BREAKING NEWS

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti s’ka ndodhur në asnjë vend të botës!

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti
x

Politike

Spartak Ngjela: Palmer rrëzoi skenarët destabilizues para zgjedhjeve, të korruptuarit kanë nisur të dridhen, prezenca e NATO më 26 prill mesazh i qartë

Spartak Ngjela: Palmer rrëzoi skenarët destabilizues para zgjedhjeve,

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar bisedën e zv/Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA Mathew Palmer me politikanët shqiptarë. Sipas tij ai e ka bërë të qartë se të korruptuarit e kanë vendin në burg dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të lejojnë prekjen e zgjedhjeve. Nga ana tjetër avokati u shpreh se ndërhyrja e Palmer rrëzoi skenarët destabilizuese para zgjedhjeve teksa nuk kurseu as akuzat për presidentin Ilir Meta. “Populli shqiptar duhet të ketë drejtësi të vërtetë, tha dje zëvendës ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, duke i krijuar një dridhje të re korrupsionit shtetëror në Shqipëri. Në fakt ajo që shprehu Mathew Palmer është jo vetëm epiqendra e reformës shqiptare, por është edhe domosdoshmëria e zhvillimit shqiptar. Pikërisht këtu dhe për këtë: a ka për të thënë ndonjë gjë Ilir Meta? Por, që nga ky moment: vërtet do të flasë sërish Meta për një kryengritje popullore anti NATO-s ? Ndërsa këtu po vijnë me mijëra ushtarë amerikanë në "një lojë ushtarakë në mbrojtje të Ballkanit Perëndimor", për çfarë kryengritje flet ky tutkun, që mbeti skllav i krimit të tij korruptiv”, u shpreh Ngjela. Avokati foli edhe për faktin sesi Shqipëria merr pjesë për herë të parë në Defender 21 dhe pozicion shqiptar në këtë stërvitje ushtarake. Ai u shpreh se kjo stërvitje ushtarake është kundër korrupsionit të lartë shtetëror. Ngjela tha se Palmer ka ardhur në kohën e duhur ku me eliminimin e të korruptuarve, shqiptarët do të tallen me grabitësit të cilët sipas tij me ndikimin amerikan nuk do të kenë më asnjë shpresë për të shpëtuar. “Në mbrojtje ndaj kujt stërvitje ushtarake amerikane në Shqipëri? Sigurisht kundër korrupsionit të lartë shtetëror shqiptar, i cili tani dihet se është me Moskën dhe Beogradin, kundër interesit shqiptar. E pra, Palmer erdhi tamam në kohë, ndërsa pyetja është kjo: Po këta moskovitët tanë, akoma kanë shpresë se mund ta çojnë Shqipërinë drejt Moskës, që ashtu të shpëtojnë gjënë e vjedhur, me grabitjen që iu kanë bërë shqiptarëve në 25 vjet rresht? Keni për ta parë: shumë shpejt, me eliminimin e tyre, shqiptarët do të krijojnë doza të forta talljeje për këta grabitës, tani të humbur dhe pa asnjë shpresë shpëtimi”, tha avokati.

Ngela tregon mesazhin pas prezencës së Palmer

Avokati Spartak Ngjela u shpreh se Matheë Palmer u shfaq në Shqipëri në dy momente kyç të vendit, zgjedhjet e 25 prillit dhe stërvitjes së madhe të ushtrisë amerikane në Ballkanin Perëndimor. Ngjela tha se me prezencën e Palmer, Amerika dha një mesazh të qartë për prioritetet e zhvillimit shqiptar që sipas tij lidhen me reformën në drejtësi, zgjedhjet e lira, reformën antikorrupsion dhe përjashtimi nga zgjedhjet të deputetëve të inkriminuar. “Zëvendës/ndihmës Sekretari i Shtetit Mathew Palmer, u shfaq në Shqipëri në pragun e dy eventeve të mëdha: Zgjedhjet politike të 25 prillit dhe stërvitjes së madhe të ushtrisë amerikane në Ballkanin Perëndimor në kuadër të NATO-s. Ky, sigurisht që është një hap më tej në ngritjen e prestigjit të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Dje politika amerikane rikonfirmoi aleancën e pakthyeshme Shqipëri-Amerikë. Por në të njëjtën kohë, me Mathew Palmer, politika amerikane iu bëri të qartë shqiptarëve katër prioritetet e zhvillimit shqiptar, të cilat Uashingtoni do t'i ndjekë me përparësi, zgjedhjet e lira, dhe kontroll anti manipulim. Reformën në drejtësi. Reformën antikorrupsion. Dhe përjashtimi nga mundësia e të zgjedhurit deputet të inkriminuarit”, tha Ngjela.

Më të lexuarat