Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Spartak Ngjela: Meta kreu një akt aventuresk sepse është i frikësuar nga goditja antikorrupsion, dekreti i tij i pavlefshëm

Postuar: 12/07/2019 - 07:53

 Avokati Spartak Ngjela sulmoi dje shumë fort presidentin Ilir Meta. Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela u shpreh se Meta, i hallakatur nga reforma në drejtësi, vendosi të shfuqizojë datën e zgjedhjeve për të lëvizur gurin e fundit dhe destabilizuar vendin. Sipas tij, dekreti i presidentit është i pavlefshëm. “Tre kanë qenë penguesit e mëdhenj të kësaj reforme: Berisha, Basha dhe Meta. Tani ka mbetur vetëm një: Ilir Meta. Çfarë po bën tani presidenti i Shqipërisë? Është aktualisht i likuiduar. Në fakt ky u përdor nga korrupsioni i lartë shqiptar si guri i fundit antiamerikan dhe antireformë në Shqipëri. Në fakt ka vepruar krejt në jerm dhe i pushtuar nga një psikikë e çorientuar që nuk e la të thoshte asgjë. Në fakt, Meta nuk arriti ta kuptonte që realisht ka qenë një president i pafuqishëm, dhe në Shqipëri nuk ka pasur kurrë një mbështetje të gjerë. Nga marrëzia e tij, Meta u hodh kundër politikës amerikane, duke menduar se do ta mundte këtë politikë në funksion të zgjedhjeve të 30 qershorit. Ç’dekretoi zgjedhjet e 30 qershorit me një akt juridik absolutisht të pavlefshëm dhe mendoi se me këtë slogan do të ngrinte reaksionin antiperëndimorë dhe antiamerikan në Shqipëri”, deklaroi Spartak Ngjela. Në vijim, avokati theksoi se në sytë e ndërkombëtarëve Meta është dukur si një aventurier që është i trembur nga reforma. “Me mendjelehtësinë e njeriut të trembur doli hapur kundër qëndrimit amerikan dhe i kërkoi ndihmë ndonjë ambasadori që shteti i tyre ta “shpëtonte Shqipërinë nga Amerika”. Ishte një turp, por që politikat perëndimore e pritën si një akt aventuresk të një njeriu të trembur nga goditja antikorrupsion. Për Ngjelën, mazhoranca duhet t’i shkojë deri në fund shkarkimit të tij sepse ky do të jetë edhe hapi i parë kundër korrupsionit të lartë në vendin tonë. “Në lidhje me presidentin Meta ngrihet kjo pyetje: A do ta çojë deri në Gjykatën Kushtetuese mazhoranca aktuale procesin e shkarkimit të presidentit Ilir Meta? Kjo duhet të jetë një rrugë pa kthim, dhe prandaj kështu do të ecë: drejt shkarkimit. Madje ky do të quhet akti i parë juridik i procesit anti-korrupsion në Shqipëri”, deklaroi Spartak Ngjela.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/10/2019 - 15:51

Kryeministri i vendit Edi Rama ka qenë i pranishëm në takimin e Partive Socialiste Europiane, sëbashku me kreun e qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Postuar: 17/10/2019 - 15:50

Të gjithë presim nesër verdiktin final të KE për çeljen apo jo të negociatave për Shqipërinë në B

Postuar: 17/10/2019 - 15:42

Këshilltari  Kryeministrisë për Mediat dhe Publikun,Endri Fuga ka ndarë një status në rrjeti

Postuar: 17/10/2019 - 15:30

Seanca plenare e ditës së sotme është shoqëruar me tensione të forta, teksa zëvendëskryeministri

Postuar: 17/10/2019 - 14:49

Pasi drejtuesja e seancës plenare Vasilika Hysi është detyruar të ndërpresë seancën për shkak se