BREAKING NEWS

E RËNDË/ Sapo kishte bërë vaksinën anti-COVID, gjendet i vdekur i riu në Elbasan

E RËNDË/ Sapo kishte bërë vaksinën anti-COVID, gjendet
x
BREAKING NEWS

Dalin pamjet! Fenomeni i rrallë drejtohet edhe për nga Shqipëria, sinoptikanët në Greqi tregojnë dy qytetet shqiptare që do të përjetojnë temperatura ekstreme!

Dalin pamjet! Fenomeni i rrallë drejtohet edhe për nga Shqipëria,
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ 2,643 të infektuar dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit, ja çfarë po ndodh në spitale

Covid-19 në Shqipëri/ 2,643 të infektuar dhe 6 humbje jete
x
BREAKING NEWS

Ndryshime të reja, ky është vendimi i fundit i qeverisë

Ndryshime të reja, ky është vendimi i fundit i qeverisë
x
BREAKING NEWS

Prishja e banesave në zonën e 5 Majit, reagon Avokati i Popullit

Prishja e banesave në zonën e 5 Majit, reagon Avokati i Popullit
x
BREAKING NEWS

Meta caktoi datën, do futet PD në zgjedhjet në 6 bashki? Lulzim Basha jep paralajmërimin e fortë

Meta caktoi datën, do futet PD në zgjedhjet në 6 bashki? Lulzim
x
BREAKING NEWS

Vjen reagimi zyrtar nga KQZ, publikon datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore

Vjen reagimi zyrtar nga KQZ, publikon datën e zgjedhjeve të pjesshme
x
BREAKING NEWS

“Erdogan e do me çdo kusht miqësinë me Shqipërinë”, Spartak Ngjela zbulon arsyen dhe plas deklaratën e fortë: A do e lejojë Rama këtë?

“Erdogan e do me çdo kusht miqësinë me
x

Politike

Spartak Ngjela: 28 Nëntori i këtij viti erdhi me marrëveshjen shumëplanëshe Shqipëri-Kosovë, do të fillojë një etapë e re për shqiptarët

Spartak Ngjela: 28 Nëntori i këtij viti erdhi me marrëveshjen

Avokati Spartak Ngjela dje me anë të një statusi teksa uroi ditën e Pavarësisë u shpreh se ky 28 Nëntor erdhi me marrëveshjen shumëplanëshe Shqipëri-Kosovë. Ngjela tha se nënshkrimi i marrëveshjeve nga dy kryeministrat shqiptarë është një hap gjigant që e bën vendin akoma dhe më heroik që sipas tij të mos zhduket nga grekët, rustë e serbët. “28 Nëntori i këtij viti erdhi bashkë me marrëveshjen shumëplanëshe Shqipëri-Kosovë. Kjo ishte marrëveshja e parë. Por shenjtëria e 28 Nëntorit kërkon ende edhe më shumë. Erdhi koha reale e historisë së Shqipërisë: u arrit më në fund marrëveshja e parë për bashkimin kombëtar midis Shqipërisë dhe Kosovës. Të dy kryeministrat e të dy shteteve shqiptarë në Ballkanin Perëndimor, pardje, nënshkruan një marrëveshje në rrafsh shumë të gjerë midis dy shteteve. Ky ishte një hap gjigant, i cili e futi historinë e Shqipërisë në hullinë e Rilindjes Kombëtare dhe në atë të heroikës shqiptare, për të shpëtuar etninë shqiptare në Ballkanin Perëndimor: që ajo të mos zhdukej si etni nga hordhitë ruse, serbe dhe greke. Dhe ja, pikërisht këtë e tregoi me fakt ndërkombëtarisht nënshkrimi i marrëveshjes shumëplanëshe Shqipëri-Kosovë, dy ditë më parë”, u shpreh ai. Avokati tha se po fillon një etapë e re për Shqipërinë me konkretizimin e bashkimit kombëtar. Ngjela tha se era e kësaj etape erdhi që me luftën e NATOS-s kundër Serbisë e deri tek politika amerikane që e sheh Shqipërinë si një aleat parësore në Ballkanin Perëndimor. Sipas tij, të gjitha këto po i japin shqiptarëve vendin e merituar në histori. “Filloi një etapë e re e Shqipërisë dhe shqiptarëve, për konkretizimin e bashkimit kombëtar. Historia e re Shqipërisë erdhi realisht, më në fund, pas dy shekujsh. Era e re e saj, filloi në vitin 1999, kur solli çlirimin e shqiptarëve me një forcë e cila tani nuk mund të ndalet: Ishte lufta e NATO-s kundër Serbisë që çliroi Kosovën; ishte shpallja e pavarësisë së Kosovës; ishte pranimi i Shqipërisë në NATO; ishte armatosja e Kosovës dhe ngritja e ushtrisë së saj; por, është edhe politika amerikane e angazhuar tërësisht për shqiptarët, me theksimin e saj se “Shqiptarët janë aleatët tanë parësorë në Ballkanin Perëndimor”.Të gjitha këto po iu japin më në fund shqiptarëve vendin e tyre të merituar në histori. Gëzuar 28 Nëntorin; ditën që hodhi themelet e Shqiptarisë dhe solli me vete vijimin historik për një shqiptari të bashkuar”, tha ai.