BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Spartak Ngjela: Reforma në drejtësi do të eliminojë të gjithë klasën politike të korruptuar, historia po rifillon

Spartak Ngjela: Reforma në drejtësi do të eliminojë të

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Ngjela theksoi se kjo është një reformë e strukturuar dhe për këtë arsye goditjet që do të bëjë do jenë të mëdha. “Reforma në drejtësi i prin reformës institucionale të shtetit shqiptar. Reforma institucionale e shtetit shqiptar i çel rrugën bashkimit kombëtar shqiptar. Kjo është sot ecuria e zhvillimit të ri të shtetit shqiptar dhe të gjithë botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Në të vërtetë reforma në drejtësi do të eliminojë të gjithë klasën politike të korruptuar duke nisur nga kryeministrat. Po ta shohësh me vëmendje, vetë reforma në drejtësi është e strukturuar, edhe institucionalisht por edhe ligjërisht, që të eliminojë nga drejtimi i shtetit shqiptar krejt një klasë politike të korruptuar. Në fakt gjithçka do të vërtitet në fillim për të likuiduar nga skena politike korrupsionin kryeministror”, tha ai. Nga ana tjetër, avokati shtoi se për shkak të reformës në drejtësi shqiptarët do të shpëtojnë nga kryeministrat e korruptuar që kanë drejtuar deri më tani. Sipas tij, historia e Shqipërisë po rifillon dhe politika do të rigjenerohet. “Por eliminimi së pari i kryeministrit aktual Rama, sigurisht që e bën më morale goditjen e kryeministrave të tjerë, autorë të vërtetuar të korrupsionit kryeministror shqiptar. Në të njëjtën kohë, edhe klasa politike do të shpëtojë nga uzurpimi që Berisha dhe Rama i kanë bërë Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Kjo sepse të dy këta i kanë uzurpuar të dyja partitë me anë të mekanizmit të korrupsionit. Rënia e korrupsionit kryeministror, kryeministrat e korruptuar dhe ministrat e korruptuar, çliron dhe të dy partitë e mëdha nga zgjedha korruptive që po i sundon. Pas kësaj, ekspertët e huaj mendojnë se do të fillojë të rigjenerohet politika shqiptare e moralshme dhe që qeveris me anë të ligjit dhe drejtësisë. Likuidimi i korrupsionit kryeministror shqiptar krijon premisat reale të fillimit të procesit të bashkimit kombëtar shqiptar. Historia jonë po rifillon”, u shpreh Spartak Ngjela. 

Më të lexuarat