
Ja se si nobelisti Montagnier po hedh në erë Big Farmën dhe po zbardh veprimet kriminale me covid 19

Spartak Ngjela paralajmëron kthesën e madhe në politikën shqiptare

Shkruar nga SOT.COM.AL 24 Janar 2021
Avokati i njohur Spartak Ngjela ka treguar se çfarë do të sjellë drejtimi i SHBA-ve për Shqipërinë nën emrin e Joe Biden.
Ngjela shprehet se aktualisht vendi ynë është e pushtuar nga korrupsioni antihistorik kombëtar i pushtetarëve dhe ish-pushtetarëve.
Sipas tij me fillimin e procesit ligjor antikorrupsion, i cili do të drejtohet me shumë forcë nga politika e re amerikane gjithçka do të ndryshojë në Shqipëri
“Në Rusi filluan revoltat e mëdha anti-Putin.
Shenjat janë se do të zmadhohen, sepse e tillë ka ardhur koha.
Gjithçka lidhet me rrëzimin e Donald Trump-it në Uashington, sepse psikologjia e intelektit të lartë rus e dinte që ish presidenti amerikan Donald Trump, kish ardhur në pushtet nga shërbimi inteligjent rus.
Po presidenti Joe Biden, a do të influencojë për rrëzimin e carit të fundit rus Vladimir Putin? Analitika demokratike perëndimore mendon se Biden do të ndihmojë në këtë çështje. Dhe, me një gjykim normal politik, sigurisht që është e pranueshme se, me influencën e Joe Biden-it, Perëndimi do të ndërmarrë hapat e veta për të rrëzuar Vladimirin e Dytë tiran të Rusisë, që i takon të jetë cari i fundit i saj.
Shenjat po janë të mira.
Gjithçka po shkon drejt demokracisë dhe mendimit integral për drejtësi shoqërore.
Po Shqipëria ku ndodhet?
Shqipëria, në fakt, aktualisht është e pushtuar nga korrupsioni antihistorik kombëtar i pushtetarëve dhe ish-pushtetarëve.
Por tani, në këtë kohë demokratike që vjen si forcë dhe si doktrinë e re nga Uashingtoni politik, këta uzurpues dhe përvetësues të vlerave materiale shqiptare, dhe që janë njëherësh edhe shitës të degraduar të interesit kombëtar, nuk kanë më asnjë shpresë.
Por, a do të dorëzohen?
Nuk mendoj për një akt dorëzimi të tyre, por për fillimin e procesit ligjor antikorrupsion, i cili do të drejtohet me shumë forcë nga politika e re amerikane për rivlerësimin demokratik të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Spartak Ngjela.
Më të lexuarat


‘Shqipëria buzëqesh’, Rama nxjerr fotot: Vazhdon vaksinimi ndaj koronavirusit i gjyshërve mbi 80-vjeç!

Kryedemokrati Basha mori timonin por harroi rripin, ‘PLAS’ humori në rrjet, ja fotot që po bëjnë xhiron në mediat sociale

“100 dështimet e Ramës”/ Lulzim Basha ‘kap’ mat kryeministrin

Ka surpriza! Nga aktori i njohur te vajza e biznesmenit, zbulohen kandidatët për deputetë të PS në qarkun e Kukësit (EMRAT)

“Kanë përdorur të dhënat e personave të regjistrit civil”, sulmohet nga hakerat Ministria e Financave

Do jenë kandidatë për deputetë me 25 Prill, këto janë 10 finalistët e parë të përzgjedhur përmes platformës “Deputeti që duam” në Partinë Socialiste (EMRAT)

‘Me 25 prill do bëjmë gol të gjithë bashkë’ Agron Duka publikon foton dhe ‘përfshin’ vëllanë në fushatën elektorale

Çfarë po ndodh? Do të nënshkruajë nesër marrëveshjen me Kryemadhin, Basha bën lëvizjen e papritur

As PS dhe as PD, Salianji nxjerr videon dhe kërcënon Ramën: Më 25 prill fiton ...

Bashkëshortja i publikoi foton ndryshe Lulzim Bashës, reagon ‘flakë për flakë’ Erion Braçe dhe kap shkeljen e rëndë të kryedemokratit: Nuk je ndryshe nga mileti ti edhe pse zgjohesh në drekë!
