BREAKING NEWS

“Kjo është një ditë që kam dashur të vijë prej kohësh”/ Emocionohet kryeministri Rama, nderon në Kosovë akademikun shumë të njohur me “Yllin e Medaljes”: Zotni burrë, vetëdija e tij është tipar dallues!

“Kjo është një ditë që kam dashur të
x
BREAKING NEWS

Vizita e Ramës në Prishtinë, kryeministri zbulon për çfarë kanë rënë dakord me Albin Kurtin: Do ndodhë në javën e fundit të nëntorit

Vizita e Ramës në Prishtinë, kryeministri zbulon për
x
BREAKING NEWS

“Serbia po bën manovra teatrale luftarake”, kryeministri Rama mban qëndrimin e prerë për tensionet në Veri dhe jep mesazhin e fortë: E drejta është me...(VIDEO-LIVE)

“Serbia po bën manovra teatrale luftarake”, kryeministri Rama
x
BREAKING NEWS

Kurti me Ramën në konferencë të përbashkët, kryeministri i Kosovës mesazh të fuqishëm

Kurti me Ramën në konferencë të përbashkët,
x
BREAKING NEWS

Luan Hoxha, personi kyç që rrezikon të dërgojë Berishën drejt SPAK, gjenerali zbërthehet te amerikanët për aferën e Gërdecit

Luan Hoxha, personi kyç që rrezikon të dërgojë
x
BREAKING NEWS

Kabllogramet e Wikileaks për Gërdecin, ja raportimet e Luan Hoxhës në ambasadën amerikane dhe akuzat ndaj Shkëlzen Berishës

Kabllogramet e Wikileaks për Gërdecin, ja raportimet e Luan
x
BREAKING NEWS

"CDU si e paralizuar", humbje e ndjeshme për Unionin pas epokës Merkel, ja rezultati paraprak i zgjedhjeve në Gjermani

"CDU si e paralizuar", humbje e ndjeshme për Unionin pas
x

Politike

Spartak Ngjela: Politika amerikane e njehsoi Berishën me Enver Hoxhën, Basha duhet të distancohet prej tij

Spartak Ngjela: Politika amerikane e njehsoi Berishën me Enver Hoxhën,

Avokat Spartak Ngjela ka reaguar dje mbi goditjen e fortë të ardhur nga ambasadorja amerikane Yuri Kim ndaj Sali Berishës, përmes një postimi në rrjete sociale, ai është shprehur se ambasadorja me qëndrimin e saj njehsoi Berishën me diktatorin Hoxha. “Hoxha iu tha shqiptarëve: "Ne hamë bar dhe nuk e pranojmë imperializmin amerikan'". Dhe ambasadorja Yuri Kim e përdori sot këtë si figurë rikujtuese të historisë komuniste në Shqipëri, kur i perifrazoi Bashës ngrënien e barit për të shpëtuar nga forca e ligjit Sali Berishën. E pra, a e shpëtoi dot komunizmin hoxhizmi, duke i dhënë popullit bar për të ngrënë? Në fakt, na duhet të kujtojmë se, kur falimentoi hoxhizmi, në vitin 1990, ai nuk mbijetoi dot duke ngrënë bar, por u dorëzua në Uashington. Këtë i kujtoi ambasadorja Yuri Kim Bashës sot për Saliun, kur i tha se Partia Demokratike "nuk duhet të hajë bar për fatin e një deputeti" - domethënë për fatin e Sali Berishës. Një humor shumë i thellë historik ky”, tha avokati. Sipas tij, ambasadorja me reagimin që pati, i dërgoi edhe një mesazh Bashës, pasi nëse nuk ndahet nga Berisha do ketë pasoja. “Madje, përderisa ajo përmendi Partinë Demokratike, donte të thoshte, me nëntekst, se edhe Partia e Punës shkoi të hante bar, sipas urdhrit të Enver Hoxhës, por falimentoi. Normal, zoti Basha, shkoni të hani bar dhe mos ia e dorëzoni Saliun ligjit, por fundin e Enver Hoxhës do të keni edhe ju - ky ishte nënteksti i brilancës së Yuri Kim-it. Or, këta të korruptuar, a do të mund ta shpëtojnë dot gjënë e vjedhur, duke ngrënë bar? Është për të qeshur... Po Basha, çfarë mund të bëjë? Nëse Basha nuk do të mund të shkëputet dot nga Saliu, atëherë ai do të jetë skllav i pasionit patologjik të Saliut”, tha ai. Sipas Ngjelës, kjo tregon se do të kemi një proces të bukur antikorrupsion në Shqipëri. Ai ka shtuar pyetjen: Vetë Basha, çfarë do të bëjë? “Nëse Basha do që të shpëtojë veten; ai ka vetëm një rrugë: duhet të japë dorëheqjen. Në këtë rast, ka ende mundësi për të ndenjur në politikë. Bashkimi në stallën e Saliut, për të ngrënë bar, është rruga drejt akuzës penale, në një gjyq penal, edhe për Bashën, sepse korrupsioni do të shkallmohet tërësisht në Shqipëri. Dhe ky shkallmim, nuk mund të shmanget”, tha ai.

Më të lexuarat