BREAKING NEWS

'Testi i uthullës', mësoi si funksionon taktika që aplikon ushtria amerikane për të zbular personat e infektuar nga COVID-19

'Testi i uthullës', mësoi si funksionon taktika që
x

Politike

Spartak Ngjela: Hapja e negociatave baltë në fytyrën e Bashës e Berishës, tani nis vrulli në luftën ndaj korrupsionit

Spartak Ngjela: Hapja e negociatave baltë në fytyrën e

Hapja e negociatave për Shqipërinë në Bashkimin Europian pritet që të sjellë një luftë të ashpër ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ndonëse shumë personazhe të politikës shqiptare, sidomos komponentë të opozitës u shprehen skeptikë për çeljen e negociatave.

Në lidhje me këtë gjë reagoi ditën e djeshme edhe avokati Spartak Ngjela, i cili u shpreh se ish kryeministri Sali Berisha dhe kreu demokrat Lulzim Basha lobuan fort për të bllokuar integrimin e vendit në BE. Në një reagim të dhënë për gazetën “SOT”, Ngjela u shpreh se pavarësisht se Basha dhe Berisha përshëndetën vendimin e BE për hapjen e negociatave, sërish në fytyrat e tyre kishte baltë. Sipas avokatit, dalja e Anglisë nga BE i jep një vend të veçantë Shqipërisë, duke shtuar se integrimi i dy vendeve të Ballkanit Perëndimor është në interes të SHBA dhe Gjermanisë. “Gjithë korrupsioni shqiptare dhe krerët e tyre që i kanë lart nuk e kanë dashur hapjen e negociatave. Ja se në çfarë absurditeti ndodhet politika korruptive shqiptare. Para se të hapeshin negociatat, Basha dhe Saliu krijuan lobet për të mos u hapur negociatat me mendimin se ky është një vend narkotrafiku. Pasi nuk ia dolën dot, dje e përshëndetën por ishin baltë në fytyrë. Futja e Shqipërisë në BE është domosdoshmëri për politikën amerikane dhe gjermane, sidomos për politikën e BE. Në këtë pikë, fakti që Shqipëria është një vend 97 për qind proamerikan, tani që nuk është më Anglia në BE, Shqipëria do marr një vend të veçantë në funksion të politikës së lartë amerikane. Ky është interesi i SHBA. Interesi gjerman është në funksion të BE, sepse largimi i Anglisë ka krijuar boshllëk dhe BE do të thotë territor dhe popullsi në funksion të tregut dhe prodhimit”, tha avokati.

Avokat Spartak Ngjela shtoi më tej se me hapjen e negociatave, tashmë do nis vrulli në luftën ndaj korrupsionit. Sipas tij, kryeministri Edi Rama e ka dashur anëtarësimin e vendit dhe do i shkoj deri në fund luftës antikorrupsion. “Dy vendet e Ballkanit Perëndimor që hynë në këto momente në procedurë dhe dy të tjera që janë në pritje deri diku e zbusin problemin e tregut në funksion të largimit të Britanisë. Pra këto janë të dy interesat e fuqive të mëdha perëndimore, Gjermanisë dhe Amerikës dhe konvergojnë në një pikë, që është Shqipëria. Hapja e negociatave do ti jap vrull shumë më të madh luftës ndaj korrupsionit në vend dhe hapja e luftës antikorrupsion në Shqipëri do të shikojmë se çfarë qëndrimi do të mbaje kryeministri i vendit. Deri tani kryeministri shqiptar, edhe nëse mund të ketë punuar kundër, tani nuk bën dot gjë. Nga shenjat duket sikur Rama e ka dashur anëtarësimin, por a do ta çoj luftën antikorrupsion deri në fund? Unë them se po, sepse nuk ka asnjë interes të dalë kundër por gjithsesi duhet pare në terren kur të fillojnë të precipitojnë ngjarjet”, u shpreh Spartak Ngjela për gazetën.