BREAKING NEWS

A është ai politikani që përmendet në përgjime? Reagon për herë të parë Taulant Balla

A është ai politikani që përmendet në përgjime?
x
BREAKING NEWS

Vrasja e gruas shtatzënë, paralajmërohet vendimi drastik në qeveri, ministrja lëshon thirrjen e fortë

Vrasja e gruas shtatzënë, paralajmërohet vendimi drastik në
x
BREAKING NEWS

Karamuço plas deklaratën e fortë dhe ngre dyshime: Droga e Fierit ka lidhje me hakerimin iranian, porositësit përshkruanin...

Karamuço plas deklaratën e fortë dhe ngre dyshime: Droga e
x
BREAKING NEWS

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e pathëna për Çervanaku: E njihnin si bamirës

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e pathëna për
x
BREAKING NEWS

Gara për kreun e forumit rinor të PD, Kokalari ‘sulmon’ Berishën: Kur ke një biznes dhe gabon, fajtori është pronari, po bëheshin gjëra që...

Gara për kreun e forumit rinor të PD, Kokalari ‘sulmon’
x
BREAKING NEWS

“Ç’më duhet mua PD e Primaret, përgjigju”/ Plas sherri në studio, kandidati për Bashkinë e Tiranës i kthehet keq Fevziut: A ka mundësi, programin e ka partia

“Ç’më duhet mua PD e Primaret, përgjigju”/
x
BREAKING NEWS

Deklarata "shokuese" e kandidatit Gert Bogdani: Paratë e krimit...

Deklarata "shokuese" e kandidatit Gert Bogdani: Paratë e
x
BREAKING NEWS

“S’ do lejoj që të valëvitet flamuri i LGBT-së”/ Zotimi i pazakontë i kandidatit në Primaret e PD-së: Nuk shkel mbi...

“S’ do lejoj që të valëvitet flamuri i
x

Politike

Spartak Ngjela: Ja pse protesta e 6 dhjetorit e thirrur nga ‘Foltorja’ nuk do zhvillohet, Berisha ka shthurje mendore dhe ka fakte qysh prej vitit 1984 që tregojnë se ai ka qenë kundër BE

Spartak Ngjela: Ja pse protesta e 6 dhjetorit e thirrur nga

Avokati Spartak Ngjela, ka komentuar protestën e 6 dhjetorit. Në një prononcim për gazetën  “SOT”,  ai tha se ajo është një protestë kundër Bashkimit Europian. Avokati deklaroi se ka kohë që Berisha nuk është më me Bashkimin Europian, që mes të viteve 1984. “Ajo është një protestë kundër Bashkimit Europian. Ka kohë që Berisha nuk është më me Bashkimin Europian, ka që në mes të viteve 1984,  ai nuk është më me perëndimin dhe kjo gjë është e provuar. Por, a do ta bëjë Berisha atë protestë? Nuk do ta bëjë dot, sepse ka një ligj për protestat, kur bënë një protestë duhet që të marrësh  leje në shtet. Dhe në këtë rast shteti nuk i jep leje disa antiperëndimorëve që të bëjnë protestë”, tha ai. I pyetur lidhur me akuzat e ish-kryeministri Sali Berisha ndaj ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Sir Alastair King-Smith, për të cilin ka thënë se mund ti çoj 100 mijë vetë tek ambasada, ai tha se këto deklarata tregojnë ç’thurje. “Këto deklarata janë ç’thurje mendore. Seç kishte thënë ca deklarata të tjera edhe për përmbytjet në Shkodër, nuk duhet me u marr fare me të”, tha ai.  I pyetur lidhur me akuzat që ka bërë opozita lidhur me projektin për Portin e ri të Durrësit, ai tha se nga opozita thuhet se ka abuzime dhe nuk paraqesin prova, ndërsa theksoi se kur konstaton një krim duhet që të bësh një denoncim. Ngjela tha se ai është një investim prej 2 miliardë eurosh dhe  do të jetë një pikë zhvillimi për vendin. “Ata thonë ka abuzime dhe nuk paraqesin prova, sepse kur konstaton një krim duhet që të bësh një denoncim. Ai është një investim prej 2 miliardë eurosh dhe  do të jetë një pikë zhvillimi për vendin, duhet që të shihet edhe kontrata për të parë sesa do  të fitoj”, tha ai. Ndërsa, sa i përket   të dhënave të publikuara nga hakerat iranianë për  funksionarët e shërbimit informativ shtetëror, Ngjela tha se ato që kanë nxjerr ata nuk janë sekrete shtetërore. Ai theksoi se punonjësit e një institucioni shtetëror nuk janë sekret. “Ato që kanë nxjerr ata nuk janë sekrete shtetërore, nëse ka probleme të sekretit shtetëror si marrëdhëniet e Shqipërisë me Amerikën dhe marrëdhëniet e SHISH me CIA me partneret këto janë sekrete. Punonjësit e një institucioni shtetëror nuk janë sekret, nëse i kanë mbajtur këta sekret atëherë janë veprime jashtë Kushtetutës”, tha ai.

Ngjela: Osmani e Kurti treguan se shqiptarët tani janë të fortë

Avokati Spartak Ngjela, e ka vlerësuar lart paraqitjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të hënë në Bruksel. Në një postim në Facebook, Ngjela shkroi se Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, me qëndrimet e tyre treguan edhe njëherë se shqiptarët tani janë të fortë dhe zotër absolut të territoreve të tyre shtetërore.“Shumë lart u treguan para dy ditësh Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, në takimin e tyre me dy përfaqësuesit e Bashkimit Evropian: Josep Borrell dhe Miroslav Laj?ak. Të dy, edhe Vjosa Osmani edhe Albin Kurti, treguan edhe njëherë se shqiptarët tani janë të fortë dhe zotër absolut të territoreve të tyre shtetërore. Kurse të dy përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në takim, Borell dhe Lajçak, që të dy treguan se ata ishin vetë vjetërsia historike antishqiptare. Por shqiptarët tani i kanë mundur të gjithë kundërshtarët e tyre”, tha ai.