Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Spartak Ngjela: Meta përpjekje të dëshpëruara për të bllokuar Kushtetuesen, i ka humbur logjika nga frika e shkarkimit, e ka vendin para drejtësisë

Postuar: 09/11/2019 - 15:00

Avokat Spartak Ngjela ka rrëzuar tentativat e presidentit Ilir Meta për të bllokuar ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Ky i fundit refuzoi të zgjedhë kandidatin e dytë të Kushtetueses dhe deklaroi se e ka pezulluar procesin. Por sipas Ngjelës, këto janë tentativa të dështuara të Metës për të shtyrë shkarkimin. Ai theksoi se ligji e ka të përcaktuar qartë që nëse anëtari i Kushtetueses nuk zgjidhet brenda afateve, atëherë automatikisht zgjidhet i pari që është renditur në listën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Sipas avokatit, presidenti Meta e ka humbur logjikën nga frika e shkarkimit, ku shtoi se pas dështimit për të bindur deputetët po tenton bllokimin e Kushtetueses. Në një reagim për gazetën “SOT”, avokati tha se kreu i shtetit është nën hetim nga Kuvendi për shkelje të Kushtetutës dhe sipas tij, u vërtetua edhe nga Komisioni i Venecias që ishte një shkelje e rëndë . “Presidenti që ne kemi është një njeri që nuk ka intelekt. Ai e ka humbur logjikën sepse është trembur nga shkarkimi. Ai nuk ka asnjë fuqi që të ndryshojë Kushtetutën dhe Gjykatën Kushtetuese nuk e bllokon dot. Ligji e ka të përcaktuar qartë që ai që është i renditur i pari në listën e KED emërohet automatikisht anëtar në Gjykatën Kushtetuese. Por presidenti nuk po arrin dot t’i bindë socialistët për shkarkimin dhe po përdor të tjera manovra. Këto vijnë nga humbja e ekuilibrit. Venecia e tha qartë që presidenti është në shkelje të rëndë dhe pikërisht për këtë shkelje të rëndë ai po hetohet nga komisioni që është ngritur. Ai do ta zvarrisëGjykatën Kushtetuese se do t’i shpëtojë shkarkimit”, tha Ngjela.

Meta para drejtësisë

Por në reagimin e tij për gazetën, avokat Spartak Ngjela u shpreh se pas shkarkimit nga posti i presidentit Meta do të dalë para SPAK, ku do i rihapen shumë dosje korruptive dhe do kryhen hetime të thella nga drejtësia e re. Sipas tij, Meta nuk ka tagër për të pezulluar ngritjen dhe funksionimin e Kushtetueses. “Shumë shpejt do dalë para drejtësisë dhe do i rihapen shumë dosje atij. Ka kryer shumë afera korruptive dhe për këtë do hetohet. Pra presidenti nuk i pezullon dot procedurat për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese. KED tani e zgjedh anëtarin dhe çdo gjë është e mbyllur. Pra edhe një herë, presidenti ynë është një njeri injorant dhe nga paniku nuk di se çfarë bën”, u shpreh Ngjela për gazetën.

Ngritja e SPAK

Por më tej avokati reagoi edhe për ecurinë e reformës në drejtësi. Ngjela tha se qëllimi kryesor i SPAK është lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta. “Reforma në drejtësi, pasi të përfundojë, kryesisht do të merret me penalizimin e korrupsionit të lartë dhe krimit të organizuar. Ky është objekti i SPAK-ut të famshëm. Dhe ky është përcaktim ligjor kushtetues, që ngre organet e reja të goditjes penale: Gjykatën e Posaçme, Prokurorinë e Posaçme dhe Byronë Kombëtare të Hetimit. Megjithatë, edhe pas ngrirjes së këtyre organeve të reja, mundësia e arritjes së suksesit në funksion të pronës është shumë e vogël. Kjo sepse, Shqipëria, në funksion të individëve që do të emërohen në këta organe, nuk është e përgatitur as profesionalisht dhe as moralisht. Këta organe vërtet që do godasin me ligj dhe do të penalizojnë korrupsionin e lartë shtetëror dhe vetë krimin e organizuar, por nuk kanë mundësi profesionale që ta zgjidhin dhe të rregullojnë në perfeksion çështjen e pronësisë në Shqipëri”, u shpreh avokat Spartak Ngjela. 

Elisjeda Kiko

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 23:55

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka bërë thirrje që, zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi të merret në mënyrë urgjente në Prokurori në lidhje me videon e paralajmëruar ku Presidenca ka një video ku një ambasador kry

Postuar: 18/11/2019 - 23:34

I ftuar në emisionin “Open”,presidenti Ilir Meta foli edhe për Opozitën, për të cilën

Postuar: 18/11/2019 - 23:28

Pasi presidenti Ilir Meta shpalli non-grata në ambientet e presidencës, ambasadorin e OSBE në Shq

Postuar: 18/11/2019 - 23:08

I pyetur se cila ishte arsyeja që ftoi në takim edhe fondacionin e shoqërisë së hapur SOROS, pres

Postuar: 18/11/2019 - 22:57

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim një delegacion të nivelit të lartë të Asamblesë Parla

Postuar: 18/11/2019 - 22:55

I ftuar në emisionin “Opinion”, deputeti socialist AlketHyseni u ankua që u la i fund

Postuar: 18/11/2019 - 22:54

Meta ka komentuar edhe një herë a do e shpërndajë presidenti apo jo.