Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Spartak Ngjela lëshon bombën: Meta miku më i madh i Gruevskit, të tregojë nëse e ndihmoi të arratiset, FBI do zbulojë skandalet e presidentit

Postuar: 17/11/2018 - 10:30

Avokati Spartak Ngjela tronditi dje opinionin publik duke e lidhur presidentin Ilir Meta me arratisjen e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski. Gjatë një reagimi në rrjetet sociale, Ngjela deklaroi se Gruevski mund të jetë ndihmuar nga Meta për të dalë nga Shqipëria drejt Hungarisë. Ish-kryeministri maqedonas ka hyrë ilegalisht në territorin shqiptar dhe më pas më datë 11 nëntor ka kaluar drejt Malit të Zi përmes doganës së Hanit të Hotit. Kreu ynë i shtetit njihet për miqësinë me ish-kryeministrin maqedonas dhe një gjë të tillë e pohoi edhe Ngjela ditën e djeshme. Nisur nga ky fakt, ai e drejton gishtin tek Ilir Meta, duke hedhur dyshime se ka qenë pikërisht ai që e ndihmoi Gruevskin për të kaluar kufirin shqiptar. “Gruevski i arratisur, me arratinë e tij, e vërtetoi që është vjedhës. Por, që u arratis nëpërmjet Shqipërisë për në Hungari, mendohet se është ndihmuar nga korrupsioni i lartë shqiptar. Në Tiranë ka rënë zia. Miku i madh i Gruevskit, Meta, ndihet në hall se Gruevski u vërtetua nga policia shqiptare që ka dalë nga Shqipëria për të shkuar në Hungari. Po Meta ka gisht? Këtë e di FBI”, u shpreh Spartak Ngjela. Ai i bën një thirrje të fortë presidentit që të tregojë nëse ka patur gisht në këtë çështje ose jo. Sipas avokatit, nëse Ilir Meta ka qenë pjesëmarrës në këtë plan të Nikolla Gruevskit, atëherë ai do të duhet të japë dorëheqjen. “Nëse FBI ia ka vërtetuar, Meta duhet të japë dorëheqjen. Është një veprim tejet ordiner për një president. Miqësia e Metës me Gruevskin në thelb është tërbim antishqiptar. Ishte Meta ai i cili i kërkoi Ali Ahmetit që ky të bashkohej me Gruevskin për t'i dhënë pushtetin këtij të fundit dhe jo Zaevit. Domethënë i kërkoi liderit shqiptar të Maqedonisë të ishte kundër shqiptarëve. Kurse Ali Ahmeti nuk e dëgjoi”, tha Ngjela.

Ngjela: Autoritetet shqiptare në dijeni

Avokati Spartak Ngjela theksoi se nëse Ilir Meta është i implikuar në historinë e arratisjes së Gruevskit, atëherë në dijeni janë edhe autoritetet shqiptare. Sipas tij, e vërteta e kësaj çështjeje detyrimisht do të dalë në dritë, pavarësisht tentativave të politikanëve për ta fshehur. “Po policia shqiptare, a mund ta provojë që Meta ka gisht ndihmues në arratinë e Gruevskit nëpërmjet territorit shqiptar? Nëse Meta ka pasur gisht, këtë tani e di edhe policia shqiptare. Atëherë këtë e di edhe kryeministri Rama. Po Rama do ta denoncojë? Nëse e ka vërtetuar policia shqiptare nuk ka se çfarë të bëjë, sepse, pas këtij fakti, mosdenoncimi është me shumë pasoja negative për një kryeministër”, tha Ngjela. Në fund të reagimit, avokati nënvizoi se përfshirja e Metës në arratisjen e ish-kryeministrit maqedonas do të kishte kosto të mëdha për presidentin. Për Ngjelën, rasti i Gruevskit tregon se të gjithë të korruptuarit shqiptarë do të kenë fatin e tij. “Por gjithsesi, komedia qëndron se, po të jetë kapur Meta nga policia shqiptare në çështjen Gruevski, tani Meta është në mëshirën e zëvendës ministrit të Brendshëm Lleshaj, të cilit i refuzoi emërimin si ministër. E shihni se sa qesharak bëhet korrupsioni shtetëror kur kapet nga ligji? Gjithsesi, fati i të korruptuarit Gruevski, pritet të jetë edhe fati i korrupsionit të larë shtetëror shqiptar. Është e njëjta histori, dhe është po e njëjta psikikë kriminale që ka drejtuar si Shqipërinë, ashtu edhe Maqedoninë, në këta njëzet vjetët e fundit”, deklaroi avokati Spartak Ngjela./Mimoza IBRA

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 10

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/12/2018 - 20:07

Kuvendi Kombëtar i PD nesër do të zgjedhë strukturat e reja të selisë blu.

Postuar: 14/12/2018 - 19:53

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, ka komentuar situatën aktuale të Partisë Demokratike.

Postuar: 14/12/2018 - 19:20

Një ditë para mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur Kry

Postuar: 14/12/2018 - 18:03

Një makinë që transportonte paratë e një banke ka rënë pre e grabitësve të armatosur dhe të masku

Postuar: 14/12/2018 - 16:42

Në këto ditë të protestave studentët e kanë treguar, në shumë mënyra, që nuk kanë më frikë ta ngr

Postuar: 14/12/2018 - 14:59

Këshilltari demokrat i PD-së në Bashkinë i Tiranës, Kreshnik Çollaku i ftuar në studion e lajmeve