BREAKING NEWS

“Shpërthimi u dëgjua në të gjithë Durrësin”/ Dalin detaje të reja të rënda nga atentati me eksploziv ndaj efektives së Policisë (DYSHIMET)

“Shpërthimi u dëgjua në të gjithë
x

Politike

Spartak Ngjela akuza kryeministrit Rama: Ja pse nuk i japin asnjë lek për tërmetin

Spartak Ngjela akuza kryeministrit Rama: Ja pse nuk i japin asnjë lek

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “360 Gradë” tha se kryeministri Rama nuk ka arritur të marrë asnjë lekë për shkak se në Shqipëri ka korrupsion.

Ngjela shtoi se lejet e ndërtimit i futi kryeministri në vendin tonë, duke sjellë në këtë mënyrë mafien e ndërtimit.

“Ne marrim faktin aktual. Në Durrës do prishen rreth 20-30 pallate. Kështu thonë këta. Pyetja ime është kjo? Tërmetet që do prishen të njëjtin tërmet ma pallatet që nuk do prishen kanë pasur? Të njëjtin tërmet, por nuk kanë pasur kondicionet teknike të barabarta. Pse nuk i kanë pasur? Se nuk i ka lënë korrupsioni? Lejet e ndërtimit. I pari që i ka futur është Rama. Kush është i interesuar të marrë me forcën e parasë lejet e ndërtimit, është mafia. Cila mafie, ajo e ndërtimit. Ka  mafie ndërtimi. Si do luftohet mafia e ndërtimit? E di gjithë Shqipëria që ka pasur korrupsion. E di gjithë Perëndimi. Asnjë lekë nuk po i japin Ramës. Pse? Sepse ka korrupsion. Gjithë ky fluks i korruptuar, është fajtor.”-shprehet Spartak Ngjela.