BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Spartak Ngjela: Berisha antiamerikan i thekur, gabimet e së shkuarës do i kthehen në bumerang, nuk duhet të hyjë në Parlament

Spartak Ngjela: Berisha antiamerikan i thekur, gabimet e së shkuarës

Avokati i njohur Spartak Ngjela dje ka folur për çështjen e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe hyrjes së tij në Parlament. Ngjela u shpreh se nëse Berisha hyn në Parlament atëherë do të shkelet ligji. Avokati tha se ligji i dekriminalizimit nuk e lejon, por kryeministri Edi Rama e do në Parlament pasi e sheh si gogol. Sipas Ngjelës, Berisha është një antiamerikan të cilit gabimet i kanë krijuar një kosto shumë të madhe .“Që të hyjë Berisha në Parlament do shkelet ligji. Ligji për dekriminalizimin thotë se non-grata në SHBA nuk futesh dot në parlament. Nuk konkurron dot. Si do hyjë ky? Po të hyjë ky, shkelet ligji. Nuk e di ça do bëjë Rama, ndoshta Rama e do si gogol. Ka gogol Saliun, Saliu s’kupton. Ku e pranon Tirana Saliun. Asnjë s’e pranon. Ai nuk ka vota. Qëndron se është rrezikuar personalisht dhe si familje, nga “non grata” amerikane. E ka fajin vetë, çdo gabim ka kosto. Atij i kanë krijuar kosto të madhe gabimet. Dy janë anti-amerikanë, Enver Hoxha dhe Sali Berisha. Niveli i ynë për zgjedhje është i dobët se nuk kemi pasur zgjedhje të lira dhe konkurrencë personalitetesh. Këtu thotë do e votoj se e kam patriot nga veriu”, tha Ngjela. Po ashtu avokati u ndal edhe tek deklaratat e kreut demokrat Lulzim Basha mbi 25 prillin dhe zgjedhjet e vjedhura. Ai u shpreh se partitë politike në vendin tonë janë si fantazma madje edhe pa kryetar. Sipas Ngjelës, Basha është një kryetar pa vizion dhe me njerëz të tillë në Parlament nuk do të ketë ndonjëherë zhvillim të vendit, por vetëm krizë. “Duhet të themi se partitë politike në Shqipëri janë fantazma. Janë fantazma se janë partitë e kryetarit. Kemi partinë andej, ka humbur. M’i kanë vjedhur zgjedhjet thotë. Nuk e di që po të vodhën shtëpinë, ke edhe ti përgjegjësi. Pastaj ça vjedhje kur këtu ka qenë ODIHR. Pra nuk ka kryetar andej. Po ky këtej? Ky nuk ka vizion, mund të ketë marrë ekspertë të mëdhenj. Nuk mund të flas pa program. Nëse Parlamenti do jetë në këtë nivel që po shohim, nuk do të kemi zhvillim. Kriza jonë është tek ngritja e personaliteteve në politikë”, deklaroi Ngjela.

Më të lexuarat