BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Spartak Ngjela: Reforma në drejtësi nuk ka kthim pas, politikanët rrezikohen nga procesi i vetingut

Spartak Ngjela: Reforma në drejtësi nuk ka kthim pas, politikanët

Avokati Spartak Ngjela u shpreh se reforma në drejtësi nuk ka kthim pas, pavarësisht kontestimeve që janë bërë ndaj këtij procesi. Gjatë një interviste televizive, i pyetur për 14 pikat e propozuara nga kreu i shtetit për axhendën e integrimit të Shqipërisë në BE, avokat Ngjela tha se propozime të tilla bien ndesh me reformën në drejtësi. Ai theksoi se nuk ka asnjë shans që reforma në drejtësi të bëjë hapa pas, pasi siç thotë Ngjela, është në dorën e ekspertëve ndërkombëtarë. “I kam parë, nuk ka vlerë. Është kundër reformës në drejtësi. Nuk kthehesh dot te reforma në drejtësi, sepse kanë dalë ligjet. Vetingu 60 për qind të gjyqtarëve i nxori të korruptuar. Ne i pamë botërisht. Duhet t’i vëmë pikat mbi i. Nuk ka mundësi që reforma në drejtësi të rrëzohet, sepse zbatimin e saj nuk e kanë bërë shqiptarët, por e ka bërë ONM-ja. Në ONM nuk ka shqiptarë. Lëndën e parë ia çon ONM-ja. Ata janë perëndimorë dhe nuk vendosin firmën kot. Ata duan të kapin korrupsionin dhe deri tani i kanë nxjerrë të korruptuar”, tha ai. Ngjela tha se kryeministri Edi Rama rrezikohet nga vetingu njëlloj siç rrezikohen edhe tre ish-kryeministrat e Shqipërisë. Ai zbuloi këshillën që i ka dhënë kryeministrit Rama në kohën kur marrëdhënia e tij ishte ende e mirë me të. “Çfarë interesi kanë të huajt të godasin një gjyqtar që ka pronën e ligjshme? Asnjë! Rama rrezikohet njëlloj si tre kryeministrat e tjerë. Ka një gjë: Rama e mori përsipër, dy kryeministra u rrëzuan se nuk merrnin përsipër reformën në drejtësi. Unë ja kam thënë Ramës: Ki mendjen i thashë, do vish në pushtet, por do bësh reformën në drejtësi. Ky e pranoi, e dëshiron se dëshiron kjo është çështje tjetër. Problemi është që mazhoranca nuk tërhiqet dot, sepse mazhoranca e ka provuar njëherë se çdo të thotë të jesh kundër Amerikës. Rama nuk ka jetë pa mazhorancën socialiste”, shtoi Ngjela. Teksa komentoi rolin e SPAK-ut, avokati Ngjela paralajmëroi një lëvizje "spastruese të drejtësisë" gjatë stinës së verës. Sipas tij, në sitën e SPAK mund të jenë edhe kryetarët aktualë të partive politike. “Sapo u çel gonxhja e SPAK-ut ra ngrica. Sapo gonxhja mori formën e çeljes ra ngrica koronavirus. Tani do ta shikojmë SPAK-un. Informacionet që kam unë është se nga 15 korriku deri në 15 shtator këtu do të jetë “rripi i kuq i Korçës”, në gjuhën popullore do të thotë "ngricë e tmerrshme". Brenda këtij diapazoni kohor, kur të bëjnë listat kryetarët e partive aktuale, kandidatët nuk do shkojnë asnjë në listë. Në vjeshtë janë bisedimet për listat, se në pranverë janë zgjedhjet. Unë po them se asnjë nuk do t’i pranojë sepse do t’u ketë filluar procesi. Me 80 për qind të mundësive nuk do jenë as këta kandidatë, se do jenë në proces”, theksoi Ngjela.

Më të lexuarat