Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Spartak Ngjela: Meta po kërkon gjakderdhje për të shpëtuar nga burgu, i ka varur shpresat tek Berisha, të dy do të jenë subjekt i SPAK

Postuar: 21/08/2019 - 09:00

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar ditën e djeshme se presidenti Ilir Meta po tenton të çojë vendin drejt gjakderdhjes për t’i shpëtuar ndëshkimit nga drejtësia e re. Gazeta raportoi një ditë më parë se presidenti po shton presionet ndaj Bashës për të shkuar tek protestat e dhunshme në vjeshtë. Madje Meta për herë të parë ka folur edhe për gjakderdhje, duke dhënë sinjale se është gati të bëjë gjithçka për të shpëtuar veten edhe LSI. Por për avokatin Spartak Ngjela, pas gjithë kësaj fshihet frika nga SPAK. Sipas tij, Meta po kërkon gjakderdhje për t’i shpëtuar burgut. Ngjela në statusin e tij shprehet se Meta është duke dërguar mesazhe te Meta e Berisha që të nisin trazirat në vjeshtë. “‘Ka sjellë përplasje shoqërore’, thonë dokumentet që i paraqiti komisionit hetimor Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Kurse Meta nuk kupton dot asgjë. Dhe po i drejtohet Bashës, domethënë Saliut, që ata të vijojnë protestat e dhunshme në shtator. Indirekt Meta iu thotë: “unë dekretet për ju i bëra”, dhe indirekt iu shpreh hidhur faktin që ai po shkon drejt burgut për ata. “Po, a kam ndonjë rrugë shpëtimi?”, pyet Meta. Dhe mendja i shkon drejt e te Saliu. Kur i thotë “dua përplasje shoqërore me gjak, që të shpëtoj nga burgu”. Po Saliu? Eh, mor Metë, nuk e di ti që Saliu është i kërcënuar ndërkombëtarisht! Por Meta vazhdon rrugën e tij të shëtitjeve të egra. Dhe ka shpresë në shtator për një përplasje të përgjakshme në Tiranë e kudo. Po Basha, a do ta këndojë sërish himnin kombëtar? Të vështirë e ka. Kurse Meta e pret. Por, a e di Meta që edhe Basha është i kërcënuar ndërkombëtarisht?”, ka shkruar ndër të tjera avokati Ngjela.

Frika nga reforma

Më tej avokati ka cituar presidentin Meta, i cili pak ditë më parë tha se do të ketë gjak. Sipas Ngjelës, Meta po paralajmëron gjakderdhje pasi i trembet reformës në drejtësi. “Jemi përpara komedisë Meta tani, sepse Meta po kërkon gjak nëpër rrugë, kurse ambasada amerikane sot shpjegonte goditjen penale të rangut Meta me skemën e SPAK-ut. “Do këtë gjak në shtator”, tha Meta dje. “SPAK-u jemi ne”, thanë sot amerikanët, flakë për flakë, me anë të ambasadës së tyre në Tiranë”, ka vijuar reagimin e tij Ngjela. Sipas Ngjelës të gjitha këto tregojnë se lufta antikorrupsion ka filluar, por atë e “mundon” diçka se kur do të vijë goditja penale e Metës. “Po goditja penale e Metës kur vjen? Është e afërt kjo goditje, sepse, menjëherë pas goditjes që duhet t'i vijë Metës në shtator, hapen negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian në muajin tetor të këtij viti. Domethënë, Meta është kushti i çeljes së negociatave me Bashkimin Europian? Po, kjo po kuptohet qartë: Meta tani është kushti: penalizimi i Metës hap negociatat”, ka përmbyllur statusin Ngjela.

Shkarkimi

Sipas avokatit, në shtator Venecia do të vulosë shkarkimin e Metës. Ai deklaroi se dekreti për të shtyrë zgjedhjet e fundosi presidentin. “Naiviteti për t'i shpëtuar reformës në drejtësi, e çoi Metën të nxirrte dy dekrete fantazmë të paligjshëm, sepse mendoi që, me to, mund të sillte destabilizimin e shoqërisë shqiptare me anë të “elokuencës Basha”. Por ajo elokuencë, sallatë fjalësh, e degdisi Metën drejt akuzës penale dhe shkarkimit. Kurse tani, ai po vërtitet e vjen vërdallë në Kosovë e nëpër Shqipëri. Në fillim të shtatorit vjen në Tiranë delegacioni i Venecias, i thirrur për krimin e Metës nga Komisioni Parlamentar i Hetimit të Ilir Metës. Delegacioni ka kërkuar dokumentacion se çfarë ka sjellë realisht në shoqërinë shqiptare dekreti Meta”, ka shkruar dje Ngjela në profilin e tij në Facebook.

Arbjona ÇIBUKU

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/10/2019 - 14:19

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur menjëherë akuzave të Lulzim Bashës ndaj qeverisë shqiptare pas mos-hapjes së negociatave nga BE.

Postuar: 21/10/2019 - 14:08

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Brahimllari, e ka cilësuar mosh-hapjen e negociatave një ngjarje të

Postuar: 21/10/2019 - 13:59

Deputetja, Rudina Hajdari, shkruan në mediat sociale se i ka kërkuar informacion Gent Cakajt, në

Postuar: 21/10/2019 - 13:35

Nëpërmjet një analize të detajuar në rrjetet sociale avokat Spartak Ngjela flet për prapaskenat q

Postuar: 21/10/2019 - 12:58

Lideri demokrat, Lulzim Basha do të mbledhë sot në selinë blu aleatët e tij.

Postuar: 21/10/2019 - 12:22

Pasi bllokoi hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, presidenti francez Emmanuel Macron) prite