BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si është situata: Mbyllja e vendit do të...

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si
x

Politike

Spartak Ngjela: Llalla duhet të ndëshkohet, ka mbrojtur të korruptuarit, Meta-Berisha dhe familjarët e tyre të parët që do goditen nga SPAK e BKH

Spartak Ngjela: Llalla duhet të ndëshkohet, ka mbrojtur të

Avokati Spartak Ngjela e cilëson si sinjal pozitiv marrjen të pandehur të ish-prokurorit Adriatik Llalla. Të enjten Gjykata e Posaçme pranoi dosjen e prokurorisë për Llallën, i cili akuzohet për fshehje pasurie. Në një prononcim për gazetën “SOT” avokat Ngjela e cilëson Llallën si një të korruptuar, si dhe personin që ka mbrojtur të korruptuarit politik. I pyetur nëse dosja ndaj Llallës është një sinjal se po goditet korrupsioni, avokati tha: “Lufta antikorrupsion ka kohë që ka filluar. Ka filluar me Gjykatën e Posaçme. Vetingu ka eliminuar 60-70 për qind të gjyqtarëve të korruptuar edhe prokurorëve gjithashtu, ndërkohë e njëjta gjë ka filluar edhe në politikën e lartë, dhe sot çështja penale e ngritur për korrupsion kundër Prokurorit të Përgjithshëm, Llalla tregoi një tjetër shenjë pozitive në këtë drejtim. Edhe ai ka qenë njeri i korruptuar dhe ka mbrojtur të korruptuarit. Procesi i tij ka filluar më herët, por tani u bë më aktiv, sepse është formuar edhe Gjykata e Posaçme me Prokurorinë e Posaçme. Me gjykatën dhe prokurorinë e mëparshme as nuk dënohej as nuk hetohej dot Llalla”. Sipas avokatit, me lëvizjet e fundit SPAK ka dhënë provën që lufta anti-korrupsion po vepron dhe do të vazhdojë në këto ritme si për rastin e Llallës edhe për hetime të thelluara në politikë.

Hetimet në nivel politik

Përveç Llallës avokati tregoi se SPAK po jep sinjale se po shkon drejt hetimeve edhe në nivel politik. Një shembull janë hetimet që kanë filluar së fundmi ndaj deputetit të PS, Ervin Bushati. Sipas Ngjelës për të treguar paanshmërinë SPAK ka filluar hetimet me të majtët dhe kjo tregon se më të rrezikuar janë të korruptuarit në pushtet. “Tani vijmë tek fakti i dytë: Fakti i dytë është deputeti i Partisë Socialiste, Bushati, ndaj të cilit sapo ka filluar hetimi, i cili akuzohet për fshehje pasurie. Pra kemi dy raste jashtë procesit të vetingut të pushtetit gjyqësor ku reforma ka eliminuar të korruptuarit. Tani kemi një situatë të re edhe kundrejt korrupsionit të lartë shtetëror, dhe mendimi im është që kjo do vazhdojë. Si do vazhdojë? Shenjat janë që do vazhdojë duke goditur ose duke marrë në pyetje korrupsionin e majtë në fillim, sepse kjo është teoria e goditjes penale në sensin modern. Kjo sepse, këta janë në pushtet. Në rast se do fillonte djathtas lufta antikorrupsion, atëherë do shikonim se të djathtët do godisnin të majtët duke argumentuar se kjo që po ndodh është reformë politike. Dhe shumë mirë që SPAK-u filloi me të majtët”, tha avokati. Sipas avokatit me ndërtimin e Byrosë Ndërkombëtare të Hetimit si dhe me insistimin nga amerikanët lufta antikorrupsion do të vijojë gjithmonë e më shumë në ritme të mira. “Tani, kjo kështu do vazhdojë, ky është mendimi im, prandaj mendoj se do të shohim dhe të tjerë nën akuzën e korrupsionit, sepse edhe Byroja Kombëtare e Hetimit është gati duke u formuar. Ndërkohë ambasadorja amerikane ka kërkuar rreptësisht moszvarritjen e Gjykatës Kushtetuese, pra të gjitha këto konvergojnë në një pikë: cila është kjo? – Kjo po tregon se lufta kundër korrupsionit në Shqipëri po vazhdon në ritme edhe më të larta”, tha Ngjela.

Ja pse Meta dhe Berisha godasin reformën në drejtësi

Por edhe pse reforma në drejtësi po ecën, sigurish që sulmet ndaj saj nuk mungojnë. SPAK, BKH dhe organet e vetingut janë sulmuar fort nga opozita, sidomos nga ish-kryeministri Berisha. Sulme ka lëshuar dhe presidenti Ilir Meta. Sipas avokat Ngjelës, këta dy emra janë më të frikësuarit nga reforma prandaj e sulmojnë. Ai tha se ata dhe familjet e tyre janë mjaft të rrezikuar. “Janë më të rrezikuarit që të dy nga reforma antikorrupsion. Korrupsioni i lartë shqiptar e kishte siguruar garancinë e tij, te korrupsioni i pushtetit gjyqësor. Por kjo garanci tani iu prish me Prokurorinë dhe Gjykatën e Posaçme. Dhe jo vetëm ata, por edhe familjet e tyre janë njëlloj të rrezikuara nga ky proces. Prandaj tani kanë humbur ekuilibrin. Por nuk ka sens normal kjo luftë që po bëjnë ata, sepse reforma në drejtësi dhe reforma antikorrupsion në Shqipëri, nuk drejtohen nga shqiptarët, por drejtohen nga amerikanët, nga ndërkombëtarët dhe sidomos nga ekspertiza amerikane. Berisha dhe Meta nuk e zvarrisin dot reformën në drejtësi”, tha ai.

Më të lexuarat