të Mbrojtjes në këtë veprimtari dhe a dispononi të dhëna se ku gjendet ai tani?

Përgjigje: Mendoj se pak a shumë është dhënë përgjigjja për këtë pyetje.

Pyetja e tretë: Si e komentoni paralelizmin e deklaratës së një tryeze të rrumbullakët, dhënë dje në Televizionin Shqiptar, mes oficerëve të Sigurimit dhe oficerëve të SHIK-ut?

Përgjigje: Unë e shoh si tendencioze atë lloj deklarate. Oficerët e SHIK-ut nuk mund të krahasohen në asnjë plan me oficerët e Sigurimit të Shtetit. Në qoftë se oficerët e Sigurimit të Shtetit, për një arsye ose një tjetër, mbajnë mbi supe krimet 50-vjeçare që janë bërë në Shqipëri, asnjë përgjegjësi të tillë nuk kanë oficerët e SHIK-ut sot. Ata kanë punuar në bazë të një ligji të Parlamentit Shqiptar, kanë punuar në kuadrin e një shteti demokratik, veprimtaria e tyre është në një farë mënyre e dokumentuar dhe e kontrollueshme.

E përsëris edhe një herë që nuk ka tani oficerë të SHIK-ut kriminelë dhe ata që përhapin thashethemet janë pikërisht personat e inkriminuar, personat që, në një formë ose një tjetër, janë kundër stabilitetit në Shqipëri dhe të interesuar ta paraqesin SHIK-un si të barabartë me Sigurimin e Shtetit. Nuk mund të jenë kriminelë ata studentët e dhjetorit, shumica e të cilëve kanë punuar në SHIK. S’mund të krahasohen punonjësit e SHIK-ut për nga formimi i përgjithshëm kulturor e arsimor me oficerët e Sigurimit të Shtetit, që kanë mbaruar një shkollë sigurimi, u kanë mësuar metodat ruse të trajtimit të njerëzve dhe veprat e shokut Enver. S’mund të krahasohen në asnjë plan. S’mund të krahasohen veprimet arbitrare që bënin punonjësit e Sigurimit të Shtetit me veprimet ligjore që kanë bërë punonjësit e SHIK- ut. As unë nuk e krahasoj veten me asnjë drejtues të Sigurimit të Shtetit. E kaluara ime mendoj se është krejt e ndryshme nga ata. Kam punuar mësues dhe pedagog në Universitet. S’mund të më akuzojë asnjë njeri as për hajdut, as për kriminel. Kush të ketë ankesa, le t’i bëjë publike, që t’u përgjigjem dhe unë publikisht. Natyrisht, ajo deklaratë ka të bëjë me faktin që oficerët e Sigurimit të Shtetit shkuan të rregullojnë rendin dhe qetësinë tani në polici, meqenëse nuk u pranuan andej nga Ministria e Brendshme. Tani përkrahësit e tyre duan të bëjnë paralelizëm me SHIK-un, që s’mund të bëhet kurrë.

Spartak Braho zbardh detajet e “grushtit të shtetit” 1998, si

Më të lexuarat