
Ish kryeprokurorja ngre alarmin: Kemi më shumë shtëpi bari se shkolla

"Plastifikohet, lyhet me graso dhe vendosen letra karboni...", Karamuço zbulon metodat e reja që po përdorin trafikantët

Çfarë i kërkoi në tavolinë ambasadorja Yuri Kim-Damian Gjiknurit? Kreshnik Spahiu zbulon prapaskenat

A po i çon Rama "miqtë" në burg? Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë dhe zbardh prapaskenat: Konfrontimi me amerikanët në hotel

Urdhër arresti për Putinin, reagon Gjykata Ndërkombëtare Penale

Nën përgjim prej 3 vitesh nga policia dhe SPAK, Klodiana Lala zbardh detaje nga dosja, si u zbulua lidhja e kryebashkiakut të Bulqizës me biznesmenin që i dha tenderin

Gazetari tregon pse ju vendosën prangat kryebashkiakut të PS-së: Ju rrëfej takimet në tunel

Takimi Kosovë-Serbi në Ohër/ Kurti tregon prapaskenat dhe rrëfen kërcënimin e Vuçiç

Spartak Ngjela: Personi që goditi me grusht në fytyrë Berishën do hyjë në histori, ja kush fshihet pas sulmit fizik dhe pse Edi Ramës i intereson të ketë si kundërshtar politik Saliun

Shkruar nga Sidorela BRAÇJA 8 Dhjetor 2022

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar sulmin e bërë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një intervistë televizive dje, ai theksoi se personi që goditi me grusht në fytyrë Berishën do hyjë në histori. Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se sulmi fizik ishte një fyerje shumë e madhe për Berishën. Ngjela u shpreh se nëse sulmi është urdhëruar nga të huaj, kjo përbën një paralajmërim për Berishën, që të mos fusë hundët aty ku nuk duhet. “Nuk e prisja, por ishin agravuar shumë situatat e Saliut. Ne nuk e dimë arsyen kush e ka goditur dhe pse e ka goditur. Ne dimë një njeri që këta thonë me çrregullime që nuk i shoh ato, sepse nuk di motivin. Edhe një njeri që nuk është i rregullt mendërisht, ka një motiv, nuk e dimë motivin pse i ra. Por për Saliun është fyerje e madhe, është shumë fyerje e madhe, nuk e kuptoni ju? Ai është në garë politike, kundërshtari në çdo moment i jep atë, si e konceptoni ju politikën? Çdo të thotë mbrojtje? Ajo ka dalë me grusht, i ka rënë me grusht, që është në media. Do fillojë fushata elektorale, atë do nxjerrin çdo moment, madje do ta bëjnë spot, është fyerje. Por kush e ka bërë dhe pse është bërë, nuk e dimë ende. Megjithatë një motiv e ka pasur ai pavarësisht se është i çmendur. Ai do apo nuk do hyri në histori”, tha avokati.
Avokati: Ja kush fshihet pas sulmit fizik
Me tej Ngjela theksoi se sipas tij, kryeministrit Edi Rama i intereson që Berisha të jetë në politikë, pasi ky i fundit nuk ka vota të mjaftueshme për ta mundur dhe e sheh si opsionin më të largët, që kreu i qeverisë të ketë gisht në këtë sulm. “Pra kush e ka bërë, ia kanë bërë shqiptarët, e ka bërë një person për hakmarrje, apo e kanë bërë të huajt. Ky thotë ma kanë bërë shqiptarët, ma ka bërë Rama. Ai është opsioni më i largët, se Rama e ka në favor Saliun, se nuk ka vota. Duhet të më sillni prova, nuk ka prova fare. Pyetja ishte, shqiptarët apo të huajt? Ta eksludojmë shqiptarët se nuk ka ndonjë rrezik të madh, mund ta kenë bërë për fyerje, kushdo që e ka bërë. Por nëse e kanë bërë të huajt, ka pikëpyetje të madhe. Pse? Unë them se si kanë operuar në këto 30, 40 vjet që i njoh unë. Është paralajmërim. Nëse e kanë bërë ata është paralajmërim, është paralajmërim, mos fut hundët aty ku nuk duhet. E di Saliu ku i ka futur hundët, nëse e kanë bërë ata. Kush e do që të shkatërrohet samiti. Kush janë të huajt? Beogradi me Moskën. Samiti ka ngritur tensionet në Beograd dhe Moskë”, u shpreh ai.
Ngjela komenton samitin
Ndërkohë avokati Spartak Ngjela e konsideron një hap vendimtar drejt Perëndimit, mbajtjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë. Ngjela u shpreh se me samitin e djeshëm, Shqipëria dhe pesë vendet e tjera të rajonit janë anëtarësuar.“Shumë e madhe, ishte hapi vendimtar drejt Perëndimit, domethënë tregoi që më në fund Perëndimi na pranoi, BE-ja. Ata dje janë anëtarësuar, Shqipëria dje është anëtarësuar, sepse bashkë me atë kriterin e anëtarësimit, ata paguajnë edhe para. Kështu ua kanë bërë të gjithave, iu dha 1 miliard euro për energjinë. U dha 1 miliard euro, iu kanë lejuar dhe portin free zone të Durrësit, nuk janë pak. Kjo tregon sipas analizave të mia, këtë kemi dashur të bëjmë edhe ne në fund të viteve 90′ dhe fillim të vitit 2000. Kjo, sipas kalkulimeve të zyrës sime, e çon PBB individuale për kokë, me plus 100 dollarë. Tani është 500, tani do shkojë 1500 për frymë, se ndryshe nuk hyn dot në BE. Të shohim se si do ecet, do ecë akoma”, nënvizoi Ngjela.
Më të lexuarat


KQZ me "dorë të hekurt" ndaj socialistëve, ndalon 5 aktivitete, zbardhet arsyeja

Gazetari tregon pse ju vendosën prangat kryebashkiakut të PS-së: Ju rrëfej takimet në tunel

Bëhet i 'gjallë' Lulzim Basha, ja mesazhi që ka për qytetarët

Kur do të vijë ambasadori i ri i SHBA në Tiranë? Gazetari zbardh detaje dhe zbulon muajin

"E ftoj në debat televiziv për të…", Artan Fuga i bën thirrjen e rëndësishme deputetit të PS-së

Berisha prezanton një tjetër kandidatë për zgjedhjet e 14 majit (EMRI)

Zgjedhjet e 14 majit/ Demokrati parashikon situatën mes partive dhe ka mesazhin e fortë për Alibeaj

“Rama ka në dorë çdo pushtet, qeveris pa respektuar ligjin”/ Nuk përmbahet Berisha, ‘shpërthen’ keq ndaj kryeministrit: E ka shndërruar qeverinë në organizatë kriminale, vjedh çdo orë...

Deputetja Tabaku në Parlamentin Europian, zbardhet çfarë u diskutua

Spartak Ngjela plas deklaratën ‘bombë’: SPAK shumë shpejt do bëjë goditje të mëdha!
