BREAKING NEWS

Pas ultimatumit të ambasadores Yuri Kim, Gjykata i jep goditjen finale ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla

Pas ultimatumit të ambasadores Yuri Kim, Gjykata i jep goditjen finale
x

Politike

Spartak Ngjela: BKH do sjellë furtunë, të ngelurit në veting nuk do ja hedhin dot paq, për politikanët e korruptuar dosjet janë gati

Spartak Ngjela: BKH do sjellë furtunë, të ngelurit në veting

Ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe hetimi i të korruptuarve në nivele të larta apo të ngelurve në veting është në qendër të vëmendjes së opinionit publik. Për avokat Spartak Ngjelën, Byroja e Hetimit duhet ta nisë punën me gjyqtarët dhe prokurorët e ngelur në veting, duke theksuar se aferat në gjykatat dhe prokuroritë e vendit kanë qenë të mëdha. Në një reagim për gazetën “SOT”, Ngjela deklaroi se jo vetëm të ngelurit në veting, por BKH do të hetojë të gjithë zyrtarët e lartë të cilët janë të përfshirë në afera të mëdha korruptive. Sipas avokatit, BKH do të jetë gati brenda muajit nëntor. “Sigurisht që të ngelurit në veting do të hetohen, por ende nuk ka ardhur Byroja Kombëtare e Hetimit. Nuk ekziston ende organi që do t’i hetojë. Korrupsioni në gjykatë, prokurori dhe në qeverinë shqiptare në të gjithë administratat që ka kaluar që nga viti 1992 e këtej i heton BKH. Nëse nuk ekziston BKH nuk hetohen dot. Ka dalë vetëm Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme. Nuk i heton prokurori. Procedura është kjo në të gjithë botën: I heton hetuesi, në këtë rast këta i heton vetëm BKH, hetuesi ia dërgon prokurorit, prokurori vendos masën e arrestit dhe ia dërgon gjykatës. Pastaj pasi vendoset masa e arrestit vazhdon hetimi nën arrest ose nëse nuk vendos masë arresti mund të vendosë arrest shtëpie ose mund të vendosë deklaratë për paraqitje. Por këto i ka në dorë BKH, e cila duhet të dalë sipas të dhënave që kemi nga ndërkombëtarët sidomos nga ambasadorja amerikane, duhet të dalë brenda muajit nëntor”, u shpreh Spartak Ngjela në reagimin e tij për gazetën.

Hapja e zyrave të avokatisë

Por avokati komentoi edhe veprimin e të ngelurve në veting të cilët po hapin zyra avokatie. Për Ngjelën, ligji e ka të përcaktuar qartë që pasi KPK i shkarkon, ata duhet të jenë jashtë çdo funksioni në sistemin e drejtësisë për 15 vjet. Sipas Ngjelës, ata kanë të drejtë vetëm për të hapur zyra konsulence dhe jo zyra avokatie, pasi sipas tij Dhoma e Avokatisë nuk iu jep atyre licencën. “Duhet parë ligji, sepse ligji nuk i ka lejuar që të shkarkuarit në veting të vazhdojnë të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë. Që të hapin zyrë avokatie duhet të jesh avokat, që të jesh avokat duhet marrësh licencën e avokatisë në Dhomën Kombëtare të Avokatisë. Në rast se ata kanë licenca të vjetra që i kanë marrë para se të bëhen gjyqtarë duhet të denoncohen dhe të shkojnë në burg se nuk i lejon ligji. Pra të shkarkuarit nga vetingu nuk i lejon ligji që të hapin zyra avokatie. Ata mund të kenë të drejtë të hapin zyra konsulence”, tha Ngjela.

Dosjet e zyrtarëve

Avokati theksoi sërish se dosjet e zyrtarëve të korruptuar janë bërë gati dhe tani pritet ngritja e BKH, e cila me ndihmën e FBI do të bëjë hetimin e mëtejshëm të tyre. Sipas Ngjelës, qëllimi i Byrosë është i qartë: Hetimi i korrupsionit në nivele të larta. “BKH ka dalë për të hetuar korrupsionin në Shqipëri. OPGJ nuk i heton dot. Prokuroria e zakonshme nuk lejohet. BKH i heton dhe ia dërgon dosjes Prokurorisë së Posaçme dhe Prokuroria e Posaçme vendos se çfarë do të bëj, nëse do e kaloj në Gjykatën e Posaçme apo jo. Unë iu kam njoftua dhe iu thashë që kanë ardhur dosjet e ish pushtetarëve dhe pushtetarëve të lartë për korrupsion. Tani këtë e tha edhe ambasadorja e SHBA. Fakti që e ka thënë edhe ambasadorja është fakt i vërtetë. Dosjet kanë ardhur, hetimi do të bëhet nga BKH përmes FBI. Këto po presim dhe do shohim hap pas hapi si do ecin ngjarjet”, u shpreh avokat Spartak Ngjela për gazetën “SOT”.