Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Spartak Ngjela: FBI dhe SPAK duhet të shpëtojnë shqiptarët nga kjo zgjedhë pushtetarësh të korruptuar

Postuar: 01/12/2019 - 08:18

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar dje se FBI dhe SPAK duhet që të shpëtojnë vendin tonë dhe shqiptarët nga kjo klasë politike. Me anë të një postimi në Facebook, Ngjela ka shkruar mbi situatën e përgjithshme në të cilën ndodhet vendi, nga ku ka analizuar edhe çështjen e ndërtimeve, por ajo që ai thekson është se SPAK do të çojë pas hekurave gjithë të korruptuarit. Ai ka deklaruar se reforma në drejtësi duhet të vijojë hetimet për të korruptuarit. Mes të tjerash Ngjela ka thënë se krimi i organizuar e ka epiqendrën e vet tek ajo që Ngjela e ka quajtur “mafia e ndërtimit”. “Tragjedia aktuale i dha provat. Janë të implikuar të gjithë bashkë si: kryeministra, ministra dhe kryetarë bashkish. FBI dhe SPAK duhet të shpëtojnë shqiptarët nga kjo zgjedhë e kohës sonë. Krimi i organizuar dhe korrupsioni kryeministror shqiptar e ka epiqendrën e vet te MAFIA e ndërtimit. Kjo është aksioma ku duhet të mbështetet së pari hetimi i ngjarjes tragjike aktuale dhe pastaj, në funksion të reformës në drejtësi, të vijojë hetimi për të gjithë korrupsionin shtetëror dhe krimin e organizuar”, ka deklaruar dje Ngjela. Avokati ka nënvizuar se vetëm nëse triumfon drejtësia, do të zbutet situata tragjike që ka kapluar vendin tonë. “Vetëm fitorja e drejtësisë kundër padrejtësisë që e krijoi këtë gjendje tragjike, do ta zbuste në shpirtin shqiptar këtë dhimbje me përmasa biblike që po kalon sot”, është shprehur avokati Ngjela. Mes të tjerash Ngjela ka shkruar edhe për ndërtimet kaotike në Shqipëri, të cilat i përkufizon si rrjedhoja kryesore e gjithë tragjedisë që ka prekur vendin tonë. Ai ka thënë se nga vendi ynë duhet të largohet “mafia e ndërtimit”. “Shqipëri, të shporret përfundimisht mafia e ndërtimit. Këtë gjasë ne shqiptarëve na i solli sot vdekja masive dhe tmerri që shkaktoi te të gjithë shqiptarët tërmeti i 26 nëntorit. Të gjithë duhet të ndërgjegjësohen se sjellësja e madhe e fatkeqësisë tragjike që ka pllakosur shqiptarët në këto ditë, nuk është më shumë tërmeti, se sa MAFIA e ndërtimit në Shqipëri. Tërmeti i datës 26 nëntor zbuloi qartë krimin mafioz të ndërtimit në Shqipëri. Por, çfarë do të bëjë qeveria shqiptare me kryeministrin e saj Edi Rama, i cili i ka përkëdhelur në bashkëpunim për 20 vjet rresht këta mafiozë”, ka shkruar ai.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 05/12/2019 - 16:47

Nënkryetari i Kuvendit, Myslym Murrizi ka komentuar zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela.

Postuar: 05/12/2019 - 16:36

Deputetja Rudina Hajdari e ka quajtur kryeministrin Rama arrogant.

Postuar: 05/12/2019 - 16:27

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka përshëndetur zgjedhjen e Olsian Çelës si kryepro

Postuar: 05/12/2019 - 16:19

Mazhoranca votoi kandidaturën e Olsian Çelës si kryeprokurorin e ri të vendit.Por për ish-kryepro

Postuar: 05/12/2019 - 16:09

Kryeministri Edi Rama ka thirrur sot në zyrën e tij, inxhinieren Luljeta Bozo, të cilës i kërkoi

Postuar: 05/12/2019 - 15:36

Kryetari i PD Lulzim Basha ka vizituar banorët e prekur nga tërmeti në Lezhë.