BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Spartak Ngjela: Politika shqiptare ndodhet në udhëkryq, ligji i dekriminalizimit e ndalon Berishën të hyjë në Parlament

Spartak Ngjela: Politika shqiptare ndodhet në udhëkryq, ligji i

Avokat Spartak Ngjela i është rikthyer edhe një herë shpalljes “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha nga amerikanët dhe debatit nëse ky vendim e ndalon ose jo ish-liderin demokrat që të hyjë në Parlament. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, avokati Ngjela theksoi se Sali Berisha është në cak të mospranimit të hyrjes në Parlament dhe se sipas tij, këtë vendim e ka në dorë politika. Madje, zoti Ngjela ka paralajmëruar dhe trokitjen e një krize politike në vend. “Është kryqëzim i rrezikshëm. Këta e kanë në dorë nëse do ta shkelin ligjin për të hyrë Saliu apo nuk do hyjë Saliu. Se Saliun nuk e lë neni 2 pika 2 e ligjit për dekriminalizimin që e ka ushtruar vetë ai. Problemi është se politika sot ka ardhur në një cak shumë të vështirë dhe mund të futet në krizë. Do shikojmë se si do të precipitojnë ngjarjet për të parë në ç’formë është qeveria”, deklaroi ai. Më herët avokat Ngjela theksoi se shpallja “non grata” e ish-kryeministrit Berisha është dhënë nga FBI dhe jo nga DASH. Sipas tij, nëse shkeljet e Berishës janë të rënda, nuk përjashtohet mundësia që ai të ekstradohet për në SHBA. “Ata deklaruan, që atë e ka bërë FBI. Po pati filluar çështjen penale për cenim të Amerikës, do ta ekstradojnë me patjetër. Unë di si është ligji. Vendimi i Departamentit të Shtetit, ka thënë se ka cenuar sigurinë kombëtare të SHBA-ve. Ky është krim. Atë e ndjek FBI. Krimet në Amerikë i ndjek FBI, jo shteti. Saliu sot është kontingjent i FBI, cenimi i sigurisë kombëtare amerikane është krim federal”, u shpreh ai. Ndër të tjera, i pyetur sesa reale janë gjasat për të pasur ekstradim të ish-kryeministrit, Ngjela u shpreh se këtë nuk mund ta dijë. Ai theksoi se duhet të shihet se çfarë do të bëhet në vazhdim. “Nuk e di. Hetimi është shkencë, tregon që ka nisur hetimi, ç’do bëjë duhet për t’u parë. Unë di ç’është bërë. Ma ha mendja se njësoj si të gjithë të tjerët”, nënvizoi avokat Spartak Ngjela.

Më të lexuarat