BREAKING NEWS

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas ‘bombën’ live nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’: Ministria po gënjen!

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas
x

Politike

Spartak Ngjela: Korrupsionit po i vjen kërcënimi nga reforma në drejtësi, listat e hapura do rrënojnë pushtetarët

Spartak Ngjela: Korrupsionit po i vjen kërcënimi nga reforma në

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar dje se reforma në drejtësi dhe reforma zgjedhore do t’i japin fund korrupsionit. “Janë tre kërcënime që po i vijnë ndërkohë korrupsionit të lartë shtetëror: nga reforma në drejtësi, nga reforma antikorrupsion dhe nga reforma e sistemit zgjedhor me lista të hapura. Me lista të hapura, Sokol Olldashi e rrëzon sërish Lulzim Bashën në Partinë Demokratike”, ka deklaruar Ngjela. Me anë të një postimi në Facebook, Ngjela ka deklaruar se duhet theksuar që likuidimi i klasës së lartë politike si goditje kryesore do të vijë nga funksionimi i SPAK- ut. Sipas Ngjelës, fillimi i hetimit gjyqësor kundër pushtetarëve të lartë do t’i japë fund korrupsionit në politikë. “Duhet të theksojmë se likuidimi i klasës së lartë politike si goditje kryesore do të vijë nga funksionimi i SPAK- ut, domethënë nga fillimi i hetimit gjyqësor kundër pushtetarëve të lartë: përkatësisht nga Byroja Kombëtare e Hetimit, nga Prokuroria e Posaçme dhe nga Gjykata e Posaçme. Këtyre tani po iu shtohet edhe reforma e sistemit zgjedhor me lista të hapura, dhe prandaj çështja e likuidimit të tyre bëhet edhe më e plotë”, është shprehur në reagimin e tij Spartak Ngjela. Më tej avokati ka nënvizuar se nëse opozita parlamentare qëndron për listat e hapura, atëherë SPAK- ut i shtohet edhe sistemi zgjedhor me lista të hapura. Sipas avokatit të korruptuarit e lartë që mund të shpëtojnë nga SPAK-u, do të rrëzohen me anë të listave të hapura. “Prandaj, nëse opozita parlamentare qëndron për listat e hapura, atëherë SPAK- ut, që tani është kërcënimi i tyre antikorrupsion, i shtohet edhe sistemi zgjedhor me lista të hapura. Kjo na jep të kuptuar se, ata të korruptuar të lartë që mund të shpëtojnë nga SPAK-u, do të rrëzohen me anë të listave të hapura. Por, a e dinë ekspertët ndërkombëtarë këtë fakt? Sigurisht që ata janë të qartë dhe mendohet se, pikërisht për këtë, do ta përkrahin iniciativën e opozitës parlamentare, të cilën ata vetë e kanë inkurajuar për të mos e prishur Parlamentin me shpërndarje të tij”, ka deklaruar avokati Spartak Ngjela. Ai ka theksuar se as Rama dhe as Basha nuk dalin dot deputetë nëse vendoset sistemi me lista të hapura. Si rrjedhojë, ka nënvizuar avokati, Rama dhe Basha do të rrëzoheshin edhe si kryetarë të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.