BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve në vend, Ministria tregon sa persona kanë dalë pozitiv me Covid-19 në 24 orët e fundit (BILANCI)

Ulet numri i të infektuarve në vend, Ministria tregon sa persona
x

Politike

Spartak Ngjela: Çdo ndryshim territori midis Kosovës dhe Serbisë destabilizon edhe Shqipërinë, ka qenë skemë e Moskës dhe Beogradit

Spartak Ngjela: Çdo ndryshim territori midis Kosovës dhe

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar ditën e djeshme mbi ndryshimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Ditën e sotme i deleguari i Presidentit Amerikan, Richard do të vizitojë Prishtinën. Së bashku me Grenell do të jenë edhe 13 zyrtarë tjerë amerikanë, të cilët do të prezantojnë projektet për Kosovën dhe rajonin në kuadër të marrëveshjes së arritur me Serbinë në 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë. Por për avokatin, çdo ndryshim i territorit mes Kosovës dhe Serbisë do të sjellë edhe destabilizimin e Shqipërisë. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ngjela tha se e gjithë kjo skemë për ndarjen e territorit që nuk u realizua ishte e financuar nga vendet anti-perëndimore, si Moska dhe Beogradi. “Sot gjithkush duhet të jetë i qartë se ndërrimi i territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, destabilizonte të gjithë Shqipërinë dhe rrezikonte sovranitetin e Shqipërisë, në një kohë që, as që mund të flitej më për Kosovën, sepse ajo do të mbetej si një territor i braktisur. Në fakt, tani është e qartë se kjo ka qenë një skemë e politikës ruse, por që tani ajo ka dështuar. E gjithë kjo skemë, që nuk u realizua dot, kishte edhe në Kosovë segmentet mediatike të ofruara nga Moska dhe Beogradi. Ato janë ende aktive, por nuk kanë fare hapësirë audiencë, sepse janë ngritur kundër Shqipërisë. Janë ca gazetarë kosovarë, pabuksa dhe me familje vjetërsisht të lidhura me Beogradin, që paguhen nga Moska dhe Beogradi, por që janë të lexueshëm dhe që po diskreditohen dita-ditës”, tha Ngjela. Për avokatin, Moska dhe Beogradi nuk do arrijnë dot të përçajnë shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë. “Këta nuk mund të kenë kurrë fuqi ta mposhtin patriotizmin shqiptar në Kosovë dhe të krijojnë pështjellim panshqiptar në Ballkanin Perëndimor. Dëgjojini se çfarë budallallëqesh historike tjerrin si gënjeshtra, të kuptoni se çfarë injorantesh janë. Turp për ta! Se shqiptarët i përbuzin edhe në Kosovë edhe në Shqipëri. Dëgjojnë edhe disa hoxhallarë injorantë në Kosovë, që dallohen që nuk janë me prejardhje shqiptare, si flasin kundër historisë së Shqipërisë dhe, veçanërisht, kundër Gjergj Kastriot Skënderbeut”, tha Ngjela.

Më të lexuarat