Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja çfarë thotë kryeministri Rama  

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja
x

Politike

Spartak Ngjela ‘plas bombën’, zbulon çfarë qëndron pas vizitës së Ramës në Athinë: Kjo është e turpshme dhe e dhimbshme!

Spartak Ngjela ‘plas bombën’, zbulon çfarë

Avokati Spartak Ngjela ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë. “Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, shkon të bëjë marrëveshje për detin me Greqinë, kur kjo ka ligj lufte kundër Shqipërisë”, shkruan Ngjela duke shprehur hapur se kjo është një shitje e interesin kombëtar.

Postimi i Ngjelës

Historia e Shqipërisë, në 100 vjet, e gjitha ka qenë qeverisur nga kryeministra që kanë shitur interesin kombëtar për të fituar postin e kryeministrit.

Kjo është e turpshme dhe e dhimbshme njëherësh.

Shikoni sesi i kanë vjedhur shqiptarët, i kanë poshtëruar, dhe sërish i votojnë.

E pse të zgjatemi?

Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, shkon të bëjë marrëveshje për detin me Greqinë, kur kjo ka ligj lufte kundër Shqipërisë.

Pse?

Sepse ka 120 vjet që Greqia kërkon të pushtojë edhe Shqipërinë e Jugut.

Kurse kryeministri shqiptar Rama, ashtu si Kryeministri Berisha, po na flet për një marrëveshje detare, që do t'i japë Greqisë nga territori shqiptar, sipërfaqe të gjerë deti. E pra, Greqisë, pushuesit më të madh të territoreve shqiptare.

Se, ky kryeministër, as vetë nuk e di sesi u gdhi një ditë kryeministër, se sigurisht që, jo vetëm për nivelin e tij, por as për dëshirën që e karakterizon, nuk e mendon dot fare faktin që po kërkon të bëjë marrëveshje detare me një shtet që ka ligj lufte kudër Shqipërisë. Se nuk besoj që e kupton çdo të thotë "ligj lufte" i një shteti kundër një tjetri, i cili është në fqinjësi me të.

E kuptoni se kush po e drejton Shqipërinë?