BREAKING NEWS

Kursi i këmbimit për ditën e sotme, ja çfarë po ndodh me euron dhe dollarin

Kursi i këmbimit për ditën e sotme, ja çfarë po ndodh
x
BREAKING NEWS

Sot mbahet gara ndërkombëtare e “Tiranathlon”, bllokohen disa akse rrugore duke filluar nga ora 08:00, ja si do kryhet qarkullimi (Harta)

Sot mbahet gara ndërkombëtare e “Tiranathlon”, bllokohen
x
BREAKING NEWS

Arti në zi/ Aktori i njohur gjendet i varrosur në kopshtin e shtëpisë (Emri)

Arti në zi/ Aktori i njohur gjendet i varrosur në kopshtin e
x
BREAKING NEWS

"Çmendet" moti/ Përmbytet Tirana, rrugët mbulohen nga inertet dhe uji (Video)

"Çmendet" moti/ Përmbytet Tirana, rrugët mbulohen nga
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë/ Humb jetën nga kanceri gazetarja e njohur (Emri+Foto)

Lajm i trishtë/ Humb jetën nga kanceri gazetarja e njohur (Emri+Foto)
x
BREAKING NEWS

"Çmendet" moti në Tiranë, shkarkime elektrike dhe stuhi e pazakontë shiu (Video)

"Çmendet" moti në Tiranë, shkarkime elektrike dhe
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha tregon se çfarë do të bënte ndryshe në PD, ja vendimi që duhej të merrte kur Berisha u shpall 'non grata'

Lulzim Basha tregon se çfarë do të bënte ndryshe në
x
BREAKING NEWS

A do të ketë protesta? Lulzim Basha bën thirrjen e rëndësishme për qytetarët

A do të ketë protesta? Lulzim Basha bën thirrjen e
x

Politike

Spartak Ngjela: Meta dhe Berisha anti-amerikanë të thekur, shumë shpejt do dalë dosja e tyre, ja skema që duhet të ndjek Alibeaj për të ‘vrarë’ politikisht kryefoltoristin

Spartak Ngjela: Meta dhe Berisha anti-amerikanë të thekur, shumë

Avokat i njohur, Spartak Ngjela është shprehur dje se Partia Demorkatike del nga kriza vetëm nëse zgjedhin personalitete për t’i kandiduar në zgjedhjet vendore. Gjatë një interviste, Ngjela e konsideron Sali Berishën si fajtor për përçarjen e PD dhe nuk ka mbështetje pasi njerëzit janë të mërzitur me të. Madje avokati theksoi se shumë shpejt do dalin dokumente që tregojnë aktiviteti e dyshes Meta-Berisha kundër Amerikës. Sa i përket koalicionit Berisha-Meta dhe deklaratave të tyre se do të sjellin ndryshimin më 14 maj, avokati Ngjela i quan si “të mërziturit e humbur” që nuk kanë asnjë mbështetje. Ndërkohë për listat e Partisë Socialiste, avokati Ngjela thotë se treguan forcë me vendimin e tyre pasi rikonfirmuan si kandidatë 44 kryebashkiakët aktualë.

-Zoti Ngjela, çfarë duhet që të bëjë PD që drejtohet nga Alibeaj në këto zgjedhje, sepse nga një anë ka dilema duhet të dal me kandidatë apo me një listë për këshilltar?

Po spikat paaftësia e Alibeajt. Nuk e ka dimensionin e burrit të shtetit, kjo kuptohet. Ajo është Partia reale e Partisë Demokratike, të tjerat janë flluska sapuni që nuk kanë lidhje me ligjin, duhet të dal  me kandidat e saj. Siç duket Alibeaj ka frikë se do humbë në zgjedhje se nuk fiton asnjë nga kandidatët që vendos dhe është i detyruar të jap dorëheqjen, ndërsa ka kohë ende për të bërë ndarjen e punës se ka të gjithë veriun e djathtë dhe duhet urgjentisht të çojë Gjekmarkajn si i angazhuar në bashkitë e veriut se rrjedh nga një familje klasike e djathtë. Saliu nuk ka asnjë katolik në grupin e vet të këtij niveli. Pastaj duhet të çoj në jug, të djathtën e jugut e ka përçarë Saliu. Ata nuk dinë të punojnë. Saliu në grupin e tij nuk ka asnjë katolik. Për përfaqësuesit në të djathtën e jugut, e cila është e mërzitur nga budallallëqet e Saliut e dinë se nuk luan për unitetin për përçarjen. Alibeaj nuk duket se i ka rrokur në mendimin e tij. Jemi përballë naivitetit të tyre, politika është forcë, pa këto nuk ecën, e djathtë është përçarë  dhe ata duhet me çdo kusht të nxjerrin Partia Demokratike nga kriza dhe kjo ndodh vetëm nëse hyjnë me personalitet në zgjedhje. Të nxjerrin kandidatët me personalitete që të ngren nivelin e PD, sepse nuk e pranon njeri një ‘non grata’ që të sjell PD në pushtet, sepse e djathta ka ngarkesë atlantike. Atëherë çfarë kërkon meqenëse po ai po rrezikohet për ‘non grata’ do të shkatërroj të gjithë opozitën. 

-Disa deputet që janë tek PD zyrtare janë shprehur se nuk do nxjerrin kandidatë ku baza lokale është e bashkuar?

Këto gjëra janë politike nuk ka këtu shkelje, ata janë të gjithë të një partie dhe janë të djathtë, por janë në një përçarje. Duhet që të jenë pragmatik, ata që i rëndon shumë këta është fakti që Partia Demokratike që drejtohet nga Alibeaj ka prioritet amerikanë dhe e ka pranuar politika amerikane ata kanë frikë se nëse bashkohen me Berishën humbasin mbështetjen e Amerikës, nuk është kështu duhet të hyjnë në bisedime duhet të çojnë delegacion në Uashington. E djathtë në Shqipëri dihet se është pro amerikane pavarësisht se fanatikët e Saliut kanë bërë devijim, por ai është një devijim i dëshpëruar. Partia që drejton Alibeaj duhet që të ketë njerëz që kanë përkrahje në shoqëri dhe të nxjerr kandidatë njerëz që kanë vlerë dhe kjo duhet për tu rigrupuar dhe jo për të fituar. Saliu është në mungesë logjike se kërkon të shpëtoj vetën se është non grata në Uashington

-Si i shihni bashkim e Berishës dhe Metës në këto zgjedhje sepse kanë deklaruar se në 14 maj do  të vij ndryshimi  në Shqipëri?  

 Janë të mërziturit e humbur. Është bashkim i humbësve dhe i atyre që nuk kanë përkrahje në opinionin publik. Nuk ka asnjë vlerë cilët janë personalitetet që kanë në përkrahje të tyre dhe sa është përqindja që mund të fitojnë. Por, sondazhet që kanë bërë agjencitë e huaja më thonë se s’kalojnë dot as 15% të dy bashkë në përkrahje imagjino me vota. Është lëvizje përçarëse sepse ju nuk i besoni të gjitha por mbani mend se do dalin me dokumente se për kë luajnë. Do dalin dokumente që tregojnë aktivitetin e tyre jo pro Amerikës. Nuk ka rëndësi sjellja dhe aktiviteti jo që thua rroftë Amerika, nuk janë fjalët por sjellja dhe gjestet.

-PS ka zyrtarizuar emrat, ka ndryshime në Bashkinë e Vlorës dhe Shkodër si e shihni këtë listë?

U tregoi forcë këtyre dhe ndërroi Vlorën jo sepse nuk fitonte, por sepse Leli është në konflikt me Ramën, por këto janë gjëra që ndodhin në të gjithë botën, por nuk mund të jesh kundër kryetarit të partisë, por unë them se Vlorën e ka të sigurt Partia Socialiste. Por për Shkodrën duhet të kemi parasysh se është 40 me 60 në favor të të djathtës, por varet nga kandidati sepse ai është kryesori në zgjedhje. Para zgjedhjeve nuk flasim dot këto që them unë jam të përgjithshme. Ndërsa Tiranën e shoh që Veliaj nuk ka konkurrencë sepse Këlliçi nuk ka njohje politika është njohje në publik, ai a 8 vite si kryetar bashkie dhe ka bërë ndere të cilat i  ka në funksion të votës dhe nuk mendoj se mund të ketë mundësi të fitoj kandidati i Partia Demokratike, po të fitoj gjë e madhe do jetë.