BREAKING NEWS

Klodiana Lala jep detaje nga shpërthimi me tritol në banesën e Armand Dukës: Një luftë e hapur me Veliajn

Klodiana Lala jep detaje nga shpërthimi me tritol në banesën e
x
BREAKING NEWS

Shpërthimi në banesën e Armand Dukës, vjen reagimi i parë nga Basha

Shpërthimi në banesën e Armand Dukës, vjen reagimi i
x
BREAKING NEWS

Shtëpisë së Armando Dukës i vihet tritoli, Erion Veliaj: Lëri këto filma tani

Shtëpisë së Armando Dukës i vihet tritoli, Erion Veliaj:
x
BREAKING NEWS

Shpërthim me tritol në shtëpinë e Armando Dukës

Shpërthim me tritol në shtëpinë e Armando Dukës
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta plas deklaratën e fortë, zbulon problemin e madh që ka me ligjin Lulzim Basha: Kjo është arsyeja që ai sot i mban ison “Gruas se Bilalit”

Ilir Meta plas deklaratën e fortë, zbulon problemin e madh që ka
x
BREAKING NEWS

U bë president nga socialistët, a është penduar Ilir Meta? Ja si përgjigjet Presidenti

U bë president nga socialistët, a është penduar Ilir Meta?
x
BREAKING NEWS

Përplasja me politikën, sulmohet faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit

Përplasja me politikën, sulmohet faqja zyrtare e Federatës
x
BREAKING NEWS

Veliaj kërcënon Dukën me SPAK? Reagon për herë të parë Arben Kraja

Veliaj kërcënon Dukën me SPAK? Reagon për herë të
x

Politike

Spartak Ngjela: Metën e Berishën i ka bërë bashkë korrupsioni dhe frika e SPAK, nuk trembet SHBA me “Foltore”, 3 makina policie duhen për t’i arrestuar

Spartak Ngjela: Metën e Berishën i ka bërë bashkë

Avokat Spartak Ngjela është i bindur se arsyeja që Meta dhe Berisha janë bërë bashkë është korrupsioni. Në një intervistë për gazetën “SOT” avokati ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend teksa është shprehur se Berisha po përpiqet të trembë amerikanët me një aleancë me rusët por nuk do t’ia dalë dot. Avokati deklaroi se Berishën nuk mund ta shpëtojnë dot rusët pasi SPAK është duke vepruar. Sipas tij, sekuestrimi i pronave të pajustifikuara do të jetë vetëm fillimi. Po ashtu Ngjela është ndalur edhe te presidenti Ilir Meta për të cilin u shpreh se ka kryer një sërë shkeljesh të rënda dhe bindja e tij është e fortë se së shpejti presidentin e pret shkarkimi. Avokati tha se Meta së bashku me Berishën kanë pasur si plan destabilizimin e vendit duke u përpjekur për kryengritje, por sipas Ngjelës kjo nuk do të jetë e mundur pasi drejtësia do të veprojë.

-Zoti Ngjela, situata politike në vend duket se është nxehur sërish. Pas konfliktit që pamë brenda PD, ku Basha përjashtoi Berishën, ditët e fundit në skenë ka dalë edhe presidenti. Ky i fundit ka sulmuar kreun demokrat dhe i ka dalë në mbështetje Berishës. Keni një koment se përse Meta po mbështet Berishën në luftën kundër amerikanëve?

Janë të rrezikuar nga korrupsioni të dy. Forca e Amerikës është e madhe ndaj korrupsionit. Edhe SPAK-un, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e bëjnë, dhe SPAK tani është më afër goditjes ndaj tyre. Kjo u kuptua nga sjellja e ambasadores së SHBA në Shqipëri, zonjës Yuri Kim me rastin e festave të nëntorit. Ajo dha një mesazh me një nënkuptim shumë të fortë. Të dy si Meta dhe Berisha e kanë gabim qëndrimin e tyre, nuk mund ta mbajnë dot shumë gjatë këtë që po bëjnë. Korrupsioni është një fenomen i tyre, por Shqipëria është një vend me një rëndësi të madhe për Uashingtonin. Prandaj ky kujdes i madh nga Uashingtoni dhe amerikanët tregojnë se SHBA nuk mund të punojnë kurrë me të korruptuar që janë të paguar nga krimi. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, nuk ka qenë edhe një vit më parë kaq aktive për festën e pavarësisë së Shqipërisë. Sepse në këtë festë ajo ka folur me superlativa për Shqipërinë. S'është aspak e rastit kjo lloj diplomacie. Ambasadorja ishte kudo, dhe kudo ka folur për Shqipërinë dhe Amerikën. Asnjë ambasador amerikan nuk ka folur kështu, por edhe tekstet e ambasadores nuk janë të thjeshtë. Ajo ngre lart Shqipërinë dhe miqësinë me Shtetet e Bashkuara, por brenda teksteve të saj, duket se ka më shumë se kaq. Pse ky shpërthim i papritur proshqiptar i Amerikës? Pse këto foto shumë shprehëse të ambasadores Yuri Kim, me flamurin kombëtar shqiptar dhe me figurat e mëdha historike? Por, ka edhe më, sepse këto janë të lidhura edhe me përshëndetjen e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, që flet për Shqipërinë dhe brenda tekstit të tij, ai prek edhe luftën kundër korrupsionit shtetëror në Shqipëri. Atëherë çfarë është kjo? Pse, a nuk ishte edhe në tekstin e aktit “non grata” korrupsioni si motivi kryesor i aktit juridik të Departamentit të Shtetit kundër Sali Berishës? Atëherë? Mos ndoshta kjo po tregon se Sali Berisha qenka afër goditjes penale.

-Në këtë aspekt, Berisha në “Foltoren” e tij, kujdeset që të sulmojë reformën në drejtësi vazhdimisht. Ai pretendon se është kapur nga Soros, ndërkohë që sulmon dhe anëtarët e Gjykatës së Lartë. A i trembet ish-kryeministri surprizave që mund të vijnë nga SPAK?

-Kjo është situata, janë shumë të trembur. Si Meta dhe Berisha po bëjnë gjithë përpjekjet që të ndalojnë drejtësinë por nuk e ndalojnë dot këtë ngjarje sepse është një fenomen. Fenomenet nuk ndalohen, fenomene si antikorrupsioni janë me legjislacion dhe nga ligji nuk ka dot shpëtim. Nuk do të shpëtojnë dot.

-Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë dje një intervistë për një gazetar amerikan i cili flitet se ka mbështetje ruse, a i ka varur shpresat ish-kryeministri tek Moska?

Ku do ta çojë mbështetja ruse atë? Si do ta mbajë? Je vend në NATO, s’ka se si! Ai mendon se mund të trembë amerikanët me aleancë me rusët, por Berisha nuk ka asgjë në dorë, nuk ka forcë politike. E përsëris, janë të trembur nga SPAK-u së bashku me Metën. Ai po bën xhiro me njerëz kot tani, nëpër dhoma thotë se ka frikë nga SPAK-u , pastaj del dhe thotë unë jam i fortë, gjë nuk më bëni ndërkohë që me 3 mjete mund të shkojnë ta arrestojnë. Për mendimin tim këta nuk kanë se çfarë bëjnë më.

-Ka vite që flitet për hetimin e Metës, Berishës dhe politikanëve të tjerë, por nuk ka ende rezultate. Mendoni se mund të shkohet deri te arrestimi dhe sekuestrimi i pasurisë së tyre?

Do arrestohen apo jo unë nuk di ta them të sigurt tamam, por pronat do tu merren patjetër sepse nuk i justifikojnë dot. Jua kërkon ligji, merreni lexojeni Kushtetutën e re, ligji kërkon justifikimin e pronave, ata nuk kanë si i justifikojnë pronat sepse vetëm kanë vjedhur. Nuk do zbatohet më Kushtetuta e re me këta thoni ju, po prandaj e ngritën SPAK-un këta që të korruptuarit të hetohen dhe tu sekuestrohen pronat.

-Në 18 janar Gjykata Kushtetuese do të gjykojë çështjen e presidentit Ilir Meta për shkarkim, a do të shkarkohet presidenti?

Për mendimin tim presidenti do të shkarkohet. Gjykata ka folur në një mënyrë indirekte dhe e ka treguar se kjo do të ndodhë,por për shkarkimin e presidentit kërkohet shkelje e rëndë.

-A mendoni se presidenti Meta ka kryer shkelje të rënda?

Nëse nuk arsyetohet si shkelje e rëndë, nuk shkarkohet, por shkeljet e tij për mendimin tim janë shumë të rënda. Megjithatë duhet të presim njëherë gjykatën se çfarë do të vendosë. Por mendoj se shkeljet e tij janë të rënda për faktin që kërkoi destabilizim. Se Meta kishte plan së bashku me Berishën për të nisur një kryengritje dhe kjo u pa qartë. Pra Berisha në fillim kishte në plan të tërhiqej nga zgjedhjet që të zhvillonte kryengritje, por nuk e bënë dot. Ata të dy janë njerëz të korruptuar që nuk u ka faj njeri sepse vetëm kanë vjedhur, por drejtësia do veprojë mbi ta.

Intervistoi: Aleksandra Hoxhaj